Author: almakos

Nata e mbrëmshme ka qenë tragjike për një familje në Tetovë, ku babai 76-vjeçar ka ndërruar jetë, ndërsa djali i tij 51 vjeçar ka marrë lëndime të rënda. Ky është bilanci i tragjedisë, kur banesa e tyre ishte përfshirë nga flakët, e cila është përhapur me shpejtësi dhe….ka qenë fatale për 76-vjeçarin. Më pak pasoja ka pasur djali 51-vjeçar i viktimës. Ai ka pësuar djegie gjatë përpjekjeve për ta shuar zjarrin, ndëra me automjet të Ndihmës së Shpejtë Mjekësore është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës për ndihmë mjekësore. Ekipet e zjarrfikësve kanë qenë në terren me tre automjete. Në…

Lexo më Shumë

Ministria e Ekonomisë dhe Punës momentalisht nuk e konsideron të nevojshme që të ndërhyjnë me masa qeveritare për uljen e çmimeve të produkteve bazë ushqimore. Ministria ka bërë analizat e paralajmëruar dhe sipas tyre, çmimet kanë shënuar ulje për 0,4 përqind. Nisur nga këto rezultate, ministria do të pret që ky trend të vazhdojë, para se të vendosin që të ndërmarrin ndonjë masë. Besar Durmishi, Ministër i Ekonomisë dhe Punës “Tani për tani nuk shohim arsye që të ndërmarrin ndonjë kufizim të marzhës përfituese apo kufizim të çmimeve. E ndjekim situatën çdo ditë, jemi në komunikim me përfaqësues të Inspektoratin…

Lexo më Shumë

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka firmosur sot shkarkimin e drejtorit të IEVP Durrës, Indrit Cërloj. Vendimi vjen një ditë pas arratisjes së të paraburgosurit Altin Ndoci teksa ky i fundit ishte dërguar për kontroll mjekësor në spitalin e qytetit. Veç shkarkimit të drejtorit, Lamallari ka kërkuar nga drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, një plan të ri të vlerësimit të sigurisë dhe rishpërndarjes mbi bazën e rrezikshmërisë së të dënuarve dhe paraburgosurve në IEVP Durrës, duke konsideruar edhe transferimin në burgje të tjera të sigurisë së lartë. Pas ngjarjes së arratisjes se Altin Ndocit, mësohet se Lamallari i ka kërkuar…

Lexo më Shumë

Bilall Kasami nga koalicioni VLEN, pas takimit të liderëve në Klubin e deputetëve, tha se koalicioni i tij mbështet largimin e qeverisë teknike. Ai shpjegoi se, nëse të gjitha partitë bien dakord, qeveria teknike mund të hiqet që nga zgjedhjet e ardhshme. Nëse nuk ka pajtim, qeveria teknike do të vazhdojë për zgjedhjet e ardhshme dhe pastaj do të shfuqizohet. “Propozimi ynë ishte që, nëse bien dakord të gjitha partitë, qeveria teknike të hiqet menjëherë. Nëse nuk ka marrëveshje, edhe këto zgjedhje të bëhen me qeveri teknike, por pas tyre të mos ketë më qeveri teknike,” tha Kasami. MARKETING

Lexo më Shumë

Ish-kryepolici Shemsi Prençi deklaron se asnjë standard dhe protokoll sigurie nuk është zbatuar në rastin e shoqërimit të të paraburgosurit Altin Ndoci në spitalin e Durrësit, ndaj zinxhiri komandues dhe përgjegjës për këtë rast duhet të ishte arrestuar i gjithi në flagrancë. Ai mendon se për planin dhe realizimin e arratisjes mund të jenë paguar deri në 1 milion euro, pasi nuk është zbatuar asnjë masë sigurie, deri tek mungesa e prangave tek i paraburgosuri Ndoci, që sipas pamjeve shihet se vrapon i lirë. “Ata duhet të ishin arrestuar në flagrancë të gjithë. Unë mendoj se ata janë të implikuar…

Lexo më Shumë

Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë po vepron në përputhje me planin vjetor për veprim në kushte dimërore në qendrat rekreative dimërore Mavrovë dhe Kodra e Diellit, por edhe në të gjithë zonën që mbulon. Sipas SPB tetovë, si vitin e kaluar, ashtu edhe këtë vit në zonat e Mavrovës dhe Kodrës së Diellit vihet në përdorim rrethrrotullimi i lëvizjes së automjeteve me qëllim që të shmanget çdo lloj bllokimi i rrugës. Por, për shkak të disa shoferëve të papërgjegjshëm që nuk e respektojnë këtë rregull, vjen deri te bllokmi i plotë i qarkullimit. Gjithashtu, paraqet problem parkimi i automjeteve…

