Një zjarr i madh ka shpërthyer në lagjen Emshir të Prishtinës, duke detyruar dhjetëra persona të kërkojnë ndihmë për evakuim nga ndërtesat e prekura. Ngjarja ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit, kur banorët e lagjes së njohur për aktivitetet e saj të përditshme u zgjuan nga zhurmat alarmuese dhe tymi i dendur. Kjo situatë ka shkaktuar panik të madh mes banorëve, të cilët kanë kërkuar ndihmë për të shpëtuar nga flakët që përhapeshin me shpejtësi. Njësitet policore dhe ekipet e zjarrfikësve kanë ndërhyrë menjëherë për të larguar banorët nga banesat e tyre. Ekipet e emergjencës kanë punuar pa…
Author: almakos
Së fundmi një nga ish-banorët e “BBVA” nëpërmjet një Instastory ironizon se sa shpejt po i ikën fama Luiz Ejllit,fituesit të edicionit të 2. Ka qenë Anaid Kaloti ai që në postimin e tij tregon se puntata finale e sezonit të dytë ka arritur të grumbullojë afro 2.4 milionë shikime brenda dy viteve. Sakaq nga ana tjetër ai shton se puntata e fundit e ka arritur shifrën 2.6 milionë shikime ku sipas Kalotit merita e gjithë kësaj është e Gjestit, banorit aktual më të preferuar të “BBVA4”.
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, sot pati mundësinë të prezantojë verën e Maqedonisë në një ngjarje të organizuar nga Përfaqësia Shtetërore e Renanisë Veriore-Vestfalia në Berlin dhe ambasada e Maqedonisë së Veriut, kumtuan nga MBPEU. “Për ne, si një vend i vogël, industria e verës maqedonase është jashtëzakonisht e rëndësishme sepse tregon një potencial pozitiv, duke u pozicionuar si eksportuesi i dytë më i madh në sektorin bujqësor,” theksoi ministri Tripunovski në ngjarje. Sipas tij, qëllimi kryesor strategjik në politikat për vreshtarinë dhe industrinë e verës është përqendrimi në prodhimin e varieteteve lokale si Vraneci,…
EMISIONI VETTING Në shkurt 2024, Kuvendi do të miratonte ndryshimet në ligjin e Prokurimeve Publike, duke sjellë disa ndryshime që do të kundërshtoheshin nga organizatat jofitimprurëse pasi kishte cënim të konkurrencës duke kufizuar garën. Si rrjedhojë e ndryshimit të ligjit të Prokurimeve Publike në shkurt 2024, ku në nenin 52, pika 2 është vendosur me dispozitë kalimtare që brenda një periudhë 3-vjeçare nga hyrja në fuqi e këtij ligji, Këshilli i Ministrave mund të autorizojë institucionet publike në nivel qendror të negociojnë drejtpërdrejt dhe të lidhin marrëveshje konsulence me kompani ndërkombëtare brenda fushës së tyre në sektorë me interes strategjik.…
Sot në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” situata ka qenë mjaft e tensionuar mes banorëve. Debatet kanë qenë të shumta, me tone të larta, ku nuk kanë munguar as ofendimet. Madje sot duket se as Egli dhe Gjesti nuk kanë patur një ditë të qetë me njëri-tjetrin. Teksa Gerta, Egli dhe Livia ishin të ulur së bashku me Gjestin në tavolinën e ngrënies, u ngrit pyetja nëse ‘këngëtari ka pëlqim për ndonjë vajzë në shtëpinë e Big Brother VIP?’. Pas kësaj Xumi i kujton Gjestit se si në BBV Kosova, një banorë i mori atij vajzën që pëlqente. “Ka…
EMISIONI VETTING Në progres raportet për periudhën 2016-2020, vazhdimisht Komisioni Europian ka ngritur shqetësimin për ligjin për koncesionet dhe PPP-të, i cili deri në vitin 2020 lejonte një bonus deri në 10% më shumë pikë për propozimet e pakërkuara në të gjitha fushat që i nënshtrohen ligjit për koncesione dhe PPP. Ky ndryshim me bonus, i cili është bërë në 2015 solli edhe shpërthimin e numrit të lartë të kontratave PPP dhe koncesione paralelisht me ligjet me porosi. Sipas deputetes së Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka shumë arsye që investitorët e huaj nuk marrin pjesë sot në gara publike, duke…
