Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka marrë vendimin për të lënë në regjimin 41 bis shtetasin Sokol Mjaçaj, i cili vrau në burg Arben Lleshin. Mjaçaj kërkoi që të dilte nga regjimi 41 bis, por kjo gjë nuk u pranua nga GJKKO-ja. “Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit Sokol Mjaçaj me objekt kundërshtimin e vendimit nr. 619, datë 11.12.2024, të Ministrit të Drejtësisë “Për zgjatjen e periudhës së regjimit të posaçëm në instuticionin e ekzekutimit të vendimeve penale të sigurisë së lartë, për një afat 1 (një) vjeçar, për të burgosurin Sokol Mjaçaj””, argumenton GJKKO-ja. Si ndodhi ngjarja Mesditën…
Author: almakos
Xheneta Fetahu ka reaguar për herë të parë pas daljes nga Big Brother VIP Kosova 3. Finalistja e këtij formati ka gjetur kohë për të shprehur një falënderim për të gjithë ata që e kanë përkrahur në këtë rrugëtim. Ajo theksoi se ka nevojë për pak kohë pasi nuk është e gatshme akoma që të dalë në ndonjë intervistë. Më poshtë lexoni reagimin e plotë: “Faleminderit nga zemra të gjithë atyre që më mbështetën gjatë gjithë kohës në Big Brother Kosova. E veçoj familjen time, shoqërinë time besnike dhe çdo individ që ka shprehur dashuri dhe kujdes për mua. Përkrahja…
Deputetja e Frontit Evropian, Arbana Pasholli i është drejtuar ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravari, duke thënë se ai së bashku me udhëheqësit tjerë nuk kanë dhënë asnjë deklaratë për zv/kryeministrin Ivan Stoilkoviq dhe qëndrimet e tij karshi Kosovës.“Do isha ndjerë shumë keq dhe s’do ta kisha pranuar asnjëherë që si ju bashkë me udhëheqës tjerë të koalicionit VLEN të uleni në po të njejtat karrike ku e keni edhe zotri Stoillkoviq, i cili…Kosovës të cilës ju i thirreni si një vend i dashur dhe që keni një bashkëpunim të thellë edhe me zotri Kurtin, po ai zotri Stoillkoviq e quajti…
Kuvendi i Shqipërisë ka nisur me nderime për Kryepeshkopin Anastas Janullatos, i cili u nda nga jeta në moshën 95-vjeçare dhe u përcoll ditën e sotme për në banesën e fundit. Kryeparlamentarja Elisa Spiropali në nisje të seancës kërkoi që deputetët e Kuvendit të mbanin një minutë heshtje në nderim të Kryepeshkopit të ndjerë. Kryeparlamentarja Elisa Spiropali në nisje të seancës kërkoi që deputetët e Kuvendit të mbanin një minutë heshtje në nderim të Kryepeshkopit të ndjerë. “Me përkushtimin e tij të jashtëzakonshëm, Kryepeshkopi Anastas kontribuoi në harmoninë e bashkëjetesën fetare në Shqipëri, në paqen dhe miqësinë mes popujve të rajonit…
Një aksident është regjistruar në dalje të qytetit të Këlcyrës mesditën e sotme, në rrugën kombëtare Këlcyrë-Përmet, ku një mjet tip Opel ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal anësor. Raportohet se si pasojë e përplasjes është plagosur shoferi i automjetit, i cili ka marrë ndihmën e parë dhe është transportuar në spital për trajtim mjekësor. Sipas burimeve paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë lagështia në rrugë për shkak të reshjeve të shiut. Zjarrfikësit e Këlcyrës, të cilët mbërritën menjëherë në vendngjarje, kanë ndërhyrë për të shmangur një rrezik të mundshëm shpërthimi, pasi automjeti ishte…
Njoftimi I SPAK Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet paraprake për procedimin penal nr.17 të vitit 2024 dhe ka dorëzuar në Gjykatën Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për dërgimin në gjyq në ngarkim të 3 të pandehurve: Endri Ngresi, punonjës i ASHK Fier, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259, paragrafi 2, i Kodit Penal. Ardjan Kumanaku, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në…
Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi, sot në takim me gazetarët tha se ai nuk ka ingerenca të propozojë kryetar të ri për Komisionin për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini. Gashi theksoi se ai vetëm mund të caktojë deputetin që do të udhëheq me seancat në Komision. “Sa i përket asaj që është sjellë në Komisionin për Politikë Sociale, Demografi dhe Rininë, ju referoj në Rregulloren e Punës, nenet 126 dhe 114, të cilat i zgjidhin këto situata kur nuk ka kryetar të Komisionit, do ta përcaktojë Presidenti, do të thërrasë. një deputet që të thërrasë seancat për disa ligje në…
Këngëtari i njohur Robert Berisha më 28 janar ka mbushur plot 47-vjet jetë. Ishte e dashura, Ana ajo e cila ndau pamje nga një festë të cilën ia ka organizuar me rastin e ditëlindjes, shkruan Indeksonline. Aty artisti shfaqet duke fryrë qiriun teksa shprehet falënderues për këtë befasi. Shumë urime Robert!
