Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari u bëri thirrje qytetarëve që të raportojnë nëse u kërkohet ryshfet për ofrimin e shërbimeve në shëndetësinë publike. Thirrja vjen pas arrestimit të djeshëm të një kirurgu nga Manastiri, i cili u kap duke marrë ryshfet. “I inkurajoj të gjithë ata që kanë fakte t’i sjellin tek ne, në Ministrinë e Brendshme, apo te drejtuesit e klinikave. Kudo që ata raportojnë, ne jemi këtu për t’i dëgjuar dhe për të kontrolluar nëse ato që thonë është e vërtetë. Unë kam informacion të saktë për rastin në Manastir. Drejtori është njoftuar nga unë para disa ditësh…
Author: almakos
Agjencia Kadastrale e Kosovës ka bërë përparime të rëndësishme gjatë vitit 2024, duke rritur shërbimet dhe transparencën për qytetarët. Në një episod të ri të podcastit për të drejtat pronësore në Telegrafi, redaktorja Jehona Hulaj intervistoi Drejtorin Ekzekutiv të AKK-së, Avni Ahmeti, i cili ndau një pasqyrë të thellë mbi zhvillimet e Agjencisë. Ai theksoi se hyrja në fuqi e ligjit të ri për Kadastër dhe projektet e tjera të rëndësishme kanë shënuar fillimin e një epoke të re për këtë agjenci. Një ndër arritjet kryesore është miratimi dhe implementimi i ligjit të ri për Kadastër, një akt që, sipas…
Një incident ka ndodhur gjatë ceremonisë mortore të Kryepeshkopit Aanastas Janullatos në Tiranë. Një qytetar i cili ishte i pranishëm jashtë ambienteve të Katedrales Ngjallja e Krishtit ka protestuar në momentin kur ka mbërritur kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis. “Rroftë Çamëria, rroftë Çamëria, poshtë Beleri”, dëgjohet të thotë ai. Pas këtyre thirrjeve qytetari është larguar nga disa persona të tjerë. Kujtojmë që Mitsotakis dhe pesë ministra të kabinetit ndoqën ceremoninë mortore të Kryepeshkopit, që do të prehet në Katedralen “Ringjallja e Krishtit”. [embedded content]
Një aksident tragjik trafiku ka ndodhur mbrëmë në kryeqytet. Aksidenti ka ndodhur në bulevardin “Aradhat Partizane”, ku ka mbetur i vdekur një person. Sipas informacioneve të MPB-së, në aksident ka humbur jetën një vajzë 22-vjeçare. Drejtuesi i makinës është arrestuar dhe ndaj tij do të ngrihet padi. “Me datë 29.01.2025 në ora 23:43, në SPB Shkup është raportuar se automjeti i pasagjerëve “Peugeot 207” me targa të Shkupit, i drejtuar nga V.J F.K (22) nga Shkupi, ka goditur këmbësorin F.K (22) nga Shkupi. Nga plagët e marra ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku i Ndihmës…
Finalistja e edicionit të tretë të “BBVK” Xheneta Fetahu do të hyjë në “BBVA”. Kështu ka bërë të ditur gazetari Lorik Kajtazi në emisionin “Shtatë” në Klan Kosova, shkruan Indeksonline. Ai theksoi se nuk dihet a do jetë si banore apo vetëm për vizitë, por e sigurt është hyrja e saj. Kujtojmë se Xheneta gjatë qëndrimit në “BBVK” krijoi lidhje me artistin Gjesti, i cili aktualisht gjendet në “BBVA”.
