Vijojnë problematikat në disa qarqe të vendit për shkak të reshjeve të shiut. Situata paraqitet më kritike në Shkodër, Durrës, Lezhë, Gjirokastër, Dibër dhe Berat. Reshjet intensive të shiut kanë sjellë sërish rritje të prurjeve nga disa lumenj, përmbytje të tokave bujqësore, rrëshqitje dherash si dhe vështirësi në qarkullimin rrugor. Më konkretisht, sipas Mbrojtjes, në qarkun Shkodër, rritja e niveleve të lumenjve Drin, Kir dhe Bunë ka shkaktuar përmbytje në zonat Ana e Malit dhe Dajç. Në Durrës, zona më e prekur, janë konstatuar dëme në 1 711 banesa, janë evakuuar 851 persona ndërsa rreth 2 000 hektarë tokë bujqësore…
Author: almakos
Prej ditësh Kukësi është nën ndikimin e reshjeve të dendura të shiut dhe borës, të cilat po krijojnë vështirësi serioze për banorët e zonave malore. [embedded content] Në lagjen Gjuta, në fshatin Shtrezë të Njësisë Administrative Shishtavec, rreth 10 nxënës nuk po ndjekin mësimin, pasi për të shkuar në shkollat e fshatrave Shishtavec dhe Novosej u duhet të ecin në këmbë rreth 30 minuta në një rrugë malore fshati. Situata bëhet edhe më problematike për shkak të urës së drurit, e ndërtuar nga vetë banorët rreth një vit më parë. Ura është e amortizuar dhe e rrezikshme për kalim, sidomos…
Tetëmbëdhjetë vjeçari që e goditi për vdekje gruan e moshuar një ditë më parë, së bashku me babin e tij janë arratisur jashtë vendi.Ministria e Punëve të Brendshme bënë me dije se ka ngritur kallëzim penal kundër katër personave në lidhje me aksidentin e djeshëm të trafikut në rrugën “Naroden Front” në Shkup, ku 18 vjeçari S.S. e goditi 79 vjeçaren L.J., dhe njejta nga lëndimet e marra ndërroi jetë, ndërsa shoferi iku nga vendi i ngjarjes me automjetin “Volksëagen Passat”. Policia ka arrestuar dy personat që kanë ndihmuar në arratisjen e tyre, ndërsa për dy të arratisurit kanë lëshuar…
Gazetari Elton Tozaj, i cili u dhunua brutalisht më 26 dhjetor 2025, ka folur së fundmi për incidentin në emisionin “Me zemër të hapur”. Sipas Tozajt, sulmi erdhi pas publikimit të disa materialeve filmike që, sipas tij, provonin lidhje të rrezikshme mes personazheve të njohur të ekranit dhe individëve të botës së krimit. Ai rrëfeu se mbrëmjen e ngjarjes ishte takuar me dy persona që i njihte, pa e ditur se takimi do të përfundonte në një akt dhune ekstreme. Nga momenti i sulmit, gazetari thotë se nuk mban mend asgjë, pasi ka humbur ndjenjat nga goditjet e forta. “Misioni…
Mbrëmë në Tetovë janë privuar nga liria dy shtetas të Shqipërisë, pasi paraprakisht, ishin denoncuar nga një banor i Tetovës për dhunë ndaj tij. I gjithë rasti sipas policisë ka ndodhur për një automjet të parkuar. “Më 09.01.2026, rreth orës 20:00, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin K.L. (26) dhe një të mitur 16-vjeçare, të dy nga Republika e Shqipërisë. Arrestimi erdhi pas denoncimit nga P.I. (34) nga Tetova, i cili raportoi se rreth orës 16:00, pas një zënke verbale për një automjet të parkuar “Volkswagen” me targa të Shqipërisë (të cilin e drejtonte K.L.), ai…
Sot po zhvillohet votimi i personave të sëmurë ose të paaftë dhe personave që vuajnë dënime me burg për zgjedhjet e përsëritura për kryetarë të komunave Gostivar, Mavrovë dhe Rostushë, Vrapçisht dhe Qendër Zhupë, njofton Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve. “Gjithsej 249 persona të sëmurë ose të paaftë mund të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në këto zgjedhje. Nga këta, 146 persona janë regjistruar për të votuar në Gostivar, 32 persona të sëmurë ose të paaftë kanë të drejtë vote në Vrapçisht, 69 persona mund të votojnë për kryetar të komunave Mavrovë dhe Rostushë dhe 2 persona mund të…
