Xhuli Meçaj, motra e 45-vjeçarit Altin Meçaj, i cili u dhuna brutalisht në pragun e shtëpisë në fshatin Vjosë të Fierit, kërkon që të marrin fund spekulimet dhe që drejtësia të bëjë punën e saj. 45-vjeçari pretendon se është dhunuar nga efektivi Fredi Lamaj për shkak të një komenti që i ka bërë motrës së tij në rrjete sociale. E motra e të dhunuarit, në një prononcim për mediat, thotë se mesazhet e publikuara një ditë më parë nga vajza që thuhet se 45-vjeçari ka ngacmuar nuk janë të vërteta dhe se janë të sajuara. Sipas saj, kjo telenovelë duhet…
Author: almakos
Dy gra kanë denoncuar dhunë familjare në SPB Shkup pas sulmeve të pësuara fizike. Në rastin e parë, dje në orën 09:20 në SPB Shkup, një grua 45-vjeçare nga rrethina e Shkupit, denoncoi se në ditët e kaluara u sulmua fizikisht disa herë nga bashkëshorti i saj A.B. (48), i cili ndërkohë ia dëmtoi celularin dhe automjetin e saj. Po merren masa për zbardhjen e rastit dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse. Në rastin e dytë, në SPB Shkup, një grua 29-vjeçare nga rrethina e Shkupit denoncoi se më 10 janar në shtëpinë familjare…
Aktori i njohur Çun Lajçi, i cili është një mbështetës i flaktë i Lëvizjes Vetëvendosje dhe liderit të saj Albin Kurti, ka bërë një thirrje të fortë për veprim. Ai e ka quajtur Kurtin një gjeni dhe pishë, por tani i kërkon atij të marrë masa të rrepta për të mbrojtur popullin. Lajçi e paralajmëron Kurtin se disa nga ata që e rrethojnë, në vend që ta mbështesin, po i ‘pinë duhanin’ në mënyrë tinëzare. Ai sugjeron që lideri të përdorë ‘kamxhikun’ për të ndëshkuar ata që tradhtojnë interesat e popullit. Postimi i tij është një thirrje për të vepruar:…
Ministri i Mbrojtjes, Vlado Misajlovski, ka shprehur mbështetjen e tij për idenë e futjes së shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Maqedoni, duke theksuar se aktualisht vendi nuk ka burime financiare dhe kapacitete të mjaftueshme për zbatimin e tij. Deklarata u bë gjatë një vizite në kazermën e Velesit “Alekso Demnievski-Bauman”. “Unë personalisht e inkurajoj këtë nismë. Të rinjtë duhet të kenë mundësinë për një përvojë të tillë, por duhet të marrim parasysh kapacitetet dhe financat. Në këtë moment, nuk është e zbatueshme, por në të ardhmen, nëse do të vlerësohet e nevojshme, jam i gatshëm ta zbatoj,” deklaroi Misajlovski. Vizita…
Gjykatës e Durrësit vendosi masat e sigurisë për 8 të arrestuarit lidhur me arratisjen e Altin Ndocit nga spitali i Durrësit. Sipas vendimit të gjykatës, masa “arrest në burg” është caktuar për Komisarin Dezdemon Pazaj dhe dy inspektorët Sali Ferrollari dhe Fatjon Braçi. Masa “arrest në shtëpi” është dhënë për Komisaren Violeta Uka dhe kryeinfermierin e burgut, Aulon Quku. Ndërsa masa “detyrim paraqitjeje” është caktuar për Kryeinspektorët Dorjan Saraçi dhe Aranit Çela, si dhe për inspektorin Preng Marvataj. Masat e sigurisë për të arrestuarit: Komisar Dezdemon Pazaj, punonjës i Policisë së Burgjeve – Arrest në burg Komisar Violeta Uka, punonjëse e Policisë së…
Projekt-ligji për mbrojtje nga duhani, i përgatitur nga Ministria e Shëndetësisë, parashikon ndalimin e pirjes së duhanit në hapësira publike dhe pune të mbyllura, në përputhje me standardet evropiane dhe rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Me këtë vendoset një rregull i qartë dhe universal që mbron të gjithë qytetarët, pa përjashtime dhe pa zona gri. Sipas standardeve të shëndetit publik, pirja e duhanit është një zgjedhje personale, por hapësira e përbashkët e mbyllur nuk duhet të jetë vend ku kjo zgjedhje shndërrohet në rrezik për shëndetin e të tjerëve. Ligji nuk rregullon nëse dikush do të pijë duhan, por…
Nga LSDM thonë se vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të suspenduar vizat për qytetarët e Maqedonisë nuk është “pauzë teknike”, por një paralajmërim serioz. Sipas tyre, Maqedonia po shkon drejt izolimit ndërkombëtar dhe po humb besimin e partnerëve strategjikë për shkak të politikave të gabuara të kryeministrit Mickoski. Nga LSDM vlerësojnë se vendi po paguan një çmim të lartë dhe rrezikon të shndërrohet në vend të botës së tretë. Në reagimin e tyre, LSDM akuzon Qeverinë për veprime anti-amerikane dhe për bashkëpunim me persona që, sipas tyre, kanë lidhje me Moskën. Po ashtu, nga LSDM thonë se…
Në kuadër të një hetimi të përbashkët me autoritetet italiane, SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë zhvilluar disa kontrolle në disa ambiente të marra me qira në Tiranë, me qëllim gjetjen e materialeve apo sendeve të tjera me vlerë, lidhur me një hetim për mashtrim përmes call center-ave. Mësohet se deri tani janë arrestuar 10 persona, mes të cilëve një shtetas italian, ndërsa dy të tjerë, pronarët, janë shpallur në kërkim. Po ashtu, sipas raportimeve nga gazetarja Klodiana Lala, gjatë operacionit, hetuesit mësohet se kanë sekuestruar portofole kriptomonedhash. OPERACIONI Ky operacion nisi pas denoncimeve…
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka vendosur lënien në burg të Arbër Xhaxhajt, i cili shkaktoi aksidentin tragjik te ura e Dajlanit në Durrës, ku si pasojë humbi jetën Vikena Greku, 18 vjeçe. Arbër Xhaxhaj është arrestuar nga policia natën e 15 janarit, pas aksidentit dhe dyshohet për kryerjen e veprave penale: “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Sipas policisë, 26-vjeçari ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte në gjendje të dehur, dhe si pasojë, automjeti është përplasur me barrierat anësore të urës dhe ka rënë nga ajo. Kujtojmë se nga…
Personi që shihni në foto është 45-vjeçari Ervin Kaftiraj, i arrestuar nga Sektori i Antidrogës në Tiranë gjatë një operacioni të zhvilluar në një restorant në periferi të kryeqytetit. Gazetarja Xhensila Kodra raporton se gjatë prangosjes, policia i gjeti mbi 1 kilogram kokainë. Tiranë/Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, operacioni policor i koduar “Cargo 1”. U kap në flagrancë në një parkim me 1 pako me lëndë narkotike kokainë, vihet në pranga 45-vjeçari. Sekuestrohen 1 kg e 39.4 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 1 motomjet, 1 aparat celular, 1 armë gjahu dhe 1 armë sportive. Shërbimet e Seksionit…
Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet nëpër rrugë kryesisht të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, informojnë nga LAMM. LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan…
“Gazeta Shqiptare” është gazeta e pavarur më e vjetër në Shqipëri.E themeluar në 1927, publikimi i saj u ndërpre në 1939, me pushtimin fashist të Shqipërisë. E ndaluar dhe nga regjimi komunist, i rifilloi publikimet më 22 prill 1993.

