Author: almakos

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë ka përfunduar në tetë komuna, duke shënuar një hap të rëndësishëm në procesin zgjedhor. Deritash, KQZ ka numëruar 876 vendvotime nga gjithsej 2,533, një proces i cili është në vazhdim e sipër në shumë komuna të tjera. Të dhënat e fundit tregojnë një angazhim të lartë për të siguruar transparencën dhe saktësinë e numërimit. “Sipas të dhënave të pranuara nga Qendrat Komunale të Numërimit, deri më 14 shkurt 2025, 876 vendvotime janë përfunduar nga një total prej 2,533,” tha KQZ në një njoftim të saj.…

Lexo më Shumë

Gazetaren Ilnisa Agolli, edhe pse nuk ka kaluar shumë kohë nga ndarja me moderatorin Meriton Mjekiqi, duket se Shën Valentini nuk e ka gjetur vetëm. Ajo ka postuar disa foto në Instagram e saj, teksa shfaqet e rrethuar me tullumbace me zemra, lule në duar, çokollata, dhe një arush. Edhe pse nuk e ka bërë të ditur për ndjekësit se nga kush i ka marrë këto dhurata në ditën e të dashuruarve, duket se Ilnisa pas ndarjes nga Meritoni, ka një tjetër mashkull në krah. “Të zgjasë sa të dojë”, ka shkruar gazetarja, që duket më shumë si thumb për…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski, i cili e udhëheq delegacionin qeveritar në Konferencën e Sigurisë në Mynih, pritet gjatë kohës së forumit të takohet me kryesuesin e Konferencës së Mynihut, ambasadorin Kristof Hojgens, me kryeministrin kroat Andrej Plenkoviq, si dhe me liderë të tjerë politikë. Siç kumtuan nga shërbimi për shtyp i qeverisë, kryeministri i Qeverisë së Maqedonisë, Mickoski, do të jetë folës dhe do të marrë pjesë në ngjarjen përfundimtare të përmbylljes së konferencës kushtuar negociatave për anëtarësim në BE në Ballkanin Perëndimor, si dhe në panel diskutimin e Forin Polisi, ku do të flasë për gjeopolitikën, sigurinë energjetike dhe rolin…

Lexo më Shumë

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe dërgoi në gjyq autorin e dyshuar të dhunimit të gazetarit Gjergj Zefi. Autori me iniciale R.B., dyshohet për veprën penale ‘Goditje për shkak të detyrës’. “Në kuadër të hetimeve të kryera në kuadër të procedimit penal nr.6833, Prokuroria e Tiranës arriti në përfundim se shtetasi R.B. në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar kanë kryer veprën penale në fjalë ndaj shtetasit, Gj.Z. administrator i portalit online ‘Pamfleti’,”- informon organi i akuzës. Në dosje thuhet se gazetari ishte paraqitur në Spitalin e Traimës pasi goditur nga pas. Në deklarimet e dhënë është shprehur se…

Lexo më Shumë

Pas ngjarjes tragjike në Gjirokastër, ku një 17-vjeçare i dha fund jetës pasi dyshohet se bullizohej për shkak se ishte e varfër, Bashkia e qytetit ka vendosur t’i japë familjes së saj një ndihmë financiare prej 3 milionë lekësh të vjetra. Vendimi u mor gjatë një mbledhjeje jashtë radhe, ditën e djeshme, ku anëtarët e këshillit bashkiak votuan unanimisht në mbështetje të familjes së vajzës. Gjatë mbledhjes, anëtarët e Këshillit Bashkiak mbajtën një minutë heshtje në shenjë respekti për vdekjen tragjike të adoleshentes. Ky vendim u mor në solidaritet me familjen e saj dhe në njohje të situatës së vështirë…

Lexo më Shumë

Sipas të dhënave të fundit nga Enti Shtetëror i Statistikave, çmimet kanë shënuar një rritje prej 5.2%, ndërsa krahasuar me janarin e vitit 2024, kostoja e jetesës ka ulet vetëm me 4.9%, njofton LSDM. Kjo statistikë, sipas partisë, pasqyron paaftësinë e Qeverisë së Mickoskit në përballimin e sfidave ekonomike. Në vetëm tetë muaj, qytetarët janë përballur me një kolaps financiar. Çmimet e produkteve dhe shërbimeve ushqimore janë rritur jashtë kontrollit, ndërsa faturat e energjisë elektrike janë ngritur po ashtu. Ngrohja është më e shtrenjtë dhe pagat janë ngelur, duke i vështirësuar jetesën e qytetarëve. “Familjet janë të përfshira në një…

