Konkurrentët e Big Brother VIP Albania 4 si detyrë nga Vëllai i Madh kanë patur për të shkruar nga një letër për personin e zemrës. Kjo në prag të Festës së të Dashuruarve apo Shën Valentinit, i cili shënohet më 14 shkurt. Gjesti ka shkruar një letër për ish-partneren e tij. Në oborr atyre i ishte rregulluar një ambient romantik, ku edhe do të lexonin letrat. Ai shkoi në dhomë të gjumit dhe tha: “I kemi hyrë fellit. Oh Zoti i Madh, më ndihmo. Pasha Allahun, asnjë mesazh, asgjë”.
Author: almakos
Reshje dëbore kanë përfshirë zonën e Vermoshit, Bogës dhe Thethit gjatë mbrëmjes së djeshme. Raportohet se akset e Lotit 1, përfshirë rrugët Hani Hotit-Tamarë, Tamarë-Vermosh dhe Bogë -Theth, janë bllokuar nga dëbora rënë gjatë natës, e cila vijon edhe mëngjesin e sotëm Megjithatë, raportohet se rrugët janë të pastruara dhe të kriposura, duke siguruar që qarkullimi të kryhet pa asnjë problem. Autoritetet përkatëse vijojnë mbikëqyrjen dhe ndërhyrjen për të mbajtur rrugët të hapura dhe të sigurta për përdoruesit. [embedded content]
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 94.3 lekë dhe do shitet me 95.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 98.7 lekë dhe do shitet me 99.4 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 104 lekë dhe do shitet me 105 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 118.2 lekë dhe do shitet me 119.2 lekë.
Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ketë mot të paqëndrueshëm, me vranësira si dhe alternime kthjellimesh kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore nga orët e mesditës e pjesërisht pasdite. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak reshjet e herëpashershme të shiut parashikohen të jenë prezent që prej orëve të para të ditës, fillimisht në ekstremet veri-jug ku reshjet parashikohen të jenë me intensitet deri mesatar shoqëruar me shkarkesa elektrike, ndërsa në pjesën tjetër të territorit reshje me intensitet të ulët e hera-herës lokalisht mesatar. Në Alpe dhe relievet malore në lindje mbi 700-900metër. parashikohet prezencë e reshjeve të borës me intensitet të…
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka shprehur mendimin e tij lidhur me situatën politike në Kosovë, duke theksuar se e ardhmja e institucioneve varet nga përgjegjësia e partive fituese. Në një intervistë ekskluzive për televizionin T7, Hamza u shpreh se Lëvizja Vetëvendosje (LVV) kishte pritur një referendum për të provuar mbështetje më të madhe nga qytetarët në këto zgjedhje. Ai theksoi se, me numrin më të madh të votave për partitë në opozitë, qytetarët kanë komunikuar qartë se duan një ndryshim të thellë në politikën e vendit. “Partia në pushtet ka kërkuar një referendum, duke e…
Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Genta Ismajli, ka ndryshuar komplet pamjen e saj. Ajo është shfaqur së fundmi në rrjete sociale me flokë të shkurtër dhe ngjyrë të bardhë. Përveç flokëve, Genta shfaqet shumë e dobësuar. Kjo pamje ka nxitur reagimin e fansave të cilet ngren dyshimet se çfarë po ndodh me shëndetin e këngëtares.
“Sot jam për një vizitë pune në Manastir dhe realizova një takim me bujqit e këtij rajoni. Tema e bisedës ishte Programi për Mbështetje Financiare për vitin 2025,” theksoi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski nga Manastiri. “Në takim u bë një prezantim i shkurtër për risitë në Program, për subvencionet e rritura. Gjithashtu, diskutuam edhe në lidhje me politikën e tokave,” sqaroi ministri. Ministri Tripunovski, në kuadër të Programit për Mbështetje Financiare, para të pranishmëve theksoi se këtë vit ka një rritje të subvencioneve në sektorin e blegtorisë, me qëllim rritjen e fondit të bagëtive…
Policia ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen në Tiranë, pranë Rinasit, ku 34-vjeçari, Klajdi Buza, qëlloi me armë zjarri ndaj efektivëve, gjatë operacionit për arrestimin e tij. Sipas bluve, Policia e Shtetit ishte informuar për 34 vjeçarin se posedonte armë zjarri pa leje brenda strukturës së tij, ndaj dhe zhvilluan operacion për arrestimin e tij. Pasi i riu ka pikasur efektivët, hapi zjarr ndaj tyre teksa ndodhej tek subjekti i tij, plumba të cilat fatmirësisht nuk preku asnjë prej oficerëve. I riu i arrestuar nuk është emër i panjohur për drejtësinë shqiptare, pasi sipas të dhenave ai është arrestuar edhe…
Një ish-mik i Gjestit ka hedhur akuza të mëdha në drejtim të banorit të Big Brother VIP Albania. Në një rrëfim për Prive, në pjesën e promos që u publikua, ai thotë tejet fjalë të rënda për të. Në pjesën e shkurtër të ndarë dëgjohet të ketë thënë se është pa karakter dhe sadist. Gjithashtu ish-shoku thekson se ai akoma është me Diellzën, vajzën që e përmend edhe në Big Brother. “Pa karakter, është sadist. Gjesti po gënjen, se akoma është me Diellzën”, ka thënë ai. Ndonëse nuk dihet më shumë rreth kësaj, pritet të mësohen detajet e tjera në…
Analisti Dritan Hila, ka krahasuar arrestimin e Erion Veliajt me atë të komandantëve të UÇK-së, të cilët mbahen në paraburgimin e Hagës, teksa shtoi se sipas tij kreu i Bashkisë së Tiranës duhej të ndiqej i lirë. I ftuar në emisionin “Open” në News24, Hila u shpreh se “më duket një skemë e ngjashme me atë të UÇK, Vetëvendosja kur e pa që nuk po ia dilte dot PDK-së ta merrte vota, filloi akuzat. Pati një bashkëpunim të heshtur me gjykatën speciale, iu bashkëngjitën edhe akuzat e Serbisë edhe 4 komandantët janë në burg prej 4 vjetësh. Asgjë s’ka dalë…
Banka Botërore njoftoi të enjten se Bordi i Drejtorëve ekzekutivë të saj ka miratuar Programin e Dytë të Politikave për Qëndrueshmëri dhe Zhvillim të Gjelbër, me një financim prej 120 milionë dollarësh. Programi, i cili përfaqëson financimin e dytë të të serie prej dy fazazh, ka për qëllim forcimin e qëndrueshmërisë fiskale dhe nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm në Shqipëri. Sipas njoftimit të Bankës Botërore, do të jenë tre fusha kryesore reformash që do të mbështeten. Bëhet fjalë për “forcimin e hapësirave fiskale, përfshirë përmirësimin e administrimit të taksave dhe raportimit të ndërmarrjeve shtetërore mbi rreziqet e mundshme sociale dhe…
Lindon Emërllahu ka bërë debutimin me fanellën e skuadrës rumune CFR Cluj. Futbollisti kosovar, luajti në miqësoren e sotme ndaj FC Voluntari. Emërllahu ditë më parë u transferua nga skuadra e Ballkanit, për një shumë prej 800 mijë euro.