PROF. DR. KIM DRASA PARATHENIE Post – Finasteride Syndrome Foundation (PFS-Foundation) u themelua në korrik 2012, me qendër në New Jersey, për të ndaluar përdorimin e Propecia (Finasteride,1mg) sepse tek pacientët që e përdornin (përdorej për të ndaluar rënien e flokëve te meshkujt) kishte dhënë efekte anësore, tronditëse që arrinin deri në vetëvrasje. Personalisht u klasifikova nga fondacioni një nga 29 seksologët, në listën e fillimit të fondacionit. Renditja ime në këtë klasifikim u arrit nga suksesi që pati studimi im në kongresin vjetor të shoqërisë amerikane të shëndetit të burrit (AMHS—Arizona, Scottsdale, 2011). Studimi që paraqita me titull: “Efektet…
Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij të mbajtur në ceremoninë e lamtumirës së Kryepeshkopit Anastas vlerësoi lart figurën e tij. Kreu i qeverisë tha se Anastas Janullatos ishte me kombësi greke, por shtetësi shqiptare dhe ke shumë cfarë të mësosh nga ai. Anastas Janullatos -tha Rama refuzoi me urtësi të rrallë qindra mbase mijëra ftesa për armiqësi, duel, për polemikë që i erdhën nga të katër anët deri në ditën e fundit të jetës. “Çfarë njeriu, çfarë bariu, çfarë pajtuesi dhe paqebërsëi, cfarë greku në kombësi dhe çfarë shqiptari në shtetësi. Dinjitetin e martirizuar të kësaj kishe dhe kreut…
Nga koalicioni VLEN në një komunikatë për media, janë shprehur se atë për të cilën jaën zotuar më parë, po e punojnë sot.“Para fushatës zgjedhore të vitit që lamë pas hartuam programin tonë politik të koalicionit VLEN, me të cilin garuam dhe fituam. Pjesë të rëndësishme në atë program ka zë, rruga Tetovë-Prizren, si një nga projektet tona prioritare. E sot me krenari kumtojmë lajmin për publikun e gjërë që punimet për këtë projekt po vazhdojnë mirë e mbarë.Prandaj, në këtë drejtim për të parë punimet në vendngjarje ishte zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri, së bashku me ministrin e…
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis mbajti fjalimin e tij në ceremoninë mortore të Anastas Janullatos, e cila u mbajt në Tiranë. Në fjalën e tij, kreu i qeverisë greke e konsideroi Janullatos si urë komunikimi mes dy vendeve, ndërsa sot e vajtojnë grekë e shqiptarë. “Nuk është rastësi që sot e vajtojnë si grekët edhe shqiptarët, por edhe njerëzit në botë, pavarësisht fesë dhe kombësisë. Kryepeshkopi ishte një urë miqësie mes dy popujve dhe një hallkë komunikim mes dy shteteve. Prandaj me të drejtë mund të quhet diplomati i dashurisë, një mision që e përmbushi me maturi dhe ndërgjegje dhe…

