Author: almakos

Papa Françesku është shtruar në spitalin Policlinico Agostino Gemelli të Romës, për të vijuar trajtimin për bronkitin. “Këtë mëngjes, Papa Françesku u pranua në Poliklinikën Agostino Gemelli për disa teste të nevojshme dhe për të vazhduar trajtimin për bronkitin që po zhvillohet aktualisht në një mjedis spitalor”, njoftoi zyra e shtypit e Vatikanit. Transferimi në spital mëngjesin e sotëm, të premte 14 shkurt, u bë në përfundim të seancave në Casa Santa Marta. Shtrimi i fundit në spital i Papës daton në qershor të vitit 2023, kur ai iu nënshtrua një operacioni në zorrë. Ai është rikthyer në spital edhe në…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Arben Taravari thotë se janë të gatshëm të zgjidhin çështjen e stemës dhe 20%.“Jemi të gatshëm të bisedojmë për gjithçka, për pakon e masave me të cilat do t’i zgjidhim të gjitha çështjet e mbetura nga e kaluara”, tha Taravari, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve lidhur me ndryshimin e stemës shtetërore.Taravari tha se Maqedonia është një nga shtetet e rralla postsocialiste stema e së cilës nuk është ndryshuar.“VLEN është i gatshëm të bisedojë për gjithçka. Për fat të keq, në periudhën e kaluar shumë tema të ndjeshme vihen nën…

Lexo më Shumë

Tensionet mes Gjestit dhe Eglit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania vazhdojnë të thellohen, pavarësisht përpjekjeve të saj për të rikthyer komunikimin mes tyre. Pas një letre romantike që Egli i dedikoi për Shën Valentin, duke shpresuar se do të thyente akullin mes tyre, Gjesti vazhdon të mos i flasë. Në një moment të fundit brenda shtëpisë, ai u pa duke qëndruar i vetëm në kuzhinë, kur Egli iu afrua me shpresën për të shkëmbyer disa fjalë. Megjithatë, përpjekjet e saj rezultuan të kota, pasi ai nuk i dha asnjë përgjigje. Në një përpjekje më të drejtpërdrejtë, Egli tentoi…

Lexo më Shumë

Kamëz/Finalizohet operacioni i koduar “Feedback”. Gjatë muajit shkurt 2025, dogji një automjet, tentoi të digjte një automjet tjetër dhe vodhi një monopatinë, kapet dhe vihet në pranga 32-vjeçari. 32-vjeçari, me precedent të theksuar kriminal në fushën e vjedhjes dhe fushën e narkotikëve. Sekuestrohen 2 maska, 2 jelekë multifunksionalë si ato të Policisë dhe 1 shkop bejsbolli, që i posedonte ky shtetas në banesë. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, si rezultat i veprimeve hetimore të kryera në kuadër të operacionit “Feedback”, për zbardhjen e djegies së një automjeti, kanë identifikuar, kapur dhe vënë në pranga…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih (MSC), një nga platformat më të rëndësishme ndërkombëtare për çështjet e sigurisë globale. Kjo ngjarje, e cila zhvillohet çdo vit, mbledh një gamë të gjerë liderësh botërorë, diplomatë dhe ekspertë të fushës së sigurisë për të diskutuar çështje kritike që prekin stabilitetin ndërkombëtar. Me një agjendë të ngjeshur, Gërvalla pritet të zhvillojë biseda të thella dhe të dobishme me homologët e saj nga vende të ndryshme, duke kontribuar në formimin e planeve strategjike për adresimin e krizave të ndryshme.…

Lexo më Shumë

Gjykata e Posaçme shpalli të pafajshëm Gazment Bardhin, i cili u kallëzuar penalisht në SPAK nga Edmond Sula, pas akuzave të kreut të Grupit të PD-së se ai u zgjodh në krye të Policisë së Shkodrës nga bandat. “Gykata iu referua ligjit e provave e vendosi të deklarojë të pafajshëm Gazment Bardhi duke provuar që Gazment Bardhi nuk shpif e as nuk fyen por i referohet vetëm fakteve e dokumenteve zyrtare”, u shpreh përfaqësuesi i tij ligjor. Ai u shpreh se të gjitha paditë ndaj Gazment Bardhit do të kenë të njëjtin fat, përfshirë edhe ajo e KESH. Ndërsa shtoi se “Belinda Balluku…

