Reshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje në Durrës, ku dhjetëra banesa janë nën pushtetin e ujit. Raportohet se aktualisht prania e ujit është në shumë banesa në zonën e Durresit te Ri, Shkozet, Nishtulla dhe kryqëzimi pranë IEVP. Uji ka hyrë në rreth 300 banesa, nga të cilat 200 shtëpi janë ne zonën e Durrësit të Ri, 60 në zonen e Shkozetit dhe Plazhit, 4 banesa në njësinë administrative 4, 1 shtëpi në njësinë 1, 20 banesa në Sukth, 10 në Katund të Ri dhe 5 shtepi në Rrashbull. Ndërkohë banorët shprehen se uji u ka hyrë nëpër banesa dhe…
Author: almakos
Këngëtarja Shyhrete Behluli është në zi sot. Ajo sapo ka dhënë lajmin për vdekjen e nënës. Këngëtarja ka shkruar se varrimi i nënës së saj do të bëhet sot në varrezat e fshatit Mushtisht, raporton ORAinfo. Njoftimi i plotë: NJOFTIM MORTOR 🕊️ Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se sot ndërroi jetë Nana jone. Varrimi do të bëhet më 30.01.2025 në ora 15:00 në varrezat e Fshatit Mushtisht. Nënë, mungesa jote është dhembja më e madhe, por dashuria dhe kujtimet e tua do të mbeten përgjithmonë në zemrën time. /ORAinfo/
Dy persona janë arrestuar gjatë një aksioni antidrogë në Vlorë, ku dhe janë sekuestruar sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike. Policia bën me dije se në pranga kanë rënë shtetasit me iniciale shtetasit V. J., 53 vjeç, dhe K. M., 37 vjeç, të cilët transportonin lëndën narkotike në Vlorë, për t’ua shitur shtetasve të tjerë që i shpërndanin në doza. Gjatë këtij operacioni policia ka sekuestruar rreth 3.4 kilogramë kokainë dhe 133 gramë heroinë, me vlerë rreth 810 000 euro. Njoftimi i policisë Vlorë Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Forca e Posaçme Operacionale, me mbështetjen e inteligjencës informative,…
Qarku i Kukësit, gjatë mbrëmjes, është përfshirë nga moti i keq me reshje të dendura shiu, duke shkaktuar rënie të gurëve dhe dherave në akset rrugore. Raportohet se për shkak të rënies së gurëve ka problematika në qarkullimin në kset rrugore si Kukës-Bushtricë, Kukës-Shishtavec, Krumë-Kam-Tropojë, Bajram Curri-Fierz-Qaf Mali. Situata paraqitet problematike edhe në aksin kombëtarë Kukës-Qaf Mali-Pukë, ku nga segmenti Kolsh-Qaf Shllak ka prezencë të gurëve e dherave në rrugë. Gjatë natës dhe në mëngjes në këtë segment nuk kishte asnjë punonjës apo mjet të firmës kontraktuese për largimin e dherave e gurëve në rrugë. Ky aks është i përfshirë…
Sot do të mbahet ceremonia mortore për Kryepeshkopin Anastas Janullatos, pas mbarimit të Liturgjisë Hyjnore, që do të drejtohet nga Bartolemeu, i pari i ortodoksëve në botë. Trupi i Kryepeshkopit do të vendoset për t’u prehur përjetësisht në një ambient të posaçëm brenda Kishës, që do jetë edhe i vizitueshëm. Klerikët do të mbajnë meshë përshpirtjeje me turne e pa ndërprerje deri nesër, kur trupi i kryepeshkopit do të vendoset për t’u prehur në kriptën e nëndheshme, brenda Katedrales.Ceremonia do të drejtohet nga Mitropoliti i Korçës, Joan, i cili u vendos nga mbledhja e Sinodit të Shenjtë si kujdestar i…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 95.2 lekë dhe do shitet me 96.5 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 99.3 lekë dhe do shitet me 100.4 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 104.5 lekë dhe do shitet me 106 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 118 lekë dhe do shitet me 119.5 lekë.
Gresë Gashi po vazhdon të shoqërohet me disa personazhe edhe pas përfundimit të Big Brother VIP Kosova 3. Ajo ia ka plotësuar një dëshirë Vullnet Krasniqit, saktësisht një ëndërr që pa sa ishte brenda. Gazetari një ditë prej ditësh pa në ëndërr sikur aktorja shkoi në fshatin e tij, Negroc, për të marrë atë. Dhe tani, Gresa shihet të ketë shkuar deri atje, teksa më pas e ka marrë Vullnetin e kanë darkuar bashkë. “Koha për pak dashuri e miqësi”, ka shkruar ai. Edhe pse brenda patën shpesh përplasje, ata duket se po ruajnë shoqëri të mirë jashtë. Theksojmë se…
Duket se Lela dhe Leo po bëjnë një hap tutje drejt marrëdhënies se tyre. Ish-banorja e “BBVK” ka publikuar një video ku shihet ne një sallon nusërie, shkruan Indeksonline. Shoqëruesi i saj është tashmë i dashuri Leo të cilit i drejtohet nga vellot. Ajo bën selektimin e veshjeve teksa Leo vendos të “ikë” nga aty.
Ulje të dukshmërisë për shkak të mjegullës prej 20 deri në 30 metra ka në rrugën nga fshati Gajre deri në Kodrën e Diellit, njofton LAMM. Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, në disa vende nëpër rrugë të lagështa. Shi i dobët bie në pjesën jugperëndimore të vendit.Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht…
Pas përfundimit të “BBVK”, disa kanë vendosur që të vazhdojnë shoqërinë edhe pas përfundimit të këtij formati. Njëri prej tyre është edhe Atilla Kardesh, i cili edhe pse nuk qëndroi gjatë, arriti të bëhet ndër emrat më të komentuar të këtij sezoni,. Siç duket ai ka vendosur që me disa ish-banorë të mbajë kontakte. Në “Instastory” ka publikuar një fotografi ku shihet nën shoqërinë e Besfortit dhe Rovenes.
Gledian Muka, nuk është i pafajshmi i vetëm të cilit plumbat i kanë marrë jetën në këto vite në përplasjet midis grupeve kriminale. Njerëz në hallin e tyre që siç thamë kanë ikur nga kjo jetë pa e kuptuar se cili ishte faji i tyre. Të cilët u gjendën në breshërinë e plumbave, apo në shoqërinë dhe vendin e gabuar. Enea Thomaraj ishte vetëm 29 vjeç, kur u nda nga kjo jetë më 4 shtator 2024, pas 2 muaj e 20 ditë lëngimi në një shtrat të spitalit të Traumës në Tiranë. Pasi mëngjesin e herët të datës 14 Korrik…
Ministria e Punëve të Brendshme, ka njoftuar se nga sot, ka hyrë në fuqi zbatimi i marrëveshjes reciproke për njohjen e patentëshoferëve mes Kosovës dhe Italisë. Njoftimi për zbatimin e kësaj marrëveshjeje merr rëndësi të veçantë për qytetarët e Kosovës që jetojnë ose planifikojnë të veprojnë në Itali. Marrëveshja ndihmon në lehtësimin e procedurave për ata që dëshirojnë të konvertojnë patentëshoferët e tyre, duke eliminuar nevojën për të kryer provime të reja teorike ose praktike. Kjo hap mundësi të reja për integrimin e Kosovës në përjetimin dhe menaxhimin e jetës së përditshme në një vend të ri. Kjo marrëveshje është…

