Author: almakos

Nga kjo fundjavë, Maqedonia e Veriut do të përfshihet nga një valë e re e të ftohtit, e cila do të sjellë rënie të temperaturave dhe krijim të akullit, sidomos gjatë natës dhe në orët e hershme të mëngjesit. Ajri i ftohtë do të depërtojë nga lindja dhe verilindja, por reshjet do të jenë të pakta dhe nuk pritet dëborë e madhe. Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, dita më e ftohtë do të jetë e marta, me temperatura minimale deri në -9 gradë Celsius, ndërsa ato ditore do të lëvizin nga -1 deri në 7 gradë. MARKETING

Lexo më Shumë

Valdet Hashani, drejtori i QKMF-së në Prishtinë, ka bërë të ditur se vaksinimi kundër gripit sezonal ka arritur një nivel të lartë, me mbi 11 mijë qytetarë të vaksinuar që nga fillimi i sezonit. Kjo shifër tregon angazhimin e qytetarëve për të mbrojtur shëndetin e tyre në këtë periudhë të vitit. Në një intervistë për Klan Kosova, Hashani theksoi se deri më tani janë aplikuar mbi 11 mijë doza vaksine, një numër që është në përputhje me vitet e kaluara. Ai theksoi se Prishtina ka një traditë të fortë në vaksinimin e qytetarëve, duke arritur rreth 10 mijë e 500…

Lexo më Shumë

Pas arrestimit të kryer, Policia e Durrësit ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me ndalimin e ish-drejtorit të IEVP Durrës, të shkarkuar pas arratisjes së të burgosurit Altin Ndoci. Sipas policisë, u lokalizua dhe u vu në pranga shtetasi Indrit Cërrloj, 48 vjeç, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Gjithashtu, me të njëjtin vendim gjykate, është caktuar masa “Arrest në shtëpi” për doktoreshën e IEVP Durrës, Ylvete Sema, 66 vjeçe, e dyshuar për të njëjtën vepër penale. Njoftimi:…

Lexo më Shumë

Njëzet persona dyshohen për krim financiar, gjegjësisht se e kanë dëmtuar buxhetin e shtetit rreth 4.8 milion euro. Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kërkon paraburgim për 10 persona dhe masa kujdesi për 10 të tjerë.   Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se në aksionin e kryer mbrëmë deri në orët e vona, janë bastisur 16 lokacione. I dyshuari i parë, shtetas serb dhe pronar dhe drejtues i dy subjekteve juridike, së bashku me dy zyrtarë të DAP-it- Qendra Rajonale Shkup, gjatë vitit 2023 kanë formuar grup me qëllim kryerjen e veprave penale evazion fiskal, mashtrim…

Lexo më Shumë

GJKKO ka dhënë vendimin për avokati Besart Logu, i akuzuar se i mori 8 mijë euro ryshfet klientit për të ndikuar te drejtësia. Gjykata e Posaçme e ka dënuar me 2 vite burg, por në aplikim të gjykimit të shkurtuar, iu ul në 1 vit e 4 muaj. Në fund, gjykata vendosi pezullimin e dënimit me burg, duke e vbënë në shërbim prove për 2 vite e 8 muaj. Gjithashtu i është hequr e drejta për të ushtruar profesionin për 9 muaj. Njoftimi i plote: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me…

Lexo më Shumë

Arrestohet ish drejtori i burgut të Durrësit, Indrit Cërloj pas arratisjes së Altin Ndocit pak ditë më parë nga spitali i qytetit. Arrestimi i tij vjen pas shkarkimit nga detyra me urdhër të ministrit të Drejtësisë, Besfort Lamallari. Ndoci u arratis teksa kishte shkuar në spital për të kryer disa vizita mjekësore, i shoqëruar me disa efektivë të burgut.

Lexo më Shumë

Kërcënoi publikisht me vetëgjyqësi dhe hakmarrje 3 autorët e dyshuar të vrasjes tre vite më parë të të birit Martin Çeço, procedohet penalisht ne gjendje të lirë babai i moshuar. Ditën e sotme, Policia e Korçës bëri me dije se ka marrë nën hetim 70-vjeçarin Nevzat Çeço, banues në fshatin Kolanec të Maliqit. I moshuari një ditë më parë (15 janar), reagoi pasi Gjykata e Apelit Tiranë liroi me “arrest shtëpiak” tre autorët e dyshuar të ngjarjes së rëndë, që vranë dhe hodhën në rezervuar trupin e të riut pas një konflikti. Ai tha se do hakmerrej duke i djegur…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski nuk tregoi se kur do të zhvillohet takimi mes tij dhe liderit të BDI-së Ali Ahmeti, të cilin e paralajmëroi ky i fundit në deklaratën pas takimit të liderëve. Për këtë çështje, kryeministri dha një përgjigje tipike prej politikani. “Unë në funksionimin tim të rregulltë politik takohem me të gjithë liderët e partive politike, kështu që në korrniza të atyre takimeve supozoj se do të takohem edhe me zotri Ahmetin”. Ndërkaq, theksoi se të ejtën është mbajtur takim mes grupeve parlamentare të VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së në lidhje me ligjin për kundërvajtje, për çka Ahmeti në takimin e…

Lexo më Shumë

Dy drejtuese të Degës së Postës Shqiptare në Devoll janë proceduar penalisht nga Policia e Korçës, pasi akuzohen për falsifikim, shpërdorim detyre dhe përvetësim të 22 mln lekëve të reja të akorduara për pensionistët dhe familjet me ndihmë ekonomike në këtë rreth. Hetimet janë kryer nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, që konfirmuan sot (16 janar) se referuan materialet në Prokurori. Menjëherë filloi procedimi penal për veprat penale “vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, “falsifikimi i dokumenteve” dhe “falsifikimi kompjuterik”, kryer në bashkëpunim, për P. Sh., 29 vjeçe, banuese në Bilisht, me detyrë përgjegjëse e…

Lexo më Shumë

Sipas të dhënave nga faqja e internetit “Air Care”, sot disa qytete në Maqedoni janë jashtëzakonisht të ndotura, me Strumicën i cili është qyteti më i ndotur, ku indeksi në zonat më të ndotura është 399. Këtë mëngjes, ka një “garë të barabartë” për vendin e dytë midis Kumanovës, ku indeksi i ndotjes është 255, dhe Shkupit me një indeks ndotjeje prej 247. Pas tyre vijnë Kavadari dhe Krusheva, ku indeksi i ndotjes është përkatësisht 164 dhe 176. Shkupi këtë mëngjes u rendit i katërti ndër qytetet më të ndotura në Evropë me më shumë se 300.000 banorë, menjëherë pas…

Lexo më Shumë

Janë publikuar detaje të reja në lidhje me arratisjen nga spitali i Durrësit i të burgosurit, Altin Ndoci. Gazetarja Xhensila Kodra raporton se Edmond Gjyzeli dhe Izmir Kusi janë dy emra që po verifikohen nga grupi hetimor pasi rezultojnë se gjatë muajve të fundit kanë zhvilluar disa takime me Altin Ndocin në paraburgimin e Durrësit. Të njëjtat burime nga grupi hetimor bëjnë me dije Edmond Gjyzeli dhe Izmir Kusi janë emra të skeduar nga drejtësia. Ka dyshime se këta dy persona mund të jenë të përshirë ose të kenë patur dijeni për planin e arratisjes të Ndocit. Megjithatë kjo është…

Lexo më Shumë