Author: almakos

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë një të vdekur dhe tre të plagosur është shënuar mbrëmjen e së enjtes (15 janar) në Durrës. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:15, në zonën e urës së Dajlanit, në lagjen nr. 4, një automjet ka rënë nga mbikalimi. Makina qe ra nga ura e Dajlanit Sipas informacionit paraprak, automjeti drejtohej nga shtetasi A. Xh., 26 vjeç, banues në Fier. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën pasagjerja, shtetasja V. G., 18 vjeçe. Nga aksidenti janë dëmtuar gjithashtu drejtuesi i automjetit, A. Xh., si dhe dy këmbësorë, shtetasit T. T., 33…

Lexo më Shumë

Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. “Sot rreth orës 19:30, kemi pranuar informatën se në rrugën Komoran–Carralevë ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar pesë persona, njëri nga të cilët ka vdekur”, konfirmoi ajo. Ahmeti tha se vdekja e viktimës…

Lexo më Shumë

Gjashtë vite pas vrasjes brutale të ish snajperistit kurd Hemaëand Ali Hussain në Hartlepool, autoritetet britanike kanë ngritur akuza ndaj një personi tjetër në lidhje me këtë çështje. Bëhet fjalë për një 40-vjeçar shqiptar, i cili u arrestua në dhjetor të vitit të kaluar në Bruksel. Shqiptari Sajmir Dodoveci u arrestua më 23 dhjetor në një stacion treni në Bruksel si pjesë e një hetimi të përbashkët mes Policisë së Cleveland, Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA) dhe partnerëve ndërkombëtarë. Ai u ekstradua këtë javë në Mbretërinë e Bashkuar. Ai akuzohet për vrasjen e 32-vjeçarit Hussain, i cili u qëllua për…

Lexo më Shumë

Aksioni i fundit policor në Zubin Potok ka zbuluar një rrjet të organizuar bixhozi të paligjshëm, duke shënuar një moment të rëndësishëm në luftën kundër krimit të organizuar në Kosovë. Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani, ka dhënë detaje të rëndësishme lidhur me këtë operacion. Ai theksoi se policia ka ndërmarrë veprime të shpejta pas marrjes së informacioneve për aktivitetet e paligjshme që zhvilloheshin në disa lokale të qytetit. Operacioni u realizua më 15 janar 2026, kur njësia e hetimeve e Stacionit Policor Zubin Potok mori informacione të besueshme për organizimin e skemave…

Lexo më Shumë

EMISIONI VETTING Në maj të vitit 2020, Këshilli i Ministrave miratoi “Dokumentin e Politikave Strategjike dhe Planin Kombëtar për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve 2020-2035”. Ky plan sipas qeverisë, do të jetë dokumenti kryesor planifikues në fushën e menaxhimit të mbetjeve bashkiake, jo-bashkiake dhe të rrezikshme në Shqipëri, duke mbuluar periudhën kohore prej 15 vitesh. Parashikimet e tyre përfshijnë konceptin “zero mbetje”, në mënyrë që mbetjet të grumbullohen dhe të trajtohen si lëndë të para. Po ashtu, supozohet se ky dokument do të ndihmojë Shqipërinë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian, duke përmbushur çdo detyrim. Përgjegjësia e realizimit të këtyre…

Lexo më Shumë

Pas dorëheqjes së Shkëlqim Hajdarit, Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që përcakton rregullat dhe procedurat për përzgjedhjen, emërimin, vlerësimin, disiplinën dhe shkarkimin nga detyra të Inspektorit të Përgjithshëm. Vendimi është marrë me propozim të ministrit të Ekonomisë dhe Inovacionit dhe bazohet në ligjin “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”. Sipas vendimit, përcaktohen kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët për këtë funksion, procedura e aplikimit dhe e përzgjedhjes, mënyra e vlerësimit të performancës në punë, si dhe hapat që ndiqen në rastet e masave disiplinore, lirimit apo shkarkimit nga detyra. Inspektori i Përgjithshëm do të emërohet dhe…

Lexo më Shumë

Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Apelit të GJKKO-së për ish kryeprokurorin e Vlorës, Aurel Zarka në lidhje me dosjen e “Toyota Yaris”, duke e rikthyer çështjen për rigjykim me një trupë tjetër gjykuese. Vendimi i Apelit të Posaçëm ishte ankimuar nga SPAK dhe nga vetë Zarka. Në muajin Nëntor, Apeli i GJKKO prishi vendimin nga Shkalla e Parë me 4 vite burg për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm, dënim që u reduktua në 2 vite e 8 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar. Arsyetimi i Apelit ishte se Zarka duhej të ishte akuzuar nga SPAK për grup të strukturuar…

