Duke filluar nga ora 02:00 e mëngjesit të 30 marsit, ora do të shkojë 60 minuta përpara, duke shënuar fillimin e orës verore. Ky ndryshim do të thotë që dita do të zgjasë më shumë, por një orë gjumë do të humbasë. Ora verore do të mbetet në fuqi deri të dielën e fundit të tetorit, kur akrepat do të zhvendosen sërish një orë pas. Ky sistem zbatohet në shumë vende të Evropës me qëllim kursimin e energjisë dhe shfrytëzimin më efikas të dritës natyrore. MARKETING
Author: almakos
Qeveria e ardhshme duhet të ketë agjendë të qartë në procesin e dialogut Kosovë-Serbi, thotë eurodeputeti austriak, Lukas Mandl. Kjo çështje, sipas tij, duhet të jetë prioritet për ekzekutivin dhe legjislativin e ri, pas zgjedhjeve nacionale të 9 shkurtit. Dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit është një çështje me rëndësi strategjike, e cila kërkon vëmendje dhe angazhim serioz nga qeveria e re. Mandl thekson se është thelbësore që të dy palët të sjellin propozime konkrete në tryezën ë bisedimeve. Ai shprehet: “Nëse vë diçka në tryezë, do të kesh mundësinë të kesh një fjalë në agjendë për atë që po flitet.…
Kompania e Inteligjencës Artificiale, xAI e Elon Musk ka blerë X – rrjetin social të njohur më parë si Twitter – për 33 miliardë dollarë (30 miliardë euro), duke shënuar kthesën më të fundit në konsolidimin e shpejtë të pushtetit të miliarderit. Marrëveshja e të gjitha aksioneve e shpallur të Premten kombinon dy nga kompanitë e shumta të Musk, të cilat përfshijnë gjithashtu prodhuesin e automjeteve Tesla dhe SpaceX, dhe potencialisht lehtëson aftësinë e Musk për të trajnuar modelin e tij të AI të njohur si Grok. Bëhet e ditur se Musk njoftoi transaksionin në një postim në X, duke…
Policia ka shpallur në kërkim administratorin e kompanisë që dyshohet se importoi në vend 18 ton mish pule me salmonelë. Gjithashtu është proceduar vëllai i tij, si edhe 3 inspektorë të AKU-së për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. “U kryen veprime hetimore e procedurale në lidhje me rastin e futjes në vendin tonë të një sasie produktesh ushqimore me përmbajtje të salmonelës dhe në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. G., 50 vjeç, (administratori i një kompanie private) si dhe u proceduan penalisht shtetasit: M. G., 53 vjeç (vëllai i 50-vjeçarit), G. H., 38 vjeç, S. L.,…
Gjatë këtyre ditëve debati mes Gjestit dhe Rozanës ka agravuar duke u përmendur edhe gjëra nga jashtë. Gjesti në një moment i është drejtuar Rozanës se “Ti e ke dhënë shembullin më të keq, je rrahur me femra jashtë” ani pse këto akuza Rozana i kundërshtoi kategorikisht. Me pas ka ardhur edhe reagimi i motrës së këngëtares, ku shprehet ashpër për Gjestin. “Djali më i keq që me kanë parë sytë” ishin fjalët e motrës së Rozanës, ndërsa ndjekësit kanë reaguar ashpër në komente.
Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e plagosjes me armë zjarri të 29-vjeçarit, ngjarje e ndodhur ditën e djeshme në Kamëz. Blutë informojnë se në kërkim është shpallur 23 vjeçari Emanuel Buci, si autor i plagosjes së 29-vjeçarit me iniciale M. Xh.. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së premtes rreth orës 13:55, dyshohet se për motive të dobëta. Njoftimi i policisë: Falë veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore, Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar të plagosjes me armë zjarri, të 29-vjeçarit, ngjarje e ndodhur ditën e djeshme në Kamëz. Menjëherë pas njoftimit të marrë rreth orës 13:55, ditën e djeshme,…
Një numër përdoruesish të Google Maps kanë përjetuar një humbje serioze të të dhënave të tyre të vlefshme brenda funksionit “Timeline”, i cili u mundëson të ruajnë vendet që kanë vizituar ose udhëtimet që kanë bërë. Shumë e kanë përdorur këtë veçori për të kujtuar përvoja të veçanta, si takimet e para, udhëtimet e paharrueshme ose restorantet e mira që kanë zbuluar. Fatkeqësisht, pas një përditësimi të fundit, funksioni ka hasur probleme teknike dhe shumë përdorues kanë vënë re se të dhënat e tyre janë zhdukur. Ky incident ka shkaktuar një alarm të madh mes përdoruesve, të cilët mbështeten në…
Çdo mëngjes miliarda njerëz në mbarë botën e fillojnë ditën me një filxhan kafeje. Por ky ritual i përditshëm po bëhet gjithnjë e më i shtrenjtë. Kolumbia, Brazili dhe Vietnami janë tre prodhuesit më të mëdhenj të kafesë në botë. Megjithatë prodhimi i kafesë po përballet me sfida serioze. Temperaturat e larta dhe reshjet e paqëndrueshme po ndikojnë negativisht tek bimët e kafesë. Sipas studimeve deri në vitin 2050, gjysma e tokave të përshtatshme për kultivimin e kafesë mund të zhduken. Ndryshku i gjetheve Përveç kushteve atmosferike, fermerët po luftojnë edhe me sëmundje si “La Roya”, një lloj ndryshku i gjetheve që ka…
Dy ish banorët e Big Brother Vip Albania, Sara dhe Bardhi janë shumë të përfolur në media rozë. Dyshja ka vendosur që lidhjen e tyre ta vazhdojnë edhe jashtë shtëpisë, ku edhe para ca muaj erdhi në jetë edhe vajza e tyre, Nea. Gjatë ditë së sotme Bardhi ka bërë të ditur se janë kurorëzuar me Sarën në xhami. “Une po prisja me padurim që kurorëzimi ( nikahu ) im me Sarën të bëhej ne muajin e shenjtë të Ramazanit dhe të ishte ditë e Premte ( E Xhuma ). Me ndihmën e Zotit mu realizua dëshira, vec na u…
Iftuar sot në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë ish-banori Gert Ferra, i cili së bashku me Atalanta Kërçykun kanë analizuar lojën dhe situatat në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Duke qenë se gjithçka është duke u afruar drejt fundit, dinamikat kanë ndryshuar shumë dhe secili synon finalen. Teksa po diskutonin ata u ndalën edhe tek raporti i Eglit dhe i Gjestit për të cilin aktori u shpreh se: Nuk besoj se Egli është kaq puritane sa kur doli tashmë na ka krijuar një lloj mendimi ndryshe për njeriun që do, që donte dhe që sakrifikoi gjithçka. Ka bërë…
Transporti publik në Shkup gjatë fundjavës së vazhduar, për shkak të festës së Bajramit, do të zhvillohet sipas orarit të së dielës, njoftoi sot Ndërmarrja Publike e Transportit (NQP) “Shkup”. Biletaritë dhe qendrat për personalizim do të jenë në shërbim nesër gjatë orarit të rregullt të punës. Të dielën, ato do të jenë të hapura në Qendrën e Transportit dhe në Tregun e Gjelbër. Po ashtu, të hënën, biletaritë dhe qendrat e personalizimit do të operojnë në Qendrën e Transportit, Tregun e Gjelbër, Autokomandë (Drejtoria e NQP “Shkup”) dhe në Gjorçe Petrov. Teleferiku do të funksionojë normalisht nesër dhe pasnesër…
Gjenerata Z është duke ndërruar mënyrën se si e percepton dashurinë përmes teknologjisë, dhe inteligjenca artificiale (AI) po luan një rol të rëndësishëm në këtë proces. Një studim i fundit tregon se rreth 15% e të rinjve të Gjeneratës Z (mosha 18-26 vjeç) po e përdorin inteligjencën artificiale për të planifikuar takime, ndërsa 12% e tyre kërkojnë këshilla lidhur me marrëdhëniet. Këta individë e shohin AI-në si një mjet të dobishëm për të naviguar në kompleksitetet e dashurisë moderne. Megjithatë, ishte e habitshme të zbulohej se mijëvjeçarët (mosha 29-44 vjeç) janë më të ngurtë në këtë aspekt; vetëm 9% e…

