Big Brother VIP Albania 4 vazhdon të ofrojë situata të ndryshme, të cilat mbajnë fansat të lidhur përpara ekraneve. Një nga momentet më të tensionuara të këtij edicioni ka ndodhur mes dy banorëve, reperit Gjesti dhe modeles Loredana. Edhe pse ky sezon ka pasur shumë ngjarje interesante, kjo përplasje ka tërhequr veçanërisht vëmendjen e publikut. E gjithë ngjarja ka nisur nga një debat i ndodhur brenda shtëpisë, ku tensionet mes dy personazheve ishin të dukshme. Sipas pamjeve, situata eskaloi kur Loredana tentoi të merrte cigaret nga duar e Gjestit, një veprim që nuk u prit mirë nga reperi. Ai reagoi…
Author: almakos
Nëna e 12-vjeçarit Leo Sadiku që humbi jetën në spitalin e QSUT-së ka rrëfyer momentet e fundit me të birin, në një intervistë për News24. Teksa kërkon drejtësi dhe akuzon mjekët për neglizhencë ndaj të birin, Roveta Sadiku tregon sesi në momentet e fundit, djali i saj i kërkoi që t’i qëndronte pranë dhe e ngushëllonte duke i thënë se nuk kishte asgjë. “Leo kishte një djegie të paparë në trup dhe donte të zbulohej. Po digjej, kam zjarr më thoshte. Ia thamë doktoreshës por nuk bëri asgjë. Djali e pashë që i kishte duart e ftohta dhe goca ka…
Është gjetur pas 8 ditësh kërkime trupi i pajetë i 63-vjecarit Engjëll Kanani, i cili u zhduk në mënyrë të mistershme. I moshuari dyshohet se kishte rënë në ujërat e Lumit Vjosë teksa po peshkonte. Por, nga kërkimet trupi i tij i pajetë është gjetur në tokat e Kafarajt, ku dyshohet se ka pësuar infrakt. Alarmi për zhdukjen e 63-vjeçarit u ngrit pasi familjarët nuk arritën që të kontaktonin me të. Celulari i të ndjerit ka qëndruar i hapur deri 24 orë pas zhdukjes së tij. Familjarët e kanë telefonuar vazhdimisht në numrin e tij, por megjithëse telefoni binte, askush nuk përgjigjej. Engjëll…
Avokati i personave që u liruan, pasi të akuzuarit u liruan dhe amnistuan thotë se përgjegjësia duhet të kërkohet te LSDM dhe BDI.“Që nga fillimi kemi thënë se bëhet fjalë për një proces të montuar politik, me qëllimin e vetëm që të ikin nga përgjegjësia fajtorët e vërtetë. Sipas nesh dhe sipas provave, mund të vërtetohet se në atë kohë, në ato ngjarje Ministria e Punëve të Brendshme nuk e ka kryer detyrën e saj. Atëkohë ministria udhëheqej nga Oliver Spasovski dhe zëvendës ministri ishte nga BDI”, ka deklaruar Jordan Apostollski, avokat. /SHENJA/ MARKETING
Policia ka vënë në pranga një 44-vjeçar në Shkodër dhe ka shpallur në kërkim bashkëshortin e saj, pasi në shtëpinë e tyre janë gjetur dhe sekuestruar 5 granata, 5 ndezës granatash, 1 armë pneumatike, pjesë armësh dhe municion luftarak. Nën hetim është vënë babai i 44-vjeçares, pasi mbante në banesë një armë gjahu. Njoftimi i policisë: Shkodër/Vijojnë kontrollet dhe puna e inteligjencës policore, për parandalimin, konstatimin dhe goditjen e paligjshmërive. Arrestohet në flagrancë një 44-vjeçare dhe shpallet në kërkim bashkëshorti i saj, pasi mbanin në banesë: 5 granata, 5 ndezës granatash, 1 armë pneumatike, pjesë armësh dhe municion luftarak. Procedohet…
Xheneta ka biseduar me Drilonin për Gjestin në orët e vona të natës. Ajo u shpreh e shqetësuar për raportin e saj me të, asi tha se banorët që kanë hyrë si mysafirë nuk i kanë dhënë sinjale pozitive. E njëjta e pyeti se çka mendon Driloni, ndërsa ky i fundit i tha se jashtë do e tejkalojë me lehtë sesa aty brenda. “Nuk e di çka ka ndodhë, por veç e di që kur del jashtë ka me të ardhë shumë më lehtë, se këtu brenda është izolimi të kap malli…Kur të del jashtë edhe nëse është qashtu me…