Lexo më Shumë

Floresha Prengu, 35 vjeç, banore e Trentos në Itali dhe nënë e dy vajzave, u gjet e vdekur 40 kilometra larg shtëpisë së saj, përgjatë lumit Adige. Trupi i saj u identifikua këtë të enjte nga familja e saj, e cila kishte shpresuar deri në fund për një rezultat tjetër. Floresha, me origjinë shqiptare, u pa për herë të fundit në qendër të qytetit më 22 tetor. Pas zhdukjes së saj, familja menjëherë kontaktuar policinë dhe publikun, duke kërkuar ndihmën e tyre për të gjetur një të afërm. Kërkimi për Floreshën u bë në shkallë të gjerë, duke përdorur patrulla…

Lexo më Shumë

Trupi i pajetë i Floresha Prengut, 35-vjeçares me origjinë shqiptare është gjetur në Trento, më shumë se dy muaj pas zhdukjes së saj. Mediat italiane raportojnë se trupi i pajetë i shqiptares u gjet rreth 40 km larg shtëpisë së saj përgjatë lumit Adige. Sipas gazetave lokale, trupi u gjet rreth në fillim të kësaj jave, por familjarët e identifikuan më vonë trupin e saj. Për Floreshën, nënë e dy vajzave, nuk dihej asnjë lajm që nga mëngjesi i 22 tetorit, kur doli nga shtëpia herët për në punë, por nuk ishte kthyer deri në orën 5 të pasdites, orari…

Lexo më Shumë

Me dhënien e deklaratave solemne të dy anëtareve të reja të Këshillit Gjyqësor, ku trup plotësoi numrin e anëtarëve, që gjithsej numëron 15. Prej tyre, tetë zgjidhen nga radhët e gjyqtarëve, tre zgjidhen nga Kuvendi dhe dy anëtarë janë me propozim të presidentit të shtetit. Anëtarë, pa të drejtë vote, janë gjithashtu kryetari i Gjykatës Supreme dhe ministri i Drejtësisë. Profesoresha universitare Arlinda Kadri-Shahinoviq dhe avokatja Suzana Joshevska-Anastasovska dhanë deklaratat solemne në Kuvend, si anëtare të Këshillit Gjyqësor, para kryeparlamentarit Afrim Gashit. Edhe kryetari i Këshillit Gjyqësor, Alesandar Kambovski, uroi anëtaret e Këshillit duke thënë se janë vlerë e shtuar…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë kumtoi se ka inicuar që Inspektorati sanitar dhe shëndetësor shtetëror (ISSHSH) të kryejë kontroll inspektues në Spitalin e përgjithshëm në Kavadar lidhur me rastin me vdekjen e foshnjes dymuajshe. Nga spitali sot kumtuan se foshnja me iniciale U.M. te ata është pranuar për shkak të të vjellave të mëdha pas ushqyerjes. SPB Veles paraprakisht kumtoi se mbrëmë në RPB Kavadar u denoncua se rreth orës 21:35 në repartin për fëmijë në Spitalin e përgjithshëm Kavadar ka vdekur një foshnjë dymuajshe. “Sipas denoncimit, foshnja u hospitalizua më 12.01.2026, por ka vdekur, edhe krahas ndihmës së dhënë mjekësore dhe…

Lexo më Shumë

Ambasadori i Holandës në Shqipëri, Reinout Vos, së bashku me ekipin e Ambasadës Holandeze, zhvilloi sot një vizitë me kreun e ri të SPAK, Klodjan Braho, për ta uruar për marrjen e detyrës si dhe për arritjet e institucionit. Në njoftimin e Ambasadës së Holandës thuhet se përmes projekteve MATRA dhe bashkëpunimit të ngushtë dypalësh, Holanda rikonfirmon mbështetjen e saj për SPAK dhe forcimin e sundimit të ligjit në Shqipëri. [embedded content] Postimi: Sot, ekipi i Ambasadës sonë zhvilloi një vizitë kortezie për të uruar Kreun e ri të SPAK, z. Klodjan Braho, për emërimin e tij dhe për arritjet e…

Lexo më Shumë