Author: almakos

Spektakli i së shtunës në Big Brother VIP Albania 4 solli një përplasje të fortë mes Gjestit, Rozanës dhe Eglit, të cilët u përfshinë në një debat të ashpër që tensionoi atmosferën brenda shtëpisë. Diskutimi mes tyre nisi me akuza dhe kundërakuza, duke përfshirë edhe ironi e tone të larta, ndërsa secili nga banorët tentonte të mbronte qëndrimin e tij. Por mes debatit të zjarrtë, një moment i sikletshëm i Gjestit nuk kaloi pa u vënë re nga kamerat e transmetimit të drejtpërdrejtë. Në një çast ku biseda ishte në kulmin e saj, Gjesti u pa duke hequr atleten nga…

Lexo më Shumë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, ka shtruar iftar për Myftiun e Kosovës, Naim Tërnava, dhe një delegacion të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), me rastin e natës së fundit të muajit të shenjtë të Ramazanit. Në një postim në Facebook, Abdixhiku ka përshëndetur të gjithë besimtarët myslimanë, duke shprehur dëshirën për pranim të sakrificave dhe adhurimeve të tyre gjatë këtij muaji të shenjtë. Ai gjithashtu theksoi domosdoshmërinë e solidaritetit dhe tolerancës midis komuniteteve në Kosovë. „Sonte, me bashkëpunëtorë, e pritëm iftarin e fundit të këtij Ramazani, së bashku me Myftiun…

Lexo më Shumë

E shtuna në mbrëmje solli emocione të mëdha në spektaklin ‘prime’ të Big Brother VIP Albania 4, ku u bë publike data e finales së këtij edicioni. Pas një klipi përmbledhës me momentet më të rëndësishme të 100 ditëve brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, banorët u dërguan në oborr për të përjetuar një surprizë të paharrueshme. Në një atmosferë të magjishme, ku ndriçimi i fishekzjarreve mbuloi qiellin, dhe më pas balona shumëngjyrëshe u ngritën lart, banorëve iu kumtua lajmi i madh: Finalja e madhe e Big Brother VIP Albania 4 do të mbahet më 19 prill 2025. Tashmë…

Lexo më Shumë

Organeve hetimore u është dorëzuar i gjithë dokumentacioni mjekësor që e kanë kërkuar për zjarrin në Koçan. Më pas çfarë bëjnë, nuk më intereson, as nuk i kam pyetur, ndoshta po e vazhdojnë procedurën, tha sot ministri i Shëndetësisë Arben Taravari. Ai përsëriti se në varësi të nevojave dhe kërkesave të pacientëve, në Koçan do të dërgohen ekipe multidisiplinare të përbëra nga kirurgë plastikë, psikologë dhe psikiatër. Në rast nevoje do të përfshihen edhe fizioterapetë, toksikologë, internistë, kirurgë…. Siç informoi Taravari, të gjithë pacientët në përgjithësi po përmirësohen çdo ditë, disa po ekstubohen, kthehen në reparte normale dhe trajtohen me…

Lexo më Shumë

Një plagosje me thikë raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme në dalje të qytetit të Pogradecit Ngjarja ka ndodhur në rrugë në afërsi të një dyqani ku i lënduar ka mbetur shtetasi me iniciale M. T., 36 vjeç, i cili sipas informacioneve ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Burime bëjnë me dije se konflikti ka nisur në çast ku dy të përfshirët, 36-vjeçari dhe shtetasi me iniciale shtetasi L. O, janë konfliktuar për motive të dobëta. Autori ndërkohë është shpallur në kërkim nga policia. Pogradec/Informacion paraprak Në lagjen nr 3, rreth orës 20.20, gjatë një konflikti fizik, shtetasi L. O, dyshohet se ka dëmtuar…

Lexo më Shumë

Shtëpia e Big Brother VIP Albania 4 u “trondit” të shtunën pasdite nga një përplasje e ashpër mes Rozana Radit dhe Gjesti, një debat që eskaloi në një nga momentet më tensionuara të këtij sezoni. Gjithçka nisi me një diskutim të zjarrtë mes dy banorëve, i cili u përshkallëzua deri në momentin kur Rozana kërkoi të shkonte në banjë për të bërë dush. Por debati nuk u ndal as aty, pasi Gjesti e ndoqi brenda, duke vazhduar diskutimin dhe duke refuzuar të largohej edhe pas kërkesës së saj. Në mes të tensionit, Rozana e sfidoi duke e pyetur: “Çfarë do…

