Author: almakos

Një përleshje fizike ka ndodhur mes analistit Ilir Demaliaj dhe ish-deputetit Kujtim Gjuzi. Ka qenë analisti që ka goditur me shkelm aleatin PD në koalicionin “Shqipëria Madhështore”, ndërsa shihet një person i tretë që tenton t’i ndajë. Ende nuk dihet arsyeja e konfliktit mes tyre, por sipas Demaliaj, Gjuzi ka qenë ai që e ka ngacuar në rrjete sociale dhe i ka përmendur familjen. “Më ka ngacmuar me shkrime në FB, duke më përmendur familjen time. Dhe i kërkova arsyen pse shkruan kundër familjes kur u hasëm, dhe ndaj agravoi situata”, është shprehur Demaliaj. Kurse kryetari i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi,…

Lexo më Shumë

Çmimet e banesave në tremujorin e parë të këtij viti janë rritur për 7,2 për qind në nivel tremujor, ndërsa për 19,4 për qind në vit në nivel vjetor, sipas Indeksit të çmimeve të banesave të Bankës Popullore. Në tremujorin e parë të vitit të kaluar, çmimet e banesave shënuan një rritje vjetore prej 4,7 për qind dhe një rënie tremujore prej 0,8 për qind, që ishte rënia e parë minimale tremujore pas një periudhë të gjatë që nga rënia e fundit prej një për qind në tremujorin e tretë të vitit 2020. Në tremujorin e dytë të vitit 2024,…

Lexo më Shumë

Big Brother VIP Albania 4 po shkon drejt fundit, marrë parasysh që kanë ngelur vetëm edhe pak ditë deri në finale . Dy finalistët e përzgjedhur janë Rozana Radi dhe Laert Vasili, ndërkohë që ka edhe dy vende të lira. Pas spektaklit të së martës, Gjesti dhe Egli Tako kanë qënë bashkë në ambientet e jashtme të shtëpisë, derisa banori i kërkoi që të bëjnë një plan. Këngëtari pejan theksoi se duhet të bëjnë një ‘luftë’, për të shfrytëzuar edhe një shans që iu ka mbetur. “Duhet të bëjmë një luftë, edhe një herë. E fundit. Është shans i fundit…

Lexo më Shumë

Finalistja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu vazhdon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale. Duke treguar se është rikthyer në vendin qe krijoj një karrierë siç është Suedia. Xheneta shumë herë ka treguar se Suedia sjell shumë kujtime të bukura për të, pasi i kaloi me personat e zemrës. E sot ajo është rikthyer duke ndarë pamje nga shtëpia e saj, shkruan Kosovarja.

Lexo më Shumë

Drejtuesi politik i PD-së në Qarkun Fier, Gazment Bardhi, gjatë prezantimit të kandidatëve për deputetë në Lushnjë, është shprehur se ekipi i tyre është si nata me ditën në krahasim me PS. Bardhi përmendi Belinda Ballukun, kundërshtaren e tij politike në këtë qark, duke thënë se është “simboli më domethënës të korrupsionit. Njeriu i fryrë nga arroganca e pushtetit 12-vjecar.” Bardhi: Përballë kemi Belinda Ballukut, simbolin më domethënës të korrupsionit. Njeriun e fryrë nga arroganca e pushtetit 12-vjecar. Kemi njeriun që me paratë e pista mendon se do të blejë dinjitetin e lushnjarëve dhe qytetarëve të qarkut të Fierit. Kemi njeriun…

Lexo më Shumë

Spektakli i së martës në Big Brother VIP Albania 4 ka qenë me përplot surpriza. Dy finalistët tani të shpallur janë Rozana Radi dhe Laert Vasili, gjersa dy të tjerë do të zgjedhen të shtunën. Ndërkaq katër banorë të tjerë do të largohen përfundimisht nga gara dhe çmimi i madh prej 100 mijë eurosh. Pas spektaklit, Egli Tako dhe Gjesti janë larguar nga pjesa tjetër e shtëpisë për të qëndruar në saunë. Në një moment ka hyrë Joz Marku, i cili nuk i ka lënë të qetë duke hedhur batuta me ta. Këngëtari pejan i kërkoi që të dilte jashtë…