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se këto ditë, Kosova dhe veçmas qyteti i Prishtinës po përballet me nivele të larta të ndotjes së ajrit. Ndotja e ajrit është një problem shqetësues për shumë qytetarë, sidomos për ata që vuajnë nga sëmundje të ndryshme respiratore. Kjo situatë ka arritur të përballet me një rrezik në rritje të shëndetit publik, e theksuar në raportet e fundit nga IKSHKP. Ata rekomandojnë veprime të menjëhershme për të mbrojtur shëndetin e popullsisë. Sipas IKSHPK, grupet më të ndjeshme përfshijnë persona me sëmundje kronike, si astma, probleme kardio-vaskulare, si dhe fëmijët dhe…
Komisioni i Ekonomisë ka miratuar rishikimin e fundit të buxhetit të shtetit për vitin 2024, duke u përqendruar te shpërblimet e fundvitit për pensionistët dhe alokimi i fondit. Ky rishikim synon të mbështesë shtresat më të cenueshme dhe të garantojë financimin e vazhdueshëm të investimeve publike. Pensionistët që marrin më pak se 20,000 lekë në muaj do të përfitojnë një shpërblim prej 100 euro, ndërsa ata që marrin më shumë se 20,000 lekë do të marrin 50 euro. Ministri i Financave, Petrit Malaj, deklaroi se kjo masë ka një kosto prej 2.2 miliardë lekësh dhe është mbështetur nga një fond…
Trajko Veljanovski, Spiro Ristevski, Mile Janakieski, nuk janë më organizatorë të ngjarjeve të dhunshme në Kuvend, pasi ato u lanë të lirë përshkak të përfshirjes së tyre në Ligjin për Amnisti. Gjykatësi Ilija Tërpkov, u tha qartë se ai dhe trupi gjykues është kundër kësaj amnistia.“Personalisht dhe si trup gjyqësor ende jemi në qëndrimin se synimi i ligjvënësit ishte që në asnjë rast organizatorët e ’27 prillit’ të mos amnistohen. Por, në Ligjin për Amnisti, në dispozitat e nenit 1, paragrafi 3 është një akt sipas të cilit Gjykata e Apelit dhe Prokuroria Publike, vlerësojnë se të akuzuarit Trajko Veljanovski,…
Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka kaluar për gjykim dosjen “Sterilizimi”. Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, gjatë seancës së sotme gjyqësore në GJKKO, ka kërkuar që të gjykohet me procedurë të zakonshme dhe jo gjykim të shkurtuar. Ai është shprehur para togave të zeza se do të provojë pafajësinë e tij, ndërsa të pandehurit e tjerë i qëndrojnë gjykimit të shkurtuar. “Më janë shkelur të drejtat”, ka deklaruar në GJKKO ish-ministri, duke iu drejtuar togave të zeza: “Akuzat e mia i ka bërë PD, ndikimi juaj është politik. Vendimet tuaja i duartroket Sali Berisha. Gjithashtu, Ilir Beqaj është shprehur se procesi është dëmtuar në mënyrë…
Ministria e Punëve të Jashtme greke i është përgjigjur deklaratave, siç thonë ata, provokuese të djeshme të kryeministrit Hristijan Mickoski. Në deklaratën e tyre, të publikuar nga mediat greke, thuhet se “kryeministri i Maqedonisë së Veriut, në deklaratat e tij në New Jersey, SHBA, zgjodhi të flasë për çështjen e “pazgjidhur” dhe “ekzistuese” maqedonase”. “Kjo ngjarje paraqet një sfidë për Greqinë, duke u përpjekur të rikthejë në plan të parë një çështje të zgjidhur, siç dihet, përfundimisht dhe në mënyrë të pakthyeshme.. Greqia kujton se përparimi i mëtejshëm në marrëdhëniet e saj dypalëshe me Maqedoninë e Veriut dhe vazhdimi i…
Edhe pse jemi mësuar gjithmonë t’i shikojmë duke debatuar me njëri-tjetrin, së fundmi Gjesti ka hapur zemrën me Loredanën në dhomën e grimit, ku në fakt të dy kanë shpalosur mendime personale dhe ndjenja të thella. Gjatë bisedës, Loredana pyeti Gjestin nëse ishte duke rënë në dashuri, dhe përgjigjja e tij e papritur shkaktoi mjaft habi. Pavarësisht se ka thënë herë pas here se nuk ka ndjenja të forta për dikë, Gjesti shprehu se një shikim i veçantë po e trondit, duke thënë: “Kur më shikon, po ma dridh… Pasha Zotin, ka një shikim vdekjeprurës.” Loredana, e kuriozuar, vazhdoi me…

