Author: almakos

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të mbaj mbledhjen e radhës, ku pritet të diskutohen përgatitjet për ditën e zgjedhjeve 9 shkurt 2025. Të gjitha sytë janë kthyer në këtë mbledhje, pasi Zgjedhjet e 2025-ës pritet të shënojnë një moment kyç për të ardhmen e vendit. Kjo është një mundësi që qytetarët të shprehin vullnetin e tyre, por gjithashtu një përgjegjësi e madhe për institucionet përkatëse për të siguruar një proces të drejtë dhe transparent. Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se po ashtu në rend dite janë disa pika, ndër to edhe shqyrtimi dhe miratimi i listës…

Lexo më Shumë

I gjetur i pajetë brenda automjetit të tij me armë zjarri në dorë, ky është Romario Brunga, 25 vjeçari i cili u pikas nga familjarët e tij ditën e djeshme në rrugën e vjetër të Balldrenit në Lezhë. Romario Brunga News 24 raporton se i riu ishte martuar në gusht të vitit të kaluar. Nga veprimet hetimore rezulton se automjeti nuk ka dëmtime të jashtme nga armë zjarri, ndërsa viktima kishte vetëm një plagë të shkaktuar nga pistoleta që mbante në dorë. Gazetari Elidon Ndreka raporton se sipas grupit hetimor të ngritur nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Lezhë, ngjarja dyshohet…

Lexo më Shumë

Gjykatae Lezhës ka marrë vendimin për të liruar tre gardianët e burgut të Shënkollit, pasi u akuzuan për shpërdorim detyre pas arratisjes së 49-vjeçarit Daut Laze. Tre punonjësit deklaruan para togave të zeza se edhe pse kanë qenë në krye të detyrës, nuk e kanë konstatuar të burgosurin në momentin e arratisjes. Pasi dëgjoi palët, gjyqtari Lirim Bulica pranoi kërkesën e prokurorit Françesk Ganaj, duke e cilësuar të ligjshëm arrestimin e tre punonjësve të burgut dhe vendosi ndaj tyre masat e sigurisë “Arrest në Shtëpi” për Gjin Ndoken punonjës shërbimi në kupole dhe Mark Nikolli punonjës në sektor (grup sigurie),…

Lexo më Shumë

G Bani dhe Gjesti kanë thyer një nga rregullat më të rrepta të Big Brother VIP Albania, duke hyrë së bashku në tualet dhe duke mbyllur derën. Ky veprim mund t’u kushtojë shtrenjtë dy konkurrentëve, pasi në edicionet e kaluara të spektaklit janë marrë masa të ashpra për raste të ngjashme. Tani mbetet për t’u parë nëse produksioni do të marrë masa kundër dy banorëve apo nëse do t’ua kalojë me një paralajmërim. Ky incident ka ngjallur diskutime të shumta edhe mes ndjekësve të spektaklit, të cilët janë në pritje të reagimit zyrtar nga Vëllai i Madh. A do të…

Lexo më Shumë

Kthimi në Itali i 43 emigrantëve të cilët ishin strehuar në kampin e Gjadrit në vendin tonë, kanë bërë që rreth gjysma e këtij grupi të ngrejnë një apel kundër refuzimit të kërkesës së tyre për mbrojtje ndërkombëtare, siç raporton agjencia ANSA. Me datë 1 shkurt, grupi i tretë i azilantëve, dhe grupi më i madh i pritur në Shqipëri, u kthye në Itali me vendim të Gjykatës së Apelit të Romës. Gjyqtarët pezulluan paraburgimin e 43 shtetasve bangladeshas dhe egjiptianë të dërguar në Gjadër, duke shtyrë vendimin e radhës të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë për vende të sigurta. Efekti i këtij vendimi është…

