Detaje të reja dalin nga aksidenti me vdekje në aksin Përrenjas-Librazhd pak pas mesnatës (15 Shkurt). 34-vjeçari Zef Sinani, i cili mbeti i plagosur rëndë, është transportuar për në Spitalin e Traumës në Tiranë për shkak të dëmtimeve të shumta dhe gjendjes kritike në të cilën ndodhet. I riu u transportua fillimisht në spitalin e Librazhdit dhe më pas në Spitalin Rajonal të Elbasanit. Ndërkohë mësohet se viktima në aksidetin tragjik, në vendin e quajtur Pishkash, është e fejuara e 34-vjeçarit. Sipas policisë shkak i aksidentit, sipas hetimit paraprak, ka qenë humbja e kotrollit të drejtimit të lëvizjes së Benz-it, ku udhëtonte Zef…
Author: almakos
Janë me dhjetëra persona që do të merren në pyetje në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur 5 ditë më parë në Gjirokastër, ku një vajzë i dha fund jetës. Gjetja e disa shënimeve të saj, në një letër dhe në një ditar të mbajtur në telefonin e saj personal, ka shtyrë prokurorinë e Gjirokastrës jo vetëm të regjistrojë procedim penal, por edhe të listojë një numër shumë të madh personash që do të merren në pyetje në lidhje me rrethanat që çuan 17- vjeçaren drejt aktit ekstrem të vetëflijimit. Sipas të dhënave që vijnë nga grupi hetimor, bëhet…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 94 lekë dhe do shitet me 95 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 98.7 lekë dhe do shitet me 99.4 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 104 lekë dhe do shitet me 105 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 118.1 lekë dhe do shitet me 119.1 lekë.
Gjatë fundjavës vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme me mot me alternime vranësirash e kthjellimesh përgjatë Ultësirës Perëndimore, sipas Shërbimit Meteorologji Ushtarak. Vranësirat do të pasohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra në veriperëndim në orët e mëngjesit e në pjesën tjetër të karakterit lokal, në jugperëndim nga orët e mesditës reshjet parashikohen të jenë të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht mesatar. Ditën e diel moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët e vranësira mesatare të cilat do të pasohen me reshje…
Në aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Përrenjas-Librazhd pak pas mesnatës (15 Shkurt). Sipas burimeve, në vendin e quajtur Pishkash, rreth orës 00:10 janë përplasur një makinë dhe një kamion me targa të Shkupit. Mjeti tip Benz, me drejtues 34-vjeçarin shtetasin Zef Sinani është përplasur me kamionin, që drejtohet nga një shtetas nga Maqedonia e Veriut. Si pasojë e aksidentit humbi jetën një grua, ndërsa ka mbetur i plagosur rëndë 34-vjeçari Zef Sinani. I plagosuri është transportuar fillimisht në spitalin e Librazhdit dhe më pas në Spitalin Rajonal të Elbasanit. Ndërsa trupi i viktimës është transportuar në morgun e Elbasanit. Paraprakisht…
Në ditën e të dashuruarve nuk ka munguar as postimi i Leonora Jakupit. Ndonëse jetën sentimentale Leonora e mbanë tejet private, por në momentet e veçanta ndanë disa detaje me ndjekësit. Ajo ka ndarë dhuratën që e mori gjatë ditës së sotme, teksa shihet një buçet me trëndafila. “My Valentine” ishte mbishkrimi i këngëtares.
“Social Top 5” është një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” në TAR që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në Instagram. Tashmë e gjithë vëmendja ka kaluar tek “Big Brother VIP 4” dhe banorët brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Le t’i hedhim një sy personazheve që kanë fituar më shumë ndjekës brenda kësaj jave… 5- Në vend të pestë për këtë javë kemi Gerta Gixharin. Gazetarja ka…
Në vitin 2002, ajo u kurorëzua “Miss Kosova”, duke e vendosur emrin e saj në skenën publike. Drenusha ka qenë pjesë e edicionit të tretë të “Big Brother VIP Kosova”, ku përfshirja e saj ka tërhequr vëmendje mediatike. Gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother”, ajo u përball me ish-bashkëshortin e saj, Atilla Kardesh, një ngjarje që u diskutua gjerësisht në media. Pas daljes nga programi, Drenusha ka reaguar në rrjetet sociale, duke ndarë përvojat dhe mendimet e saj me ndjekësit. Nuk ka folur se e ka gjetur dashurinë, ama sot për Shën Valentin ka publikuar fotografi joshëse. Në mbishkrim…
Kanceri nuk bën dallime moshe, dhe fëmijët po preken gjithnjë e më shumë nga kjo sëmundje. Një shembull i tillë është Esila Xhaferi, e cila, vetëm 10 vjeç, është diagnostikuar me kancer. Për të pasur mundësi të shërohet, ajo ka nevojë për trajtim urgjent në Turqi, por familja e saj nuk ka mundësi ta mbulojë koston e trajtimit, e cila arrin në 40 mijë euro. Nga familja bëjnë apel për ndihmën e çdokujt që mund të kontribuojë në këtë betejë për jetën. MARKETING
Në emisionin ‘Big Brother Radio’, i ftuar ishte Gjesti, nën moderimin e Valbonës. Diskutimi u fokusua te deklaratat e Xhenetës, e cila në një klip të transmetuar më herët kishte thënë se po e priste Gjestin jashtë, por ishte habitur kur e pa atë në Big Brother VIP Albania. Valbona e pyeti Gjestin: “Të ndalojmë pak te ajo që keni thënë, se nuk keni qenë në dijeni se vajza jashtë po të priste. Më tutje ajo shtoi: Ajo tha se ti do ta prisje dhe është habitur kur të ka parë në Big Brother VIP Albania.” Gjesti u përgjigj: “Po,…
Ambasada e Prishtinës në Tiranë ka organizuar pritje me rastin e Pavarësisë së Kosovës, ku i ftuar ishte edhe presidenti i Republikës Bajram Begaj, i cili ndau mesazhin e tij. Begaj e nisi fjalën duke i uruar pavarësinë Kosovës, ndërsa tha se e fitoi “përmes rezistencës paqësore të burrave të mençur, si Ibrahim Rugova lider dhe President historik i Kosovës, Adem Demaçit dhe luftës heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në përballje me një regjim kriminal të ish- Jugosllavisë”. Begaj komentoi edhe ndërhyrjen e NATO-s, duke thënë se është shembulli unik i reagimit dhe suksesi në mbrojtje të humanizmit dhe…
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë kryesisht të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është i matur. Në vendkalimet kufitare nga ana e vendit tonë nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizmit të vendosur rrugor dhe drejtim të kujdesshëm me automjetet, posaçërisht nëpër gryka malore, lugina lumenjsh, ku ka mundësi për paarqitje të shembjeve. “Kjo posaçërisht u rreferohet akseve Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë”, thekson LAMM. …

