Author: almakos

SpaceX po përgatitet për një tjetër provë të rëndësishme me raketën e saj gjigante Starship, duke lënë të hapur mundësinë për kapjen e pjesës së sipërme gjatë rikthimit në Tokë.Pas testit të 15-të të Starship, kompania kishte si qëllim rikuperimin e plotë të të dyja pjesëve të raketës. Pjesa e sipërme, e njohur si “Ship”, do të rikthehet nga hapësira, ndërsa përforcuesi i poshtëm Super Heavy do të kapet me ndihmën e krahëve mekanikë të quajtur “shkopinj shkopi” (chopsticks) në kullën e lëshimit. Raketa, e lartë 124 metra (407 këmbë), u lëshua me sukses nga platforma Starbase në Boca Chica,…

Lexo më Shumë

Një avion transportues i UPS-it dhe një avion pasagjerësh i Copa Airlines janë përplasur dje vonë në Aeroportin Ndërkombëtar të Miamit, në shtetin amerikan Florida, duke shkaktuar reagimin emergjent, transmeton Anadolu. MARKETING Duke cituar zyrtarë të aeroportit, CBS News tha se nuk pati raportime për persona të lënduar nga përplasja. Sipas Shërbimit të Shpëtimit nga Zjarri të Miami-Dade, avionët e përfshirë në incident ishin një Boeing 767 i UPS-it dhe një Boeing 737 i Copa Airlines. Drejtor i komunikimit në Aeroportin Ndërkombëtar të Miamit, Greg Chin, tha se përplasja ndodhi rreth orës 21:15 me kohën lokale, kur një avion që…

Lexo më Shumë

Forca e Kosovës (KFOR) ka njoftuar se do të realizojë ushtrimin e rëndësishëm “Golden Sabre” në Kampin Vrella në ditët në vijim, si pjesë e angazhimeve të saj të vazhdueshme për trajnimin dhe përgatitjen ushtarake. Ky ushtrim do të përfshijë pjesëmarrjen e Policisë së Kosovës, Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX) dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), të cilët do të luajnë rolet e tyre të përcaktuara si reagues të sigurisë në këtë aktivitet. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se banorët e zonës do të vërejnë një prani të shtuar të personelit ushtarak dhe…

Lexo më Shumë

Rrugët e Maqedonisë së Veriut kanë marrë 62 jetë njerëzish gjatë tetë muajve të parë të këtij viti. Edhe pse bëhet fjalë për një numër shqetësues viktimash, statistikat tregojnë përmirësim të dukshëm krahasuar me vitin e kaluar, kur në të njëjtën periudhë në aksidente komunikacioni kishin humbur jetën 96 persona. Kjo paraqet ulje prej mbi 35 për qind të numrit të viktimave në komunikacion. Këto të dhëna publikohen në prag të shënimit të Ditës Botërore të Përkujtimit të Viktimave të Aksidenteve Rrugore, e cila shënohet çdo të diel të tretë të nëntorit. Këtë vit, kjo ditë shënohet më 15 nëntor…

Lexo më Shumë

<!– –> Alba Vukaj po vazhdon të marrë vëmendje me paraqitjet e saj plot stil dhe elegancë. Bukuroshja së fundmi ka ndarë disa pamje nga Parisi, ku shfaqet me një kombinim mjaft të guximshëm, raporton IndeksOnline. E veshur shkurt e me stil, Alba po shkëlqen në pamje. Në këtë imazh, bukuroshja shkodrane po duket në top formë. <!—-> <!—->

Lexo më Shumë

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, me rrugë të lagura, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Nuk ka vonesa më të gjata në pikat kufitare në anën e Maqedonisë për hyrje dhe dalje nga vendi. Nga 15 nëntori 2026, fillon detyrimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjeve dimërore në automjete, pavarësisht nga kushtet aktuale të motit. Ky detyrim do të zgjasë deri më 15 mars 2027. LAMM rekomandon shpejtësi të rregulluar, respektim të sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh…