Lexo më Shumë

Për pagesën e “TVSH-ja Ime” gjithçka mbetet si deri më tani, ndërsa listat përfundimtare për pagesën e tatimit të solidaritetit janë bërë dhe do të fillojë në mars të këtij viti, informon sot ministrja e Financave Gordana Dimitrieska Koçoska. “Për pagesën e tatimit të solidaritetit janë bërë listat përfundimtare, pjesa më e madhe e kompanive u pajtuan që kthimi i tatimit të solidaritetit të jetë në dy këste, mars 2026 dhe mars 2027. Formularët janë gati, DAP-i gjithë këtë duhet ta publikojë në ueb faqen e saj në afatin më të shkurtër, ashtu që pres për afërsisht dy muaj në…

Lexo më Shumë

Ministria e Drejtësisë ka shkarkuar nga detyra drejtorin e Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale Durrës, Indrit Cërrloj, për shkak të arratisjes së të dënuarit Altin Ndoci nga Spitali Rajonal i Durrësit, ngjarje e ndodhur ditën e djeshme, më 13 janar. Po ashtu, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve më herët ka njoftuar se ka ndërmarrë masa administrative dhe ligjore, duke pezulluar të gjithë zinxhirin komandues të burgut dhe duke ndaluar disa punonjës të Policisë së Burgjeve, shërbimit shëndetësor dhe punonjës të tjerë të përfshirë në shoqërimin e Altin Ndocit në spitalin e Durrësit. Nga verifikimet paraprake rezulton se shoqërimi i…

Lexo më Shumë

Pas arratisjes së Altin Ndoci nga Spitali Rajonal Durrës, ditën e djeshme (13 janar ), Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka ndërmarrë masa të administrative dhe ligjore, duke pezulluar të gjithë zinxhirin komandues të Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale Durrës dhe duke ndaluar disa punonjës të Policisë së Burgjeve. Sipas njoftimit zyrtar, Altin Ndoci ishte i akomoduar në IEVP Durrës që prej vitit 2020, me masë sigurimi “arrest me burg”. Ai dyshohet për disa vepra të rënda penale, përfshirë vrasje në rrethana cilësuese, armëmbajtje pa leje dhe përfshirje në organizatë kriminale.  Njoftimi:  Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Spitalin…

Lexo më Shumë

Nesër dhe të premten në vend do të mbajë mot i qëndrueshëm dhe më i ngrohtë, me kushte për paraqitje të mjegullës së mëngjesit nëpër lugina, kumtoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. Gjatë ditës së nesërme temperaturat minimale do të lëvizin në interval prej -6 deri në -1 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale të ditës do të jenë nga 6 deri në 13 gradë. Sipas parashikimit të DPHM-së, gjatë fundjavës pritet vranësirë e rritur dhe reshje e përkohshme lokale e shiut, ndërsa në pjesët malore më të larta reshjet do të jenë të dëborës. Temperaturat e ditës sërish do të jenë…

Lexo më Shumë

Në Klubin e Deputetëve duhet të mbahet takim i liderëve që e inicoi kryeministri dhe kryetar i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski. Përveç Mickoskit, i cili është shoqëruar nga koordinatori i grupit të deputetëve nga VMRO-DPMNE, Nikolla Micevski, në takimin e partnerëve të koalicionit në Qeveri morën pjesë edhe sekretari i përgjithshëm i ZNAM dhe ministër i Administratës Publike Goran Minçev, si dhe kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami nga Koalicioni “Vlen”. Nga grupet opozitare të deputetëve të pranishëm janë liderët e të Majtës dhe BDI-së, Dimitar Apasiev dhe Ali Ahmeti. MARKETING

Lexo më Shumë

Një protestues 26-vjeçar iranian pritet të ekzekutohet sot për pjesëmarrjen e tij në protestat antiqeveritare që kanë tronditur Iranin. Kjo situatë ka shkaktuar një reagim të fortë nga presidenti amerikan Donald Trump, i cili i ka bërë thirrje qytetarëve të vazhdojnë protestat dhe ka premtuar se ndihma është në rrugë e sipër. Trump, në një intervistë me CBS, ka paralajmëruar se do të marrë masa shumë të ashpra nëse ekzekutimi i Erfan Soltanit realizohet. “Ne do të marrim masa shumë të ashpra. Nëse ata bëjnë diçka të tillë, ne do të reagojmë me forcë”, tha ai, duke e lidhur këtë…

Lexo më Shumë