Author: almakos

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, pati bisedë telefonike me shefin e ri të diplomacisë bullgare, Georg Georgiev. Siç është raportuar në rrjetin X, Mucunski në bisedë ka shprehur vendosmërinë e tij për forcimin e partneritetit dhe avancimin e bashkëpunimit, transmeton Portalb.mk. Mucunski gjithashtu e përgëzoi Georgiev për emërimin e tij në këtë pozitë. “Kam pasur bisedën e parë telefonike miqësore me Georg Georgiev, ministrin e ri të Punëve të Jashtme të Bullgarisë. E përgëzova për emërimin e tij dhe shpreha vendosmërinë tonë për të forcuar partneritetin, për të avancuar bashkëpunimin dhe për të kontribuar…

Lexo më Shumë

“Shqiponja” e sheshit të dikurshëm të Tiranës që u hoq në vitin 2018 për shkak të projektit të Unazës së Madhe do të vendoset sërish, por në qytetin e Kukësit. Lajmin e ka bërë të ditur deputeti socialist Pandeli Majko, i cili thotë se kjo u realizua edhe me mirëkuptimin e Lazim Destanit, i cili është edhe dhuruesi i saj. ““Shqiponja” e sheshit të dikurshëm të Tiranës, do të vendoset tek rrethrrotullimi i Gostilit, në hyrje të Kukësit! Kjo u realizua falë mirëkuptimit të mikut tim Lazim Destani (i cili është dhuruesi i saj), miratimit të Edi Ramës dhe bashkëpunimit…

Lexo më Shumë

Nëpërmjet një kumtese për media VLEN zotohet se janë të përkushtuar për rritjen e cilësisë në arsim si hallka me e rëndësishme në sistemin shtetëror. “Të nderuar qytetarë dhe të nderuar media, VLEN përkushtohet për rritjen e cilësisë në arsim, pasi ne vlerësojmë që hallka më e rëndësishme e sistemit shtetëror është arsimi, në fakt për ne ky është faktori kryesor për krijimin e një perspektive të re e produktive. Për vitin 2025 Qeveria ka vendosur rritje të hatashme të buxhetit për arsim si asnjëherë më parë. Pra, po flasim për një buxhet që do të arrijë vlerën e 38…

Lexo më Shumë

Një 27 vjeçar në Kamëz është arrestuar pasi përgjatë një konflikti të çastit me një person tjetër, i riu qëlloi me armë zjarri në ajër dhe u largua me vrap nga vendgjarja. Në pranga ka rënë shtetasi F.H., 27 vjeç, banues në Domje, i cili është me precedent të mëparshëm penal në fushën e mashtrimit. Ngjarja ndodhi në rrugën “Besëlidhja”, Kamëz. Nga kontrolli i banesës së të riut u gjet dhe u sekuestrua arma e zjarrit, tip pistoletë, me municion luftarak. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. NJOFTIM Kamëz Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 5, operacioni…

Lexo më Shumë

Gjesti vazhdon të jetë banori më i komentuar dhe më i dashur për publikun shqiptar. Pas eliminimit dhe hyrja e menjëhershme e Gjestit në këtë reality show, ka bërë që të këtë edhe pasoja në lojën e tij. Jozi ishte ai i cili ka përmendur veprimet e Gjestit teksa ishte në ‘Big Brother VIP Kosova’ ku e akuzoi se ‘Ti je i vogël madje femrën ta ka marr shoki’. Andaj këngëtari është parë në gjendje të rëndë emocionale ku shumë herë ka treguar se nuk i lejohet nga produksioni të flet për ‘BBV-Kosova’, “Vëllai madh nëse lejohen me u përmend…

Lexo më Shumë

Kryetarja e Lëvizjes së Gruas për Integrim, Esmeralda Demiraj në një deklaratë ka folur për pabarazinë gjinore në sistemin e pensioneve. Ajo shprehet se gratë në Shqipëri vazhdojnë të përballen me një sërë sfidash për sa i përket sistemit të pensioneve. Sipas të dhënave të fundit të Institutit të Statistikave të Shqipërisë (INSTAT), gratë përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të përfituesve të pensioneve, ku 55% të pensionistëve janë gra. Demiraj tha se pensionet e grave në Shqipëri janë më të ulëta se ato të burrave, duke nënkuptuar kështu pabarazinë gjinore. Kjo, sipas saj, vjen si pasojë e disa faktorëve, përfshirë…