Lexo më Shumë

Igor Jug, një nga të dënuarit për ngjarjet e 27 prillit 2017 në Kuvend, ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare, shkruajën mediat në gjuhën maqedonase.Jug vuante një dënim me 12 vjet burg, por ishte në ndërprerje për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore. Ai kaloi tetë vjet të jetës së tij pas hekuraveGjatë periudhës së fundit, Jug kërkonte vazhdimisht rihapjen e procesit gjyqësor, duke pretenduar se askush nga të dënuarit për 27 prillin nuk ishte terrorist dhe se vendimet gjyqësore ishin të padrejta.Për vdekjen e tij pritet një njoftim zyrtar dhe një qëndrim nga të afërmit dhe ekipi ligjor që…

Lexo më Shumë

Korporata e Investimeve Shqiptare njoftoi se investitorët privatë që duan të hyjnë në marrëdhënie partneriteti me shtetin për të zhvilluar pronat shtetërore nga ku do të përfitohet edhe një godinë e re për Bibliotekën Kombëtare kanë afat deri në 10 mars për të paraqitur projektet. Afati i mëparshëm ishte data 10 shkurt por tashmë ky afat është shtyrë me një muaj. Sipas thirrjes së shpallur në 10 janar në faqen e Korporatës, pronat që do të zhvillohen në nënprojektin e Godinës së re të Bibliotekës Kombëtare, ndodhen në rrugën “Gramoz Pashko” në afërsi të “Qytetit Studenti”, me një sipërfaqe trualli…

Lexo më Shumë

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 94.7 lekë dhe do shitet me 96 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 98.5 lekë dhe do shitet me 99.2 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 104.2 lekë dhe do shitet me 105.5 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 117.7 lekë dhe do shitet me 119 lekë.

Lexo më Shumë

Lidhur me plagosjen e shtetasit Konstandin Ziu, policia ka arritur të identifikojë autorin e kësaj ngjarje, shtetasi me iniciale J.R., 22 vjeç. Mbrëmjen e djeshme, 26 vjeçari u paraqit në spitalin e Korçës me plagë në qafë, si pasojë e sulmit me thikë nga 22 vjeçari. Një konflikt mes tyre ka bërë që dy të rinjtë të përfundonin në këtë gjendje, teksa i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori në arrati. Konstandin Ziu iu nënshtrua mbrëmjen e djeshme një ndërhyrjeje më të specializuar në Spitalin e Traumës, për shkak të plagës në pjesën e pasme të qafës. Uniformat…

Lexo më Shumë

Afërsisht 47% e popullsisë mbi 15 vjeç në Shqipëri ka arritje të ulëta arsimore dhe një pjesë tjetër 35.2% vlerësohet se kishte njohuri mesatare në vitin 2023, evidentojnë të dhënat statistikore të Fondit Europian të Trajnimeve (ETF) një njësi që operon me financime të KE-së për politika që kanë të bëjnë me kapitalin njerëzor në vendet europiane që nuk janë ende pjesë e BE-së. Vetëm një pjesë, 18.1% e popullsisë mbi 15 vjeç kishin arritje të larta arsimore. Sipas ETF-së, kjo do të thotë se gati gjysma e popullsisë së Shqipërisë mbi 15 vjeç nuk është në gjendje të lexojë…

Lexo më Shumë

Në një perspektivë të re mbi besnikërinë burra-gratë, avokatja e divorceve Kate Simonds ka ndarë disa vëzhgime intriguese mbi profesionet ku burrat duket se nuk tradhtojnë kurrë. Ajo ndau këto informacione në një video të njohur në TikTok, e cila ka kapur vëmendjen e shumë përdoruesve për shkak të natyrës së saj të diskutueshme. Kate Simonds, nga ‘Simonds Law Group’ në Arizona, thekson se këto këshilla janë të bazuara në përvojat e saj në fushën e ligjit të familjes dhe si avokate e specializuar në çështjet e divorciumit. Megjithatë, ajo e nënvizon se këto vëzhgime nuk janë shkencore, por mbështeten…

Lexo më Shumë