Policia ka vënë në pranga 3 persona në Vlorë, të cilët dyshohet se janë autorë të 5 rasteve të vjedhjes dhe 1 rast të tentativës për vjedhje. Tre të rinjtë, të moshës 28-10 vjeç, të maskuar me kapuça dhe shalle, duke përdorur dorashka dhe sende të forta, hynin në dyqane dhe kryenin vjedhje. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan disa sende të vjedhura, mjetet dhe veshjet e përdorura nga autorët, për kryerjen e vjedhjeve. Njoftimi i policisë: Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Target 6”. Zbardhen dhe dokumentohen 5 raste të vjedhjes dhe 1 rast i tentativës për vjedhje, në…
Author: almakos
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të enjteje në autostradën Vlorë-Fier. Një automjet ka dalë nga rruga, duke lënë të lënduar personat brenda tij. Në automjet ndodheshin 6 persona; katër prej tyre janë dërguar me lëndime të lehta në spital për ndihmë mjekësore. Policia ka mbërritur në vendngjarje për të hetuar shkaqet e aksidentit.
Universiteti “Luarasi” do të udhëheqë projektin e parë CORE-ED Akademy, që ka si objektiv kryesor përmirësimin e sistemit të burgjeve për të miturit në Shqipëri, ashtu edhe në rajonin e Ballkanit. Ky projekt ka për synimi përmirësimin e sistemit të burgjeve për të mitur dhe përfshin një rrjet të gjerë partnerësh. Mihal Pezeli, shef i politikave sociale në misionin e Bashkimit Europian, tha se nisma ka rëndësi të veçantë për integrimin e institucioneve dhe rehabilitimin e të miturve. Miha Pezeli: “I lumtur të ndodhem këtu e të shoh pjesëmarrjen në këtë event. Projekti që do të nisni flet për gjërat e reja…
Gjykata e Posaçme e Apelit do të shprehet nesër në orën 10:30 mbi kërkesën e Jamarbër Malltezit për shfuqizim të masës së sigurisë “arrest në shtëpi”. Ankimi në Apel u shqyrtua ditën e sotme, ku Malltezi u përfaqësua nga avokatët e tij dhe në përfundim gjykata shtyu seancën për shpalljen e vendimit. Dhëndri i ish-kryeministrit Berisha qëndron në izolim shtëpiak prej nëntorit 2023. Aktualisht ai është marrë i pandehur në dosjen “Partizani” për veprat penale të “korrupsionit pasiv” dhe “pastrimit të parave”.
Presidenti bullgar Rumen Radev ka zhvilluar një bisedë telefonike me Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale në Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, transmeton “BTA”. Të dy diskutuan për aspektet e procesit të integrimit evropian të vendeve të rajonit.Radev dhe Miroslav Lajçak theksuan prioritetin që Komisioni Evropian i jep temës së zgjerimit të BE-së, e cila i mundëson Ballkanit Perëndimor të përparojë në përmbushjen e kritereve të anëtarësimit.“Presidenti Radev shprehu mirënjohje për përpjekjet e Miroslav Lajçak në drejtim të integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe shprehu shpresën se në një të ardhme të afërt…
Pas një përplasjeje virtuale midis dy reperëve, Stresi dhe Don Xhoni, duket se ndërmjet tyre ka arritur paqja. Ish-deputeti Gani Geci ka publikuar një fotografi në llogarinë e tij në Facebook ku shihet në kullën e tij në Llaushë përkrah dy reperëve. Ai tregoi se ka arritur t’i pajtonte dhe se do të jenë shokë ashtu siç kanë qenë më parë. “Të dashur miqë sonte, në kullën tonë në Llaushë, ishin mysafirë dy artistë të mdhej të muzikës repë: Stresi – Arkimed Lushaj nga Shqipëria dhe Don Xhoni nga Kosova. Motoja e të djathtëve shqiptarë është: “Jemi pak për t’u…
Zonat malore të Bashkisë Shkodër janë prekur nga moti i keq, shoqëruar me reshje bore dhe rrëshqitje dherash e gurësh. Rruga Theth-Ndërlysaj është e bllokuar për shkak të rrëshqitjes së një masivi inertesh. Kjo rrëshqitje ka bllokuar edhe kanalin e ujit që furnizon HEC-in në Ndërlysaj. Bashkia Shkodër po punon për zhbllokimin e këtij aksi rrugor. Në aksin Bogë-Theth rruga është e kalueshme dhe po mbahet nën vëzhgim nga firmat kontraktuese.
Dy të rinj që u kapën duke transportuar 6 thasë mbushur me kanabis janë arrestuar nga policia. Në pranga ka rënë 35-vjeçari Kujtim Ukaj, banues në Krujë, i cili kishte rolin e transportuesit të drogës dhe 26 vjeçari Abdurraham Rizvani, banues në Mat, që monitronte rrugën. Shërbimet e Policisë ndaluan automjetet me të cilat udhëtonin dy të rinjtë në Luz të Fushë Krujës. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtohej nga 35-vjeçari, në pjesën e pasme, u gjetën gjetur 6 thasë me kanabis, me peshë totale 60 kilogramë. Ndërsa 26 vjeçari, që ndodhej në mjetin tjetër, mësohet se kontrollonte rrugën dhe njoftonte bashkëpunëtorin e…
Pavarësisht rritjes së vazhdueshme të numrit të mjekëve, infermierëve dhe punonjësve të tjerë shëndetësorë gjatë dekadave të fundit, fuqia punëtore në shëndetësinë Europiane po përballet me krizë thotë një studim i fundit i BE-së mbi gjendjen shëndetësore në Europë për vitin 2024. Vetëm në vitin 2022 Gjermania mori nga Shqipëria 465 infermierë, vërehet në studim, e treta në rajon, pas Bosnjë Hercegovnës dhe Serbisë. Nga vendi ynë largohen çdo qindra doktorë dhe infermierë si rrjedhojë e kërkesës së lartë në vende e BE, kryesisht në Gjermani. Kërkesat për mjekë dhe infermierë të huaj pritet të jetë shumë e lartë në…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 94 lekë dhe do shitet me 95.2 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 98 lekë dhe do shitet me 98.6 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103.4 lekë dhe do shitet me 104.4 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 115.7 lekë dhe do shitet me 117 lekë.
Në një hap të rëndësishëm për zhvillimin e infrastrukturës doganore, Qeveria e Kosovës ka miratuar shpronësimin e pronave të paluajtshme që do të shërbejnë për terminalin doganor në Merdar. Në mbledhjen e saj të 246-të, e cila u zhvillua në mënyrë elektronike më 22 janar 2025, qeveria shqiptare ka miratuar vendimin që është thelbësor për përmirësimin e funksionalitetit të këtij terminali. Merdari, i cili ndodhet në komunën e Podujevës, është një pikë e rëndësishme për shkëmbimet tregtare dhe qarkullimin e mallrave midis Kosovës dhe vendeve fqinje. Ky vendim vjen pas një analize të thellë mbi nevojat e sektorit doganor, duke…
Një moment interesant ka ndodhur mes Gjestit dhe Eglit. Dyshja me ngacmimet e tyre po arrijnë t’i fitojnë zemrat e publikut, shkruan Indeksonline. E minuta më parë ndodhi diçka e bukur mes tyre. Ishte artisti ai i cili vendosi dorën tek buzët e Eglit dhe deshi ta puth.

