Pas zërave për një krizë të mundshme në lidhjen e saj me Mateon, Brikena Selmani ka bërë paraqitjen e radhës në rrjetet sociale. Ish-banorja e BBVA-së ka publikuar një video të qenushes së saj, Divës, e cila ishte prezantuar më herët si anëtarja më e re e familjes së saj dhe Mateos. Publikimi i saj vjen në një kohë kur vëmendja ndaj çiftit është shtuar, pasi së fundmi u vu re se ata nuk ndiqnin më njëri-tjetrin në Instagram. Pavarësisht këtyre zhvillimeve, dyshja nuk ka dhënë ende asnjë sqarim lidhur me raportet për krizë në marrëdhënien e tyre. Related Articles
Author: almakos
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Klinës, ku 43-vjeçarja Albona Morina ka humbur jetën pas një trajtimi mjekësor. Varrimi i saj do të zhvillohet sot në orën 16:00, në varrezat e lagjes Muhaxheri në Rixhevë, duke lënë pas një dhimbje të thellë për familjarët dhe të afërmit.Detajet e kësaj tragjedie po zbardhen ngadalë, duke nxjerrë në pah rrethanat e vdekjes së saj. Sipas dëshmive të bashkëshortit, I.M., gjithçka ka filluar rreth orës 13:00, kur Albona ka kërkuar ndihmë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Klinë për një infeksion në hundë. Bashkëshorti ka treguar se pas lënies së…
Ish-deputeti socialist Pandeli Majko ka bërë një deklaratë të fortë gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Partisë Socialiste, ku ka paralajmëruar për ekzistencën e materialeve filmike që, sipas tij, përmbajnë pamje erotike dhe raste korruptive ku janë të përfshirë eksponentë të PS-së. Gjatë fjalimit, Majko është shprehur se disponon informacione për rreth 1 mijë orë filmime, duke u bërë thirrje personave të përfshirë që të japin dorëheqjen përpara se materialet të bëhen publike. “Kam informacion që në 1 mijë orë filmime ka eksponentë të PS-së në video erotike dhe korruptive. Mirë është të jepni dorëheqjen para se të dalin,…
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka zbuluar një propozim të negociatorëve amerikanë për përfundimin e luftës me Rusinë, sipas të cilit Ukraina mund të tërhiqet nga rajoni lindor i Donbasit në këmbim të anëtarësimit në NATO. MARKETING Zelensky bëri të ditur se kjo ishte hera e parë që pala amerikane kishte ngritur një mundësi të tillë gjatë negociatave. Ai theksoi se çdo marrëveshje e mundshme duhet të përfshijë garanci të forta sigurie, pa kufizime për ushtrinë ukrainase dhe fonde për rindërtimin e vendit. Sipas presidentit ukrainas, një propozim i tillë do t’u nënshtrohej qytetarëve përmes një referendumi. Deklaratat vijnë pas takimeve…
Behare Maksutaj ka reaguar në rrjetet sociale pas largimit nga Big Brother VIP Kosova. Ajo ka publikuar një fotografi nga shtëpia e saj, ku shfaqet pranë bashkëshortit. “Ju vazhdoni me lajmet, na vazhdojmë me jetën”, ka shkruar Beharja, duke iu drejtuar gazetarëve. Kështu, ajo ka dhënë sinjalin e parë pas daljes nga shtëpia e BBVK-së dhe se aludimet për ndarje nuk janë të vërteta. Related Articles
Nga Mentor Kikia Pas mbledhjes së Asamblesë, Blendi Klosi, sekretari i përgjithshëm, u pyet nja shtatë herë nga gazetarët: A u përjashtuan Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca? Klosi nuk iu përgjigj pyetjes, duke bërë qëndresë “heroike”: “Është çështje e jona e brendshme kjo, nuk ka pse t’i interesojë publikut”. Më pas, nën zë, tha se Elisa vazhdonte të ishte anëtare e PS-së. Por në mbrëmje bëri një “sqarim”, me pretendimin se mediat e kishin keqkuptuar qëllimisht. “Elisa dhe Plarenti nuk mund të jenë pjesë e asnjë forumi të PS-së. Dhe nuk kishte nevojë