Ka vijuar gjyqi në mungesë ndaj ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, aktualisht në arrati, lidhur me dosjen e njohur si “Buka”, ku ai akuzohet për shpërdorim detyre. Në seancën e radhës janë shënuar përplasje mes mbrojtjes së Ahmetajt dhe prokurorit të SPAK, ndërsa në sallë kanë qenë të pranishëm edhe përfaqësues të familjes Myderizi, të dëmtuar nga vepra penale. Avokati i Ahmetajt, Henrik Ligori, paraqiti një sërë kërkesash për prova në lidhje me çështjen e “Buka” sh.a., duke deklaruar se është i autorizuar nga klienti i tij të bëjë të ditur se Ahmetaj nuk e pranon akuzën, deklarohet i pafajshëm dhe e…
Author: almakos
Në nëntor të vitit 2025 gjithsej 77.570 turistë kanë realizuar 146.605 bujtje në vend. Nga numri i përgjithshëm i turistëve, 25,7 për qind janë të vendit, ndërsa 74,3 për qind janë turistë të huaj. Enti Shtetëror i Statistikës sot njoftoi se më së shumti turistë të huaj në nëntor kishte nga Turqia, 12.401 pastaj vijojnë Gjermania – 11.812, Serbia – 3.793, Greqia – 3506… Numri i bujtjeve në nëntor të vitit 2025 arrin 146.605, nga të cilët 33,9 për qind janë nga turistët vendor, ndërsa 66,1 për qind nga turistët e huaj. Në periudhën janar-nëntor të vitit 2025, në krahasim…
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar sot duke komentuar me ironi arratisjen e bujshme të Altin Ndocit, armikut të Nuredin Dumanit, nga Infektivi i Spitalit të Durrësit, duke nënvizuar se në një narkoregjim, “provat zhduken natyrshëm dhe vrasësit fluturojnë”. Nëpërmjet një postimi të shkurtër në rrjetin social Facebook, ai bën analogji me zhdukjen e verës me vlerë 4 mln euro nga bodrumi i ambienteve të Ergys Agasit, që ishte e sekuestruar nga SPAK, por u vodh mistershëm. “Në narkoregjimin e Edi Ramës u “arratis” pa nam e nishan edhe kantina e tij personale e verës,…
Gjykata Themelore Penale në Shkup informon se debati kryesor për rastin për zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan, të caktuar për nesër, shtyhet me kërkesë të mbrojtëses së një të akuzuari, avokatja Suzana Joshevska Anastasovska. Kërkesa, siç informojnë nga Gjykata Penale, është për arsye se gjatë ditës së djeshme mbrojtësja është zgjedhur anëtare e Këshillit Gjyqësor, dhe për shkak të plotësimit të së drejtës për angazhim të avokatit të ri dhe njohjes së tij me rastin, debati i nesërm revokohet, ndërsa gjykimi vazhdon në terminin e ardhshëm, të konfirmuar, më 26 janar të këtij viti. Suzana Joshevska Anastasovska është mbrojtëse…
Kriza brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) po thellohet, pasi anëtari i Kryesisë në Prizren, Haziz Hodaj, ka njoftuar dorëheqjen e tij, duke e kritikuar ashpër mënyrën e vendimmarrjes brenda partisë. Kjo situatë ka ngjallur shqetësim për stabilitetin e partisë dhe për të ardhmen e saj politike. Hodaj, përmes një postimi në Facebook, ka shprehur shqetësimin e tij për papërgjegjësinë që mbizotëron në LDK, duke theksuar se vendimmarrjet e fundit janë bërë pa reflektim të duhur për humbjet e njëpasnjëshme. Ai ka kërkuar një përgjegjësi më të madhe nga liderët e partisë. Një nga kërkesat më të forta të Hodajt…
Mesditën e sotme (13 janar) nga spitali i Durrësit është arratisur Altin Ndoci, i arrestuar nga SPAK dhe që njihet si person i rrezikshëm në botën e krimit. Sipas korrespondentes së Durrësit, Klodiana Haxhiaj Altin Ndoci kishte shkuar në spital për vizita mjekësore në repartin infektiv, ku ishte i shoqëruar nga efektive të policisë së burgjeve. Po sipas Haxhiajt, Ndoci është arratisur sapo ka mbërritur në dhomën që është e posaçme për të burgosurit, madje është e pajisur me hekura. Ai ka goditur një punonjës policie dhe më pas është larguar në drejtim të varrezave të qytetit. “Altin Ndoci është…
Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka filluar procedurë kundër 55-vjeçarit të dyshuar për vepër penale – Dëmtim i pronës sipas nenit 243, paragrafi 2 i Kodit Penal. Më 11 janar, i dyshuari, siç thonë nga Prokuroria nga urrejtja, dëmtoi derën hyrëse të Ambasadës së Republikës së Bullgarisë, duke thyer xhamin e derës me një gur dhe menjëherë u largua në drejtim të panjohur. “Prokurori publik propozoi që gjyqtari i procedurës paraprake të caktojë masën e paraburgimit kundër të dyshuarit, sepse ekzistojnë rrethana që tregojnë rrezik ikjeje dhe rrethana që justifikojnë frikën se i dyshuari do ta përsërisë veprën penale”, thonë nga…
Avokati Maks Haxhia thotë se klienti i tij, Ergys Agasi ndodhet jashtë shtetit dhe në këto kushte nuk mund të paraqitet para organeve të drejtësisë. Në një deklaratë për mediat, avokati thotë se “vetëm po të jetë i çmendur dhe të vijë”, duke theksuar se “duan t’ia hedhin çelësat në det”. “Kjo situatë që është krijuar kastile dhe duke ngritur akuza të rënda bëjnë që zbatimi i masës së sigurisë, bën që ai të mos ketë më asnjë shans për të komunikuar me drejtësinë”, tha Haxhia. Ai theksoi se nuk ka asnjë kontakt me klientin, por komunikon vetëm me familjarët…
Si çdo fillim jave, yjet sjellin mesazhe të rëndësishme, por këtë herë parashikimet janë të mbushura me paralajmërime dhe surpriza që nuk duhen injoruar. A jeni gati të zbuloni se çfarë do të thotë kjo për ju? Astrologia Meri Shehu ka parashikuar një javë të mbushur me kontraste: premtime të mëdha që rrezikojnë të mbeten vetëm fjalë, debate të forta në mesjavë dhe një fundjavë që për shumë shenja mund të kthehet në një mundësi shpëtimi. Cilat shenja duhet të tregojnë kujdes dhe kush do të përfitojë nga energjitë pozitive? Lëvizja e Afërditës dhe përplasjet planetare pritet të ndikojnë në…
Nënës në Durrës, së cilës iu gjetën tre fëmijët brenda në banesë në kushte aspak higjenike, do t’i hiqet kujdestaria. Mësohet se fëmijët nuk shkonin prej një muaji në shkollë pasi ishin të infektuar me zgjebje. Shkolla ka qenë në dijeni për situatën e fëmijëve. Tre të miturit janë në spital bashkë me nënën e tyre. Sipas burimeve, fëmijët kishin rreth tre ditë pa ushqim.
Babë e bir, Ylli dhe Altin Meçe, të cilët pak ditë më parë u dhunuan brutalisht kanë rrëfyer ngjarjen e rëndë në të cilën u përfshinë në emisionin “Me Zemer të Hapur”, në News24, të moderatores dhe autores Evis Ahmeti. Ngjarja ndodhi në fshatin Vjosë në Fier. Babë e bir u dhunuan nga tre persona, njëri prej të cilëve ishte polic. Në një lidhje të drejtpërdrejtë, nga spitali, Ylli Meçe me plagë në kokë, ka rrëfyer ngjarjen e rëndë, duke bërë apel për drejtësi. “Isha në gjumë. Unë e dëgjova kur i thirrën Altin. Më thotë gruaja e thirrën djalin…
Altin Meçaj, emigranti 46-vjeçar nga Fieri, i cili u dhunua disa ditë më parë nga një efektiv policie ka zbulua mesazhin kërcënues që i është dërguar, dy orë para se të dhunohej.Ngjarja sipas tij ka ndodhur pas një komenti që Meçaj i ka bërë motrës së efektivit në rrjetet sociale. Në emisionin “Me Zemër të Hapur” të Evis Ahmetajt, ai thotë se vajza të cilën e ka komplimentuar është e martuar dhe ndodhet në Itali. Ai thotë se nuk ka asnjë lidhje me vajzën dhe as nuk e ka ngacmuar. “Vajza besoj është mbi 30 vjeç. Zonja është e martuar…