Lexo më Shumë

Parodi nga fjalimi i Edi Ramës para Asamblesë Socialiste Nga Thoma Gëllçi Shokë dhe shoqe!Unë e kam thënë dhe po e përsëris: ne duhet ta dëgjojmë zërin e njerëzve. Duhet t’i dëgjojmë të gjithë. Edhe ata që janë me ne, edhe ata që janë kundër nesh. Edhe ata që dalin në bulevard dhe protestojnë, duke e quajtur veten flamingo. Por t’i dëgjosh njerëzit nuk do të thotë domosdoshmërisht të jesh dakord me ta. Përkundrazi. Ndonjëherë duhet t’i dëgjosh me shumë vëmendje për të kuptuar se sa gabim e kanë. Unë, për shembull, i kam studiuar me shumë kujdes kërkesat e…

Lexo më Shumë

Influencerja Vesa Vllasiu është një nga emrat më të përfolura në media rozë. Lidhja me futbollistin e Kombëtares së Shqipërisë, Mirlind Dakun ka bërë që Vesa të jetë në qendër të vëmendjes. E vetëdijshme për këtë, ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, raporton IndeksOnline. Këto ditë Vesa po qëndron në Kosovë. Ajo ka publikuar një fotografi nga Gjilani ku shfaqet super joshëse. E veshur shkurt, Vesa vë në pah trupin e saj si ‘peshk’. Related Articles

Lexo më Shumë

Deputetja socialiste Elisa Spiropali ka bërë deklarata të forta gjatë fjalës së saj në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, duke ngritur akuza për presion, intimidim dhe përdorim të institucioneve për interesa personale. Ndonëse nuk e përmendi drejtpërdrejt me emër, Spiropali la të kuptohej se kritikat e saj lidheshin me Belinda Ballukun, duke përdorur termin “shefja”. Ajo denoncoi raste të pretenduara të presionit ndaj socialistëve që shprehin kritika, duke deklaruar se persona të caktuar shkojnë deri në dyert e familjeve të tyre. “Këta që na vijnë ne nëpër dyert e familjeve sa herë themi një fjalë për ‘shefen’ apo për ‘shefin’.…

Lexo më Shumë

Irani disponon rreth 1.500 deri në 2.500 raketa, pavarësisht muajve të tërë të sulmeve amerikane dhe izraelite që kanë shënjestruar infrastrukturën e tij ushtarake, transmeton Anadolu. MARKETING Gjetjet vënë në pikëpyetje pretendimet e presidentit amerikan, Donald Trump, se kapacitetet ushtarake të Teheranit janë shkatërruar kryesisht. Duke cituar zyrtarë amerikanë, gazeta Wall Street Journal raportoi se vlerësimi sugjeron se Irani ende zotëron një arsenal të konsiderueshëm raketash, të aftë për të kërcënuar objektivat amerikane dhe të aleatëve të saj në rast të rifillimit të luftimeve. Zyrtarët thanë se vlerësimi ka një shkallë të ulët besueshmërie, kryesisht për shkak të vështirësive në…

Lexo më Shumë

Disa kontejnerë u dogjën mbrëmë në lagjen Novo Lisiçe të Shkupit dhe në bulevardin “Brigada Maqedonase-Kosovare”, informoi kryetari i bashkisë Orce Gjorgjievski, i cili kërkoi një reagim të menjëhershëm nga Ministria e Brendshme dhe zbulimin e autorëve. “I bëj thirrje Ministrisë së Brendshme që menjëherë të kontrollojë regjistrimet nga “Qyteti i Sigurt”, të gjejë autorët dhe të hetojë nëse zjarrvënia është e organizuar dhe e motivuar politikisht. Kërkoj përgjegjësi!”, njoftoi Gjorgjievski. Ai vlerësoi se djegia e kontejnerëve është një sulm ndaj pronës së përbashkët të qytetarëve. “Në kushtet kur blemë 3,300 kontejnerë të rinj dhe zgjidhëm problemin me mbeturinat, është…

Lexo më Shumë

Ajo që ndodhi në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste ngre pikëpyetje jo vetëm politike, por edhe statutore. Edi Rama kërkoi përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës. Por kërkesa e tij nuk u hodh në votim. Gjatë diskutimeve pati kundërshtime dhe Asambleja nuk mori asnjë vendim përmes votës. Kjo është çështja e parë. Si mund të konsiderohet i marrë një vendim për përjashtimin e dy anëtarëve, kur organi që duhej të shprehej për kërkesën nuk votoi? Ka edhe një problem të dytë, që e bën situatën edhe më paradoksale. Pas mbledhjes, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi deklaroi se…

Lexo më Shumë