as për votim në Asamble, sepse dy-tre…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin e Klinës me vdekjen e 43-vjeçares Albona Morina, e cila humbi jetën pas një përkeqësimi të papritur shëndetësor gjatë trajtimit mjekësor.Ceremonia e varrimit do të zhvillohet sot në orën 16:00, në varrezat e lagjes Muhaxheri në fshatin Rixhevë, ku familjarët dhe miqtë do t’i japin lamtumirën e fundit. Ngjarja tragjike ka filluar rreth orës 13:00, kur Albona ka kërkuar ndihmë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Klinë për një infeksion në hundë. Bashkëshorti i saj, I.M., ka qenë i pranishëm në momentin e fillimit të trajtimit. Pas lënies së gruas për…
Më 25 nëntor në Shkup do të mbahet Forumi i parë i diplomacisë energjetike “Burimet e rinovueshme dhe gratë në energji” i cili do të mbledhë përfaqësues të qeverive, organizatave ndërkombëtare, institucioneve financiare, trupit diplomatik, kompanive energjetike dhe investitorëve. “Si të sigurohen më shumë investime në burimet e rinovueshme? Si të forcohet bashkëpunimi rajonal në energji? Si të krijohen më shumë mundësi që gratë të marrin pjesë në marrjen e vendimeve kyçe? Këto janë disa nga çështjet që do të jenë në fokus të forumit me qëllim inkurajimin e partneriteteve të reja, shkëmbimin e përvojave dhe hapjen e mundësive specifike…
Fëmija juaj ka vështirësi të pastrojë hundët? Mësoni si ta ndihmoni! Një hundë e bllokuar tek foshnjat dhe fëmijët e vegjël është një shqetësim që ndikon në aktivitete të përditshme si ushqyerja dhe gjumi. Kjo situatë mund të shkaktojë shqetësim dhe irritim, duke e bërë të vështirë për ta të qetësohen dhe të përqendrohen. Sekrecionet nazale janë të zakonshme gjatë fëmijërisë, sidomos gjatë ftohjeve. Kur ato grumbullohen, frymëmarrja përmes hundës bëhet e vështirë, duke e bërë pastrimin e hundës një nevojë të domosdoshme për shëndetin e fëmijës. Pastrimi i hundës është më shumë se një ritual higjiene; është një mënyrë…
Deputetja socialiste Elisa Spiropali ka bërë deklarata të forta gjatë fjalës së saj në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, duke ngritur akuza për presion, intimidim dhe përdorim të institucioneve për interesa personale. Ndonëse nuk e përmendi drejtpërdrejt me emër, Spiropali la të kuptohej se kritikat e saj lidheshin me Belinda Ballukun, duke përdorur termin “shefja”. Ajo denoncoi raste të pretenduara të presionit ndaj socialistëve që shprehin kritika, duke deklaruar se persona të caktuar shkojnë deri në dyert e familjeve të tyre. “Këta që na vijnë ne nëpër dyert e familjeve sa herë themi një fjalë për ‘shefen’ apo për ‘shefin’.…
<!– –> Këngëtarja e njohur Shyhrete Behluli ka ndarë me ndjekësit një moment të veçantë familjar, duke publikuar një fotografi me nipin e saj të vogël. Krahas imazhit, ajo ka shkruar fjalët e ëmbla: “Na i mbushe zemrat plotë”, duke shoqëruar postimin edhe me një zemër të kuqe. <!—-> <!—->
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka deklaruar se Moska nuk do të vendosë kushte për një grup negociatorësh nga Evropa, transmeton Anadolu. MARKETING Duke folur në një intervistë për kanalin në Telegram Yunashev Live, ai tha se do të ishte e gabuar të veprohej në këtë mënyrë. “Ne nuk mundemi dhe nuk dëshirojmë të vendosim kushte për grupin e tyre negociator. Një mënyrë e tillë e parashtrimit të çështjes është absolutisht e gabuar”, tha Peskov. Më 25 tetor, Peskov deklaroi se Rusia do ta mbështeste emërimin e një negociatori nga BE-ja, nëse i dërguari do të angazhohej sinqerisht për arritjen…

