Deputetja e koalicionit VLEN, Imërlie Saliu, ka reaguar për votimin e Maqedonisë së Veriut në OKB kundër rezolutës për palestinezët.
Ajo thotë se veprimi i till është zhgënjyes dhe shpërfill të drejtën e vetëvendosjes për t’i dhënë fund pushtimit izraelit.
“Votimi i Maqedonisë së Veriut në Mars të këtij viti kundër rezolutës së OKB-së për të drejtat e palestinezëve është zhgënjyes.
Duke u rreshtuar kundër shumicës dërrmuese, vendi ynë duket se shpërfill të drejtën e vetëvendosjes dhe nevojën për t’i dhënë fund pushtimit izraelit.
UNË si DEPUTETE e Kuvendit të RMV distancohem nga një vendim i tillë i RMV për mbështetjen e gjenocidit, votimin kundër e shohë si shqetësim serioz në qëndrimin e vendit tonë ndaj drejtësisë ndërkombëtare dhe të drejtave të njeriut
Qeveria duhet të shpjegojë këtë votim të paprecedentë dhe të rishqyrtojë pozicionin e saj”, ka shkruar deputetja Saliu.
Data 14.07.2026
Aktuale
- Ministria e Financave: Qeveria ka miratuar strategjinë për luftën kundër mashtrimeve dhe mbrojtjen e interesave financiare të BE-së për periudhën 2026 – 2030
- Propaganda e Qeverisë kundër protestës, “Prestige Resort” u shemb në pikun e sezonit turistik/ Robert Aliaj: Rama si Enveri, ia kaloi edhe Ramizit
- Nga klasikët te hitet moderne, 10 këngët që kanë fituar më shumë para në histori
- Revolucioni në neurokirurgji: QKUK implementon teknikën moderne të neuroendoskopisë
- Murrizi kritik me Berishën: Nuk e do PD-në fituese nëse urren njerëzit që kanë vota
- (VIDEO) Stoilkoviq kritikohet gjerësisht për gjuhën fyese ndaj deputetes Pasholli
- Bajrami reagon pas publikimit të gjendjes në Pediatri: Shëndetësia është në alarm
- Shpëtohen 9 turistë të huaj në Himarë dhe Ksamil, rrezikonin të mbyteshin në det



