Author: almakos

Një 38-vjeçar i dënuar në Itali për trafik droge dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga policia shqiptare. Policia thotë se në pranga u vu shtetasi Alesjo Abdija, i cili pas procedurave pritet të ekstradohet në Itali. Në vitin 2024, Gjykata e Perugias në Itali, e ka dënuar 38-vjeçarin me 6 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim. Njoftimi:  Policia e Shtetit/Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale e DPPSh-së, operacioni i koduar “Operacionalja 77”. I dënuar nga autoritetet në Itali, me 6 vjet e gjysmë burgim, si bashkëpunëtor për…

Lexo më Shumë

Kreu i Emergjenca Civile Haki Çako është shprehur se në të gjithë vendin situata është tashmë drejt përmirësimit dhe grupet e punës janë në terren. Në një intervistë për News24, Çako tha se edhe pse lumenjtë janë të mbi ngarkuar me prurje në shkallë vendi situata është drejt përmirësimit. “Të gjitha strukturat janë në ndihmë të komunitetit të prekur nga prezenca e ujit në banesa dhe toka bujqësore. 150 banesa në Dimal me prezencë uji, ka pasur evakuim të banorëve dhe gjësë së gjallë. Ka nisur një tërheqje të ujërave, megjithëse ka pasur reshje intensive shiu gjatë 24 orëve të…

Lexo më Shumë

Më së ftohti mëngjesin e sotëm ishte në Kodrën e Diellit, ku në orën 8:30 u matën -8 gradë Celsius. Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, temperatura të ulëta janë regjistruar edhe në Krushevë dhe Mavrovë, ku u matën -5 gradë. Janë matur: -8 Kodra e Diellit, -5 Krushevë, Mavrovë, -2 Kumanovë, -1 Kriva Pallankë, Berovë, Vinicë, 0 Shkup-Petrovec, Shkup-Zajçev Rid, Tetovë, Ohër, Pretor, Shtip, Manastir, Prilep, Strumicë, 1 Kavadar, Veles, 2 Gjevgjeli, Demir Kapi. Sasia më e madhe të reshjeve të shiut gjatë 24 orëve të fundit është matur në Mavrovë (39 litra për metër katror), pas së cilës vijnë…

Lexo më Shumë

Prokuroria e Tiranës do të marrë në pyetje Emiljano Shullazin në lidhje me atentatin në Rinas ku mbeti i vrarë Gilamando Dani dhe ish agjenti i AMP, Muçi Shaljani, ngjarje e ndodhur më 11 nëntor të vitit të kaluar.  Sipas gazetares Klodiana Lala, Shullazi do të pyetet nëse ka dyshime për persona të caktuar që kanë organizuar atentatin ndaj Gilmando Danit Dani ishte anëtar aktiv i grupit kriminal të drejtuar nga Shullazi. Ai ishte dënuar për gjobëvënie dhe liruar nga burgu në tetor 2024. Shullazi do të pyetet në ambientet e paraburgimit 313, por mbetet e paqartë nëse do të…

Lexo më Shumë

Policia realizoi aksion shpëtimi në Lazaropolë, ku kishin mbetur të bllokuar dy banorë të Shkupit, punonjës të një operatori të telefonisë celulare. Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftuan se dy personat janë në gjendje të mirë shëndetësore. “Dje (10.01.) në orën 23:30, në SPB-Tetovë u raportua se dy punonjës të operatorit mobil A1, të cilët ndodheshin mbi fshatin Lazaropolë, pranë stacionit bazë të operatorit, ishin bllokuar në borë. Me personat nuk mund të vendosej kontakt për shkak të mungesës së sinjalit të rrjetit celular.Menjëherë pas raportit, rasti u përcoll tek SP Rostushës, pas çka u angazhuan pjesëtarë të Njësisë…

Lexo më Shumë

Tre vajza të reja me origjinë kolumbiane janë arrestuar nga policia në Elbasan, pasi në dy apartamente të marra me qira ato ushtronin aktivitetin e prostitucionit. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Transit” u arrestuan D. P., 20 vjeçe, D. M., 18 vjeçe, J. D., 34 vjeçe, të treja shtetase kolumbiane. Ato akuzohen për veprën penale “Prostitucioni”. Po ashtu policia thote se u procedua penalisht në gjendje të lirë pronarja e apartamentit, që vajzat e kishin marre me qira. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma parash të valutave të ndryshme, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari…