Gjatë ditës së sotme, një moment i tensionuar mes dy banorëve të shtëpisë së “Big Brother” ka tërhequr vëmendjen e publikut. Në dhomën e gjumit, Gjesti i ka shprehur troç mendimin e tij për Jozin, duke vënë në dyshim aftësitë e tij për lojën. “Ti këndo sa më shumë, që të të ecë muzika jashtë, sepse as konstruktin s’e ke për këtë lojë”, u shpreh Gjesti me tone të drejtpërdrejta, duke krijuar një atmosferë tensioni mes tyre. Jozi, megjithatë, e kaloi situatën me qetësi dhe ironi, duke iu përgjigjur: “A mundem unë të të marr ty për burrë?”. Ky shkëmbim…
Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Byroja e Zhvillimit të Arsimit informojnë se është hartuar draft Koncepti për reformat në arsimin e mesëm gjimnaz dhe ftojnë të gjithë mësimdhënësit, nxënësit, prindërit, ekspertët dhe palët e interesuara me mendimet, propozimet dhe vërejtjet e tyre të përfshihen në diskutim publik për të miratuar versionin më të mirë. Siç bëjnë të ditur nga MASH, koncepti i reformave në arsimin e mesëm gjimnaz është përgatitur për të ofruar një sistem arsimor bashkëkohorë, gjithëpërfshirës dhe konkurrues. “Dokumenti i propozuar ofron qasje bashkëkohore që synojnë përvetësimin e shkathtësive praktike, zhvillimin e të menduarit kritik, integrimin e…
Zëvendësministri i Mbrojtjes, Dorian Tola, është liruar nga detyra ditën e sotme, me propozim të kryeministrit Edi Rama. Lajmi bëhet i ditur nga vendimet e miratuara në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave. Vendimi hyn menjëherë në fuqi. Dorian Tola u emërua në këtë detyrë me 5 qershor 2024, me propozim të kryeministrit Rama “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”. Më herët, ai ka mbajtur detyrën e kreut të Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar. V E N D I M PËR LIRIM NGA DETYRA Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit…
Zëvendësministri i Mbrojtjes, Dorian Tola, është liruar nga detyra ditën e sotme, me propozim të kryeministrit Edi Rama. Lajmi bëhet i ditur nga vendimet e miratuara në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave. Vendimi hyn menjëherë në fuqi. V E N D I M PËR LIRIM NGA DETYRA Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: Z. Dorian Tola, zëvendësministër i Mbrojtjes, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim…
Mbrëmjen e kaluar u krye evakuimi mjekësor për ofrimin e kujdesit kritik në Shqipëri për një fëmijë 1-vjeçar nga Gaza, njofton zyra e OBSH në Tiranë. Fëmija aktualisht po merr kujdesin mjekësor në Spitalin Universitar “Nënë Tereza”, ndërsa babai, vëllai dhe motra janë akomoduar në qendrën e refugjatëve në Babrru të Tiranës. “Një falenderim i madh për Kryeministrin Edi Rama dhe Qeverinë e Shqipërisë për lehtësimin e kësaj përpjekjeje humanitare. Mirënjohje Albana Koçiut, Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Skënder Bratajt, kreu i Qendra Kombëtare Urgjencës Mjekësore Haki Çako, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, dhe zyrtarëve…
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme (16 janar) në Bulqizë, te mbikalimin midis dy lagjeve të Bulqizës, në segmentin e rrugës së Arbrit. Mësohet se një mjet tip “Turan” ka humbur kontrollin dhe ka goditur kolonën e urës. Nga aksidenti ka mbetur i lënduar rëndë drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

