Author: almakos

E ngarkuara me Punë e SHBA-së, Nancy VanHorn, e cila ndodhej në një aktivitet për promovimin e teknologjisë amerikane të komunikimit, deklaroi se “siç ka thënë Presidenti Trump, siguria ekonomike është siguri kombëtare”, duke theksuar se ky parim është veçanërisht i rëndësishëm për sigurinë publike dhe infrastrukturën kritike. Ajo nënvizoi se teknologjia që zgjedhin shtetet ndikon drejtpërdrejt në qëndrueshmërinë, sovranitetin dhe sigurinë e qytetarëve, gjatë një aktiviteti për promovimin e teknologjisë amerikane të komunikimit. [embedded content] Postimi i Ambasadës së SHBA: “Siç ka thënë Presidenti Trump, ‘siguria ekonomike është siguri kombëtare.’ Ky parim është veçanërisht i rëndësishëm në sigurinë publike…

Lexo më Shumë

Gjykata e Posaçme ka pushuar kallëzimin penal dhe çështjen e ngritur me padinë për shpifje nga deputeti socialist Agron Malaj, ndaj kolegut të tij demokrat, nga i njëjti qark i Dibrës, për shpifje. Mziu ka fituar gjyqin dhe vendimi është dhënë sot nga gjyqtarja Irena Gjoka, e cila ka evidentuar dy nga shkaqet për këtë rast: mosparaqitjen e Malajt dhe prezenca e një avokati pa shkaqe të arsyeshme. Sipas dosjes, Agron Malaj me datë 5 qershor 2025, rreth një muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit kur ishin zgjedhur deputetë, ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën për gjykimin e çështjes penale me të…

Lexo më Shumë

U zhvillua sot në Gjykatën e Posaçme seanca e radhës për dosjen e Koncesionit të Sterilizimit, ku i pandehur i mëvetësishëm është ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili ka kërkuar proces të zakonshëm. Sot u dëgjua edhe përgjigja e Drejtorisë së Burgjeve për kërkesën që ish-zyrtari i lartë socialist, i arrestuar prej dy vitesh, u ka bërë SPAK dhe Burgjeve, që ta lexojë dosjen në qeli e t’i mundësohet një kompjuter. Por përgjigja e lexuar sot nga Burgjet ishte mohuese, sepse “nuk disponohet infrastruktura e nevojshme”. “Nuk kemi infrastrukturën e nevojshme që të lidhim kompjuterin pa internet për kërkuesin”,…

Lexo më Shumë

Gjatë javës së dytë të janarit, përkatësisht nga 5 deri më 11 janar, përgjegjësit në Institutin e Shëndetit Publik (ISHP) regjistruan 2.322 persona të infektuar me grip dhe sëmundje të ngjashme me gripin, informoi sot epidemiologu Dragan Koçinsk. “Kjo është 36.4 përqind më shumë se java e kaluar. Nëse e krahasojmë me të njëjtën javë të sezonit të kaluar, kemi rritje prej 2.2 herë, ndërsa nëse e krahasojmë me mesataren, kemi nrritje prej 31 përqind. Jemi në një nivel aktiviteti mesatar të virusit të gripit. Numri më i madh i të infektuarve janë të moshës 15 deri në 64 vjeç,…

Lexo më Shumë

Sot, 25 vjet pas vrasjes së Zeljko Raznatoviç, i njohur si Arkani, historia e tij vazhdon të ngjallë debate dhe reflektime të thella mbi dhunën dhe pasojat e saj në Ballkan. Çfarë e bëri këtë figurë të tillë të kontestuar dhe të frikshme për shumë, dhe si ndodhi që një ngjarje e tillë të shënonte një kapitull të errët në historinë e Serbisë? Vrasja e Arkanit ndodhi më 15 janar 2000, në hollin e hotelit Intercontinental në Beograd, ku ai u qëllua për vdekje nga një grup i armatosur. Ngjarja, e cila ndodhi rreth mesditës, ishte një përplasje e paparashikuar…