Lexo më Shumë

Përfaqësuesit e Odës së sapoformuar të Tregtarëve me Shumicë dhe Pakicë, kryesisht në produkte ushqimore dhe joushqimore, pije dhe duhan, do të takohen me ministrin e Ekonomisë Besar Durmishi në lidhje me Propozim-vendimin për kufizimin e marzheve për 10 për qind në tregtinë me pakicë dhe shumicë. Oda përmes një komunikate ka njoftuar se janë takuar me kryeministrin Hristijan Mickoski, i cili e ka porositur ministrin e Ekonomisë që të zhvillojë takim me ta, pas së cilës kanë paralajmëruar se do t’i publikojnë informatat për opinionin. “Sipas vendimit nga mbledhja, në të cilën kryeministri Hristijan Mickoski e ngarkoi ministrin e…

Lexo më Shumë

Në prag të Shën Valentinit, banorët e Big Brother VIP Albania kanë shkruar letra për personat e zemrës së tyre. Egli Tako i dedikoi një letër të veçantë Gjestit, duke shprehur ndjenjat e saj dhe vështirësitë që ka kaluar gjatë kohës që kanë qenë së bashku brenda shtëpisë. Pasi ajo e lexoi letrën, Gjestit i është kërkuar të lexojë të tijën por ai ka refuzuar ta bëjë këtë. Pjesë nga letra e Eglit: “Po e nis duke të të thënë se përball ke një vajzë e cila të ka dashuruar dhe po ka dashuruar fort, por e kaluara tani ka…

Lexo më Shumë

Diplomati dhe publicisti i njohur, Shaban Murati, është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm. Shaban Murati është shuar në moshën 79-vjeçare. Pas ndarjes së diplomatit të shquar nga jeta, ka reaguar djali i tij, gazetari dhe analisti Erl Murati, i cili shkruan se ceremonia mortore do të zhvillohet ditën e nesërme në në varrezat e Sharrës. “Faleminderit mjekëve dhe infermierëve të QSUNT, në veçanti Dr. Entela Bashës, të cilët u kujdesën për shëndetin e babait tim, Shaban Muratit, i cili u nda sot nga jeta. Ceremonia mortore mbahet nesër, në varrezat e Sharrës, duke nisur nga shtëpia në rrugën A. Z. Çajupi…

Lexo më Shumë

Gjykata e Apelit në Kretë ka dënuar me 11.3 vite burg një 48-vjeçar shqiptar, baba i katër fëmijëve, pasi u shpall fajtor për vjedhje, përdhunim, dhunë ndaj punonjësve të policisë dhe hyrje të paligjshme në vend. I pandehuri, shtetas shqiptar me banim në Chania, ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij, përveç vjedhjes, por nuk ka bindur gjykatën. Ai do të vuajë dënimin në burgun e Grevenës, ku mbahej që nga arrestimi i tij në 2021. iPhone zbuloi autorin e përdhunimit Çështja nisi të zbërthehej më 17 gusht 2021, kur një çift turistësh irlandezë kishin shkuar në plazhin e Platanias…

Lexo më Shumë

Konkurrentët e Big Brother VIP Albania 4 si detyrë nga Vëllai i Madh kanë patur për të shkruar nga një letër për personin e zemrës. Kjo në prag të Festës së të Dashuruarve apo Shën Valentinit, i cili shënohet më 14 shkurt. Gjesti ka shkruar një letër për ish-partneren e tij. Në oborr atyre i ishte rregulluar një ambient romantik, ku edhe do të lexonin letrat. Ai shkoi në dhomë të gjumit dhe tha: “I kemi hyrë fellit. Oh Zoti i Madh, më ndihmo. Pasha Allahun, asnjë mesazh, asgjë”.

Lexo më Shumë