Lexo më Shumë

Demokratja Ina Zhupa denoncon PS-në për krim elektoral. Përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, Zhupa ka sjell rastin e “asfalteve elektorale” në lagjet nr1 dhe nr 2 në Sarandë. “Shfaqja e drejtuesit politik të Partisë Socialiste, Bledar Çuçi, krah kryetarit të Bashkisë Sarandë, Oltion Çaçi për inspektimin e ” asfaltit elektoral” që po hidhet në lagjet nr. 1 dhe nr. 2, të Sarandës është dëshmi e qartë e krimit elektoral”, shkruan Zhupa në Facebook. Demokratja thekson se “Kodi Penal sanksionon se përdorimi i burimeve financiare dhe njerëzore, me qëllim favorizimin e një partie politike apo kandidati në…

Lexo më Shumë

Në një intervistë të fundit për KosovaPress, ish-ambasadori holandez në Kosovë, Robert Bosch, ka hedhur dritë mbi procesin e Gjykatës Speciale për UÇK-në, duke shprehur shqetësim për zgjatjen e gjykimit dhe legjitimitetin e tij. Robert Bosch, që ka ndjekur ngjarjet për disa vite, shpreh habi për kohën e gjatë që ka zgjatur faza para-gjyqësore. “Nuk e prisja që të zgjaste kaq shumë, veçanërisht faza para-gjyqësore. Jam i bindur se kjo po ndodh sepse është në interesin e njerëzve që paguhen për këtë proces,” shprehet ai. Kritikat e Bosch për funksionimin e Gjykatës Speciale janë të qarta. Ai thekson se ish-presidenti…

Lexo më Shumë

Presidenti francez Emanuel Macron do të jetë në Tiranë në muajin maj, në vizitën e dytë zyrtare në Shqipëri që korrespondon edhe me Samitin e Komunitetit Politik Europian të 16 Majit. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Jashtëm, Igli Hasani, gjatë takimit me Benjamin Haddad, ministër i Deleguar për Evropën. Gjatë takimit, të dyja palët kanë nënvizuar angazhimin e përbashkët për integrimin evropian, intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik dhe ruajtjen e stabilitetit rajonal. Sipas Ministrit Hasani, vizita e Haddad është reflektim i marrëdhënieve të veçanta, të shëndosha dhe shumëdimensionale të ndërtuara mes Shqipërisë dhe Francës mike. “Mbështetja e palëkundur…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike ka kërkuar paraburgim për dy të dyshuarit në rastit me mitmarrje në Spitalin e Geriatrisë, të cilët po hetohen për kryerjen e veprave penale – Marrje ryshfeti dhe ndihmë në kryerjen e kësaj vepre penale. Sipas detajeve që ka dhënë prokuroria për këtë rast, i dyshuari i parë është drejtori i spitalit, Muhsin Arifi, i cili ka kërkuar 100.000 euro ryshfet për shtrimin e një pacienti në shpital.  Dyshoht se Arifi, në periudhën nga 19 mars 2025 deri më 08 prill 2025, në disa raste ka kërkuar drejtpërdrejt përfitim material të konsiderueshëm që të pranojë në spital…

Lexo më Shumë

Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj sot po feston ditëlindjen e saj të 32-të. Ajo ka mbushur plotë 32 vite jetë, duke vazhduar të mbajë një vend të veçantë në zemrat e adhuruesve të saj. Xhensila, një emër i dashur për publikun shqiptar, ka arritur të shndërrohet në një ikonë të muzikës moderne. Me një karrierë të suksesshme dhe hite që kanë pushtuar mbalancat muzikore, ajo vazhdon të jetë një frymëzim për shumë artistë të rinj. Ditën e sotme, ajo ka ndarë momente të veçanta me fansat e saj në Instagram, duke postuar fotografi dhe video nga festa e ditëlindjes. Xhensila…

Lexo më Shumë

SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim në GJKKO çështjen e 4 ish-zyrtarëve të implikuar në ushtrimin e ndikimit të paligjshëm në zgjedhjet e 2019-ës. Katër persona janë të pandehur në këtë çështje për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë: Dritan Stoka, Agim Osma, Alqi Hajdini dhe Ylli Baruti. Ata akuzohen për veprat penale të korrupsionit aktiv dhe pasiv, si dhe ushtrimi të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të vitit 2019. Dritan Stoka dhe Agim Osma kanë kërkuar që persona të ndryshëm të përgatitin lista zgjedhësish dhe të ushtrojnë…

Lexo më Shumë