Lexo më Shumë

Kreu i PL-së, Ilir Meta ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë ndaj masës së sigurisë “arrest me burg” të caktuar ndaj tij. Ka qenë avokati i tij, Genc Gjokutaj, ai i cili ka paraqitur rekursin pranë gjykatës. “U paraqita në sekretarinë e Gjykatës së Apelit ku kam dorëzuar rekursin ndaj vendimit që ka caktuar masën e sigurimit “arrest me burg” për Ilir Metën Kemi paraqitur të gjitha dokumentet që nga ndalimi kriminal që iu është bërë, pastaj për secilin episod, për lobimin në SHBA që Meta ka dhënë shpjegim ku nuk ka asnjë penalitet, është i sqaruar procedimi në…

Lexo më Shumë

Në Prilep kanë ndërruar jetë binjakët e lindura vetëm tre javë më parë. Prokurori publik nga Prokuroria e Prilepit ka urdhëruar kryerjen e autopsisë për të përcaktuar shkaqet e vdekjes së tyre. Sipas prokurorit Stevço Binoski, të sapolindurit, ishin në gjendje të rëndë shëndetësore.“Familja në fshatin Sllavej ka kërkuar ndihmën urgjente. Binjakët ishin në gjendje të rëndë. Ekipi i emergjencës sapo ka mbërritur ka konstatuar vdekjen e njërës foshnje, ndërsa foshnja tjetër në gjendje të rëndë është dërguar në spitalin e Prilepit ku dhe ka ndërruar jetë”. “Familja jeton në kushte jashtëzakonisht të këqija dhe ka edhe tre fëmijë të…

Lexo më Shumë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda dhe Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale Neritan Nallbati, gjatë vizitës zyrtare në Pragë, pas takimit të zhvilluar mes dy ministrave të brendshëm, kanë zhvilluar një takim pune me Zëvendëspresidentin e Policisë çeke Gjeneral Major Tomas Kubik, pasi Presidenti i Policisë, për shkak të një axhende emergjente, nuk ishte në Pragë. Drejtor Proda dhe Gjeneral Kubik ndanë vlerësime të njëjta për bashkëpunimin dhe u dakordësuan që ky bashkëpunim të thellohet akoma më shumë, jo vetëm në kuadër të shkëmbimit të informacionave, mbështetjes logjistike për Policinë Rrugore apo për patrullime të përbashkëta…

Lexo më Shumë

Për momentin në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve në Shkup, në Klinikën e Shtipit dhe tek mjeku amë është duke u kryer inspektim i jashtëzakonshëm për vdekjen e fëmijës 9 vjeçar nga Sveti Nikolla, i cili ndërroi jetë të martën në Klinikën e Fëmijëve në Shkup. Nga Inspektorati i Shëndetësisë nuk dhanë detaje, por vetëm u përgjigjën se “sapo të kryhet inspektimi opinioni do të jetë i informuar”.Nga Klinika e Shtipit një ditë më parë se fëmija më 14 janar në orët e mbrëmjes ishte dërguar në Repartin për sëmundje të fëmijëve në gjendje të rëndë dhe më pas është…

Lexo më Shumë

Lëvizja Vetëvendosje është gjobitur me 2 mijë euro për shkak të shkeljes së Kodit në fushatë zgjedhore për zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen më 9 shkurt 2025. Aktet e fundit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa (PZAP) janë një reflektim i serioz i tensioneve që përshkojnë skenën politike në Kosovë. Kjo gjobë është një zhvillim domethënës që tregon se procesi elektoral është në qendër të vëmendjes dhe se çdo shkelje e rregullave do të ketë pasoja. Paneli, në vendimin e tij, njoftoi se anëtarit të Komisionit Komunal Zgjedhor të Lëvizjes Vetëvendosje në Obiliq, Berat Gashit, i është…

Lexo më Shumë

Isuf Hasa, autori i cili vrau me çekiç 81-vjeçarin Xhemal Meta me pretendimin se i ngacmonte gruan, me vendim të Gjykatës së Tiranës do të qëndrojë në burg. Ngjarja ndodhi më 13 janar, ku fillimisht u raportua se i moshuari u gjet i pajetë, por më pas policia zbardhi ngjarjen duke thënë se bëhej fjalë për vrasje. Në dëshminë e tij para autoriteteve autori Hasa u shpreh se shkak i vrasjes ka qenë pasi viktima i ngacmonte gruan. Hasa tregon se ai punonte roje nate dhe kishte raste që nuk shkonte për disa netë në shtëpi. Sipas tij, Xhemali e merrte…

Lexo më Shumë