Policia e Tiranës ka dalë me një njoftim zyrtar pas dy ditësh lidhur me zjarrin që shkrumboi dhjetëra biznese në tregun e “5 Majit” në Tiranë, mbrëmjen e 8 janarit. Sipas policisë, shkak për zjarrin në kapanonet e tregut të njohur ndryshe si ish-tregu “Uzina Dinamo”, dyshohet se ka qenë një shkëndijë elektrike. “Më datë 08.01.2026, në rrugën “Ferit Xhajko”, dyshohet se, si pasojë e një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në kapanonet e tregut të njohur ndryshe si ish-tregu “Uzina Dinamo”, ku për pasojë ka patur dëme të konsiderueshme në mallra dhe dëme materiale. Nën drejtimin e Prokurorisë u…
Një 24-vjeçar nga fshati Fullqet i Klosit në Shqipëri është arrestuar pasi me veturën e tij ra në përroin e fshatit Dars dhe nuk e ndihmoi pasagjerin me të cilin ishte dhe as nuk e njoftoi policinë. Pasagjerin 30-vjeçarin dyshohet se e ka marrë rrjedha e ujit dhe në kërkim të tij janë angazhuar shërbimet e policisë dhe polumbarët e RENEA-s. “Gjatë veprimeve për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, shërbimet e Policisë kapën dhe arrestuan shtetasin A. L., 24 vjeç, i cili dyshohet se pas shkaktimit të aksidentit është larguar nga vendngjarja. Ky shtetas iu nënshtrua testit të alkoolit, nga…
Një automjet ka rënë në rrjedhën e një përroi rreth orës 01:00 të natës, në zonën e Klosit në Shqipëri. Mjeti është gjetur mëngjesin e kësaj të shtune, ndërsa dyshohet se drejtuesi i tij, J.K., 30 vjeç, është marrë nga rrjedha e ujit. Në vendngjarje ndodhen forcat e Policisë së Shtetit, të cilat, në bashkëpunim me banorët e zonës, janë angazhuar në kërkime përgjatë rrjedhës së përroit për gjetjen e 30-vjeçarit. Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të saj.
Një 46-vjeçar turk është arrestuar nga policia në Kamëz, pasi zotëronte një magazinë ku stampoheshin veshje të kontrabanduara, me logo false. Në pranga është vënë shtetasi Ozkan Sulun, ndërsa në kërkim është shpallur edhe një shtetas tjetër turk, 50-vjeçari Mehmet Karçiga. Po ashtu, janë proceduar në gjendje të lirë 3 punonjëse, shtetaset me iniciale L. M, Sh. M dhe Sh. B. Në magazinë kishte mallra që dyshohet se kishin shmangur detyrimin doganor, si dhe makineri për falsifikimin dhe stampimin e logove që vendoseshin në veshje dhe këpucë të ndryshme. Policia e Shtetit Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik…
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë kryesisht të lagështa. Të gjitha rrugët janë të kalueshme, por në pjesët që kalojnë nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve, janë të mundshme rrëshqitje të vogla të dheut, njoftojnë nga NP Rrugët e Maqedonisë. Situata në terren është përmirësuar dukshjëm, nga mbrëmë kur rrugët ishin përmbytut dhe kishte rrëshqitje të dheut. MARKETING
Policia ka zbardhur dinamikën e ngjarjes së rëndë në Klos, në vendin e quajtur “Ura e Halilit”, ku një automjet u gjet në rrjedhën e një përroi “Rreth orës 01:30, është marrë informacion se në vendin e quajtur ura e fshatit Dars, njësia administrative Klos, një mjet tip “Audi”, me targa angleze, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në përroin e fshatit Dars. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe shërbimi zjarrfikës. Nga veprimet e shpejta të kryera nga shërbimet e Policisë u bë i mundur identifikimi i drejtuesit të mjetit, shtetasit A. L., 24 vjeç, banues në…