Lexo më Shumë

Pas një periudhe të gjatë injorimi nga Gjesti, Egli nuk ka mundur më të mbajë përbrenda pakënaqësinë e saj. Ajo i ka shprehur hapur ndjesitë dhe shqetësimet e saj, duke e ndjekur pas dhe duke e lutur që t’i fliste. Egli u shpreh e lënduar nga sjellja e tij, duke thënë: “Unë thjesht nuk dua që të ndodhë kjo që ka ndodhur. Ti mua më shpërfill totalisht. Nuk rri dot në këtë shtëpi nëse me ty jam ashtu, nuk rri dot. Më tutje ajo tha: “Më ndikon totalisht jashtë loje, më ndikon emocionalisht, nuk kam asnjë të vërtetë këtu përveç…

Lexo më Shumë

Pas një periudhe të gjatë distancimi dhe injorimi të dukshëm nga ana e Gjesti, mbrëmja e djeshme solli një moment të papritur mes tij dhe Eglit. Dyshja u shtrinë në shtrat dhe, për herë të parë pas kësaj periudhe ftohjeje, patën një bisedë së bashku. Gjatë bisedës, Gjesti nuk kurseu fjalët e ashpra ndaj Xhenetës, duke shprehur hapur zhgënjimin e tij për të. Ai e akuzoi atë për mungesë ndjenjash dhe sinqeriteti, duke thënë: “Asaj nuk ia ka ni kurrë brenda për mua, e po ia nin jashtë, interesant. Ia njoh shumë mirë edhe ata lot. Nuk më ka rënë…

Lexo më Shumë

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka reaguar pas një shkrese të SPAK dhe GJKKO se nuk u morën masa gjatë protestës së zhvilluar në mbështjetje të Erion Veliajt teksa kryebashkiaku u paraqit në gjyq për rivlerësimin e masës së sigurisë “arrest me burg” më 12 Shkurt. Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë: Lidhur me shkresën e përcjellë dhe të bërë publike, nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për situatën e datës 12.02.2025, rreth godinës së Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Drejtoria Vendore e Policisë së…

Lexo më Shumë

Kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës shpalli një vendim të rëndësishëm të enjten, kur njoftoi se do të bojkotojë bashkëpunimin me Qeverinë për festimin e 17-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe 27-vjetorin e Epopesë së UÇK-së. Reagimi ndaj këtij vendimi erdhi shpejt nga ish-kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, i cili paralajmëroi se ky nuk është momenti për t’u larguar nga festimet, duke e theksuar domosdoshmërinë e bashkimit në këto ditë të shënuara. “Kur erdhi dita për t’i dalë zot atdheut, bijtë dhe bijat e Kosovës iu përgjigjën kushtrimit pa hezitim, duke lënë…

Lexo më Shumë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë ka përfunduar në pesë komuna, ndërsa vazhdon me intensitet në 29 të tjera. Procesi i numërimit ka përfunduar me sukses në komunat Hani i Elezit, Shtërpcë, Partesh, Ranillug dhe Junik, sipas një komunikate të lëshuar nga KQZ-ja ditën e premte. Numërimi ka nisur me një kalendar të paracaktuar që synon transparencën dhe rregullshmërinë e procesit: komuna e Prishtinës, bashkë me Lipjanin, Obiliqin dhe Parteshin, do të kenë rezultatet e numëruara më 11 shkurt 2025. Pas tyre, më 12 shkurt do të përfshihen komunat…

Lexo më Shumë

Detaje të reja dalin nga aksidenti me vdekje në aksin Përrenjas-Librazhd pak pas mesnatës (15 Shkurt).  34-vjeçari Zef Sinani, i cili mbeti i plagosur rëndë, është transportuar për në Spitalin e Traumës në Tiranë për shkak të dëmtimeve të shumta dhe gjendjes kritike në të cilën ndodhet. I riu u transportua fillimisht në spitalin e Librazhdit dhe më pas në Spitalin Rajonal të Elbasanit. Ndërkohë mësohet se viktima në aksidetin tragjik, në vendin e quajtur Pishkash, është e fejuara e 34-vjeçarit. Sipas policisë shkak i aksidentit, sipas hetimit paraprak, ka qenë humbja e kotrollit të drejtimit të lëvizjes së Benz-it, ku udhëtonte Zef…

Lexo më Shumë