Trajko Veljanovski, Spiro Ristevski, Mile Janakieski, nuk janë më organizatorë të ngjarjeve të dhunshme në Kuvend, pasi ato u lanë të lirë përshkak të përfshirjes së tyre në Ligjin për Amnisti. Gjykatësi Ilija Tërpkov, u tha qartë se ai dhe trupi gjykues është kundër kësaj amnistia.
“Personalisht dhe si trup gjyqësor ende jemi në qëndrimin se synimi i ligjvënësit ishte që në asnjë rast organizatorët e ’27 prillit’ të mos amnistohen. Por, në Ligjin për Amnisti, në dispozitat e nenit 1, paragrafi 3 është një akt sipas të cilit Gjykata e Apelit dhe Prokuroria Publike, vlerësojnë se të akuzuarit Trajko Veljanovski, Spiro Ristevski, Mile Janakieski, nuk janë persona që kanë vepruar në kundërshtim me autorizimet e tyre zyrtare”, ka deklaruar gjykatësi Ilija Tërpkov, raporton SHENJA.
Ndërsa shtoi se kjo tregon qartë se kujt i ndihmojnë ligjet e RMV-së.
“Opinioni e ka të qartë se kujt i ndihmohet me ligjet dhe se si ato interpretohen. Sigurisht nuk interpetohen për ato të dënuar të akuzuar për ngjarjet në Kuvend që gjenden në burg. Dikush këta të dënuar po i quan patriotë…Kuvendi është shtëpi e të gjithë qytetarëve të RMV-së. T’i thuash të dikujt që je patriot, të hyj në shtëpinë e tij, të thyej, dhe ta dhunoj familjen, është jashtë çdo të drejte”, tha gjykatësi Ilija Tërpkov. /SHENJA/
Data 28.04.2026
Aktuale
- U gjet në stallë me plumb në kokë, dyshimet për vdekjen e 42-vjeçarit shqiptar në Greqi! Pamje nga vendngjarja
- Arbër Ademi: Kujt po i shërbën VLEN-i?
- “Ofendoi shqiptarët e RMV”, opozita kërkon raportim të ministrit të Jashtëm
- I qëlluar me një plumb në kokë, shqiptari gjendet i vdekur në një stallë në Greqi! Dyshime për një sherr me pronarin
- Gashi–Stevanoviq në Lubjanë: Konfirmohet mbështetja e Sllovenisë për rrugën evropiane
- Provat e reja nga vrasja e Kreshnik Mujecit dhe bashkëshortes, ja çfarë u gjet në makinën e autorëve! Ishte marrë me qira në Rinas! Pas krimit automjeti u mbulua me bar për të humbur gjurmët
- Gashi–Stevanoviq në Lubjanë: Konfirmohet mbështetja e Sllovenia për rrugën evropiane
- KESCO dhe KEK-u me marrëveshje për të mos e shtrenjtuar rrymën