Lexo më Shumë

Gazetarja Klodiana Lala shpjegoi sot tensionet në seancën e radhës të dosjes së bujshme “Plumbi i artë” në GJKKO, ku dështoi për shkak të mungesës së një prej të pandehurve, Altin Ndocit, që u arratis dy ditë më parë nga spitali i Durrësit, ku ishte dërguar për mjekim. Aktualisht avokatët kanë kërkuar ndërprerjen, sepse klienti nuk mund të përfaqësohej pa qenë prezent dhe përplasjet kanë qenë të forta, deri edhe në ironi. GJKKO ka vendosur në këtë situatë që t’i dërgojë shkresë Policisë së Shtetit për të sqaruar statusin e Altin Ndocit, për arratisjen dhe nëse ëhstë në kërkim. “Altin…

Lexo më Shumë

Anëtarët e sapozgjedhur të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Suzana Joshevska-Anastasovska dhe Arlinda Kadri-Shahinoviq, sot në Kuvend realizuan betimin solemne para kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi. Avokatja Suzana Joshevska-Anastasovska, së bashku me profesoreshën Arlinda Kadri-Shahinoviq, përpara dy ditësh në Kuvend u zgjodhën si anëtare të Këshillit Gjyqësor me propozim të presidentes Gordana Siljanovska-Davkova. Këshilli Gjyqësor përbëhet nga 15 anëtarë, prej të cilëve tetë zgjidhen nga radhët e gjyqtarëve, tre zgjidhen nga Kuvendi dhe dy anëtarë janë me propozim të presidentit të shtetit. Anëtarë, pa të drejtë vote, janë gjithashtu kryetari i Gjykatës Supreme dhe ministri i drejtësisë.…

Lexo më Shumë

Prokuroria e Posaçme kudër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka kërkuar burgim të përjetshëm për Altin Hajrin, i cili po gjykohet në mungesë pasi ndodhet në arrati në lidhje me rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës. Gazetarja Klodiana Lala raporton se seanca gjyqësore është shtyrë, pasi avokati i Hajrit kërkoi kohë për të përgatitur konkluzionet përfundimtare. Prokuroria e Posaçme paraqiti provat në lidhje me Altin Hajrit, ku thuhet se ai ka qenë në dijeni të rrëmbimit të Jan Prengës sepse nga kqyrja e pamjeve filmike, ai ndodhje në kompeksin “Golden” në momentin që ka ardhur trupi i tij dhe madje…

Lexo më Shumë

Duhet të ketë mbështetje për çdo ligj që mbron shëndetin e qytetarëve, deklaroi sot zëvendësministri i Ekonomisë dhe Punës, Marjan Risteski, i cili mori pjesë në një aktivitet në Komunën e Kisella Vodës. Ai u pyet nëse është planifikuar një takim me hotelierët në lidhje me ligjin e paralajmëruar kundër pirjes së duhanit. “Ligji i ri për duhanpirjen që po shpallet është nën kompetencë të Ministrisë së Shëndetësisë, jo të Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës. Sigurisht, do të ketë takime me hotelierët dhe të gjithë në mënyrë që të njihen, para së gjithash nga Ministria për ligjin e ri. Unë…

Lexo më Shumë

Janë bërë publik emrat e të burgosurve të cilët u transferuan një ditë më parë nga burgu i Durrësit drejt IEVP në Peqin dhe Fier. Emrat janë siguruar nga gazetarja Klodiana Lala, ku mes tyre është emri i Lulzim Berishës, Astrit Avdylit apo edhe Enea Kumës, vëllai i deputetit të PS Loer Kume. Ky transferim që u bë nën masa të rrepta sigurie u ndërmor pas arratisjes nga spitali i Durrësit i Altin Ndocit, i cili ndodhej në qelitë e paraburgimit, por kishte shkuar në spital për t’u vizituar. Emrat e të burgosurve që u transferuan  1- Agim Gjini –…

Lexo më Shumë

Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, nënshkroi sot urdhër për të kufizuar qasjen nëueb-faqet dhe aplikacionet e internetit të paligjshme përmes rrjeteve publike të komunikimit elektronik, në rastet e lojërave të paligjshme të fatit. “Urdhri i fundit mbulon edhe 33 faqe interneti të paligjshme, që do të thotë se numri i përgjithshëm i faqeve të internetit të paligjshme të mbuluara (të ndaluara) deri më tani është 307. Urdhri i është dorëzuar Agjencisë për Komunikime Elektronike, e cila është e detyruar ta dorëzojë atë te operatorët e rrjeteve të komunikimit elektronik për zbatim brenda pesë ditëve”, njofton Ministria e Transformimit Digjital. MARKETING

Lexo më Shumë