Policia e Kosovës ka arritur një sukses të rëndësishëm në luftën kundër kontrabandës, duke kapur një automjet me targa serbe dhe gjetur 700 pako me cigare të cilat ishin me banderola të Serbisë në magjistralen Kamenicë-Gjilan. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Policia e Kosovës njoftoi se njësitet e Task-Forcës -Lindje, përfshirë Doganën e Kosovës dhe Policinë e Kosovës, kanë intensifikuar kontrollet operacionale si pjesë e masave të përbashkëta për parandalimin dhe luftimin e kontrabandës në brezin kufitar RKS-SRB. Në datën 29.01.2025, pas pranimit të informacioneve dhe dyshimeve për aktivitete kontrabande nga Serbia, forcat e sigurisë bënë një kontroll…
Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka marrë pjesë në ceremoninë e lamtumirës për Kryepeshkopin Anastas Janullatos. Mitsotakis mbërriti në katedralen “Ngjallja e Krishtit”, i shoqërua nga një delegacion grek. Pas homazhe para arkivolit të kryepeshkopit shtrëngoi dorën me kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e PD-së, Sali Berisha.
Për herë të parë pas një kohe tepër të gjatë, kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD-së, Sali Berisha janë bërë bashkë në homazhet për kryepeshkopin Anastas Janullatos. Siç shihet në këto pamje, kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD-së, Sali Berisha janë ulur shumë pranë njëri-tjetrit, ndërsa në mes të tyre ndodhet kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis. Dy liderët kryesore, Edi Rama dhe Sali Berisha edhe pse janë shumë pranë njëri – tjetrit kanë shmangur takimin me njëri-tjetrin. NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
Një aksident tragjik trafiku ka ndodhur mbrëmë në kryeqytet. Aksidenti ka ndodhur në bulevardin “Aradhat Partizane”, ku ka mbetur i vdekur një person. Sipas informacioneve të MPB-së, në aksident ka humbur jetën një vajzë 22-vjeçare. Drejtuesi i makinës është arrestuar dhe ndaj tij do të ngrihet padi. “Me datë 29.01.2025 në ora 23:43, në SPB Shkup është raportuar se automjeti i pasagjerëve “Peugeot 207” me targa të Shkupit, i drejtuar nga V.J F.K (22) nga Shkupi, ka goditur këmbësorin F.K (22) nga Shkupi. Nga plagët e marra ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku i Ndihmës…
Moderatorja e njohur shqiptare, Kiara Tito është shumë pranë ndjekësve të saj në rrjetet sociale. Edhe sot, ajo në llogarinë e saj në Instagram ka publikuar fotografi me të bijën. Në këto fotografi shihet se Kiara me vajzën janë kombinuar në veshje. Imazhet që Kiara ka publikuar tregojnë emocionet dhe dashurinë që ndajnë mes njëra-tjetrës, duke bërë që fansat të emocionohen dhe të komentojnë me ngrohtësi. Ajo ka ndarë me këtë rast disa momente të thjeshta, por të veçanta, që flasin për bukurinë e lidhjeve familjare dhe rëndësinë e kujdesit për ata që duam.
Presidentja Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime të thella për viktimat e tragjedisë ajrore të ndodhur në Uashington DC, ku një avion dhe një helikopter u përplasën në ajër. Ngjarja e rëndë ka shkaktuar një humbje të madhe, dhe Osmani e ka shprehur keqardhjen e saj për këtë fatkeqësi përmes një postimi në rrjetin social X. Ajo ka theksuar se populli i Kosovës qëndron pranë popullit amerikan në këtë periudhë të vështirë. “E pikëlluar thellësisht nga rrëzimi tragjik ajror pranë Uashingtonit, D.C.,” shkroi Osmani. Kjo ngjarje ka tërhequr vëmendjen dhe ka lënë pas dhimbje të thella për ata që janë prekur…
Një 34-vjeçar është vendosur në pranga pasi i mori pronarit të një ferme 40.500 euro për të ndërmjetësuar për blerjen e bagëtive, por u zhduk së bashku me paratë. I riu me inciale N. D., ishte shpallur në kërkim për mashtrim me pasoja të rënda. “Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se i ka marrë një 43-vjeçari, pronar i një ferme bagëtish, rreth 40 500 euro, për të ndërmjetësuar për blerjen e bagëtive nga disa shtetas të tjerë, me këtë vlerë, për llogari të 43-vjeçarit. 34-vjeçari nuk ka ndërmjetësuar sipas marrëveshjes, por pasi ka marrë shumën e eurove është larguar”, raportoi policia. Njoftimi…