Lexo më Shumë

Mëngjesit të sotëm, u hoq ndalimi për qarkullimin e automjeteve të rënda në rrugën Gostivar – Kërçovë përmes qafës malore Strazhë, i cili u vendos mbrëmë në orën 00:25, njoftoi NP “Rrugët e Maqedonisë”, sipas së cilës të gjitha rrugët janë të kalueshme, dhe trafiku po zhvillohet në kushte dimërore. Borë me intensitet të ndryshueshëm po bie në pjesët verilindore, perëndimore dhe jugperëndimore të vendit, por nuk përbën problem për trafikun. Në rrugë të caktuara që kalojnë nëpër prerje dhe gryka, është e mundur shfaqja e rrëshqitjeve të vogla të dheut. NP “Rruga e Maqedonisë” apelon për menaxhim të kujdesshëm…

Lexo më Shumë

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se vendi ka kaluar një javë tejet të vështirë për shkak të reshjeve intensive të shiut dhe dëborës. Ai theksoi  se situata nuk ka qenë një fenomen i izoluar vetëm në Shqipëri, por ka prekur një zonë të gjerë të Evropës Juglindore, nga Italia dhe Greqia deri në Ballkan dhe Turqi. “Kjo javë ka qenë tejet e ngarkuar me reshje e me dëborë, një gjendje atmosferike e zgjatur dhe e rëndë, e cila nuk ka prekur thjesht Shqipërinë për ndonjë arsye të lidhur me vendin tonë, nga ato arsyet që ziejnë në 700 tenxheret politike…

Lexo më Shumë

Sot në Maqedoninë e Veriut votohet në katër komuna. Votimi ka filluar në orën 7:00 të mëngjesit dhe përfundon në orën 19:00. Votuesit në vendvotime do të identifikohen me dokumente personale të vlefshme – letërnjoftim ose pasaportë, dhe identiteti i tyre do të konfirmohet gjithashtu me pajisje identifikimi biometrike, raporton SHENJA. Në Gostivar, të drejtë vote kanë 82.870 qytetarë, nga të cilët 78.185 votues janë banorë të përhershëm të komunës, ndërsa 4.604 votues janë të regjistruar në Listën e veçantë të votuesve për personat që jetojnë jashtë vendit. Në  Listën zgjedhore për Mavrovë Rostushë janë regjistruar 10.575 persona, nga të…

Lexo më Shumë

Situata paraqitet kritike në disa zona të Bashkisë Lushnjë si pasojë e rritjes së prurjeve në lumenjtë Shkumbin dhe Seman, të shkaktuara nga reshjet e shumta. Në fshatin Thanasaj, ujërat e lumit Shkumbin kanë përfshirë dhjetëra banesa dhe oborre, duke shkaktuar vështirësi për banorët e zonës. Sipas të dhënave deri në këto momente, niveli i ujit brenda argjinaturës nuk paraqet rrezik për dalje jashtë saj. Ndërkohë, situata mbetet shqetësuese edhe në lumin Seman. Fshati Murriz–Kozare ndodhet nën ndikimin e drejtpërdrejtë të ujërave të këtij lumi, ndërsa rritja e nivelit të tij përbën rrezik për disa fshatra përgjatë argjinaturës. Më problematike…

Lexo më Shumë

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativit të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet fillimisht me vranësira mesatare deri të dendura dhe prej orëve të mesditës mot kryesisht me kthjellime e alternime vranësirash kalimtare. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar në pjesën më të madhe të vendit që në orët e para të 24-orëshit deri në mëngjes. Gradualisht pas orëve të mëngjesit reshjet e shiut humbasin intensitet dhe territor duke mbetur prezente në juglindje me intensitet të ulët. Në zonën e Alpeve, në verilindje në lartësinë mbi 100…

Lexo më Shumë

Çfarë po ndodh në marrëdhëniet mes Rusisë dhe Serbisë? Ish-politikani Nenad Canak ka hedhur dritë mbi këtë çështje në emisionin Balkan Talks, duke sugjeruar se Putin ka një plan të fshehtë për të aneksuar Vuçiçin. A është ky një hap i rrezikshëm për politikën serbe? Canak ka theksuar se aktualisht ekziston një konfuzion i thellë në politikën serbe, ku ngjarjet e fundit janë mbuluar nga kremtime dhe aktivitete të tjera që kanë shpërqendruar vëmendjen e publikut. Ai sugjeron se regjimi aktual po përdor këtë situatë për të zhvilluar një diplomaci sekrete me Rusinë, veçanërisht në lidhje me kompaninë NIS. NIS,…

Lexo më Shumë