Lexo më Shumë

Papa Françesku, i ka dërguar një letër urimi Kryepeshkopit të ri të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Joan Pelushi, i cili u kurorëzua zyrtarisht sot në Katedralen e “Ngjalljes së Krishtit”. Në mesazhin e tij, Papa Françesku shpreh shpresat e tij për thellimin e marrëdhënieve midis Kishës Katolike dhe Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. “Shpresoj me zemër, prandaj, që nën udhëheqjen tuaj atdhetare, marrëdhëniet ndërmjet Kishës së Shqipërisë dhe Kishës Katolike të zhvillohen më tej, duke kërkuar forma të reja të bashkëpunimit të frytshëm në shpalljen e Ungjillit, në shërbimin ndaj atyre që kanë më shumë nevojë”, ka shkruar ai. Ndërsa…

Lexo më Shumë

Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi ka akuzuar zv.kryeministren Belinda Balluku, duke e quajtur atë si ‘zhvatese te shqiptareve” dhe si simbolin e korrupsionit në Shqipëri. Bardhi është shprehur se ajo përfaqëson një sistem të ngritur vetëm mbi pasurimin personal. Në mesazhin e tij, demokrati është shprehur se PD ka vendosur të luftojë korrupsionin dhe të t’I mbrojë qytetraët nga padretësitë. “Mjaft Korrupsionit! Bashkë me Edi Ramën, Belinda Balluku është kthyer në simbolin e korrupsionit në Shqipëri! Drejtuesja politike e PS për qarkun Fier përfaqëson një sistem të ngritur vetëm për pasurimin personal. Abuzimin me pushtetin e tregon çdo…

Lexo më Shumë

Lideri i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari ka deklaruar se në iftarën e djeshëm të thirrur nga kryeministri I Kosovës Albin Kurti kanë diskutuar tema politike por jo për emra të kandidatëve. Ai tha se në parim mbetet që VLEN-i të vazhdojë I bashkuar. ARBEN TARAVARI, LIDER I ASH-SË “Kemi diskutuar tema politike po, kemi diskutuar, por nuk kemi diskutuar për emra kandidatësh, kemi diskutuar në përgjithësi, tashmë ka grupe punuese brenda VLEN-it të cilët diskutojnë për përpilimin e listave ose ndaras, ose veç e veç ose të përbashkëta dhe për kandidatura”. I pyetur se a janë dakorduar për listat…

Lexo më Shumë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka mbajtur një iftar të veçantë në Shtëpinë e të Moshuarve në Suharekë, duke theksuar rëndësinë e solidaritetit, sidomos ndaj atyre që kanë më së shumti nevojë. Osmani, e cila ndau këtë përvojë me ndjekësit e saj në Facebook, shprehu falënderimin e saj për organizatën “Jetimat e Ballkanit”, për punën e jashtëzakonshme që bëjnë për të ofruar shpresë dhe strehim për ata që janë në nevojë. Kjo është një kohë reflektimi dhe komuniteti, veçanërisht në muajin e shenjtë të Ramazanit. “Mbrëmë patëm nderin të jem pjesë e një iftari të veçantë në Shtëpinë e të…

Lexo më Shumë

Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse, raportohet se ka ndodhur mëngjesin e datës 27 mars 2025, në Lagunën e Patokut, duke shkaktuar dëmtime në një ambient rreth 50 metra larg një lokali. Lajmi është bërë i ditur nga shtetasi me iniciale Z.T., i cili ka njoftuar Policinë për incidentin. Sipas burimeve, lënda plasëse është vendosur tek disa banjo të jashtme, të cilat ndodheshin larg lokalit. Nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për tritol apo ndonjë tjetër lëndë shpërthyese, por mostra nga vendngjarja janë dërguar për ekzaminim në laboratorët e specializuar në Tiranë. Ndërkohë, autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet dhe…

Lexo më Shumë

Grupi Parlamentar i Frontit Europian i ka dërguar një letër formale katër instrumenteve kyçe të Këshillit të Europës, përmes së cilës kërkon një vlerësim urgjent dhe ekspertizë mbi siç thionë ata drejtësinë selektive pas tragjedisë në diskotekën në Koçan, ku humbën jetën 59 të rinj. Letra i është adresuar Michael O’Flaherty, Komisioner për të Drejtat e Njeriut; Claire Bazy, Kryetare e Komisionit të Venecias; Livia Stoica Becht, Sekretare Ekzekutive e GRECO-s (Grupi i Shteteve kundër Korrupsionit) dhe Theodoros Rousopoulos, Kryetar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës. FRONTI EUROPIAN “Në letër, deputetët shprehin shqetësim për hetimet politikisht të motivuara dhe…

Lexo më Shumë