Author: almakos

VMRO-ja ka hedhur akuza në adresë të partisë Levica, pas propozitmit të saj për ndryshime ligjore për të mos lejuar vjetërsimin e lëndëve gjyqësore. Sipas partisë në pushtet, të Majtët, e harruan modestinë duke ngarendur pas ndërtesave afariste në qendër të Shkupit dhe kafeneve me tarraca. VMRO pyet se si u bënë djemtë e përulur të djeshëm manjatë të etur për të ardhur në pushtet në mënyrë që të pasurohen. VMRO “Aktori Apasiev, i cili dikur shkonte në punë me biçikletë dhe bënte sikur ishte një fëmijë i klasës së ulët, tani po blen ambiente biznesi mbi 400m2 përmes Levicës,…

Lexo më Shumë

Pritje e ekzagjeruar për Gjestin në koncertin e parë pas daljes, fituesi i BBVA për pak sa nuk digjet nga fishekzjarret në skenë Të premten mbrëma, Gjesti mbajti koncertin e tij të parë pas përfundimit të aventurës në “Big Brother VIP Albania”, duke mbledhur një numër të madh fansash të zjarrtë që kishin ardhur për ta mbështetur. Atmosfera ishte elektrizuese, me muzikë, energji dhe efekte speciale. Megjithatë, një moment pakujdesie gjatë performancës solli një situatë të pakëndshme. Teksa këndonte, Gjesti u afrua shumë pranë një zjarri me shkëndija, efekt ky i përdorur shpesh nëpër klube për të shtuar spektaklin vizual.…

Lexo më Shumë

Dr. Liri Berisha, presidente e Fondacionit ‘Fëmijët Shqiptarë’, dhe Salvador Kaçaj u vlerësuan me “Medalje Merite” nga Konfederata Ndërkombëtare e Prioriteteve të Mëdha Autonome, Kalorësit e Maltës, gjatë punimeve të konferencës shkencore “Bota e Autizmit”, e mbajtur në Tiranë. Gjatë fjalës së saj pas marrjes së vlerësimit, Dr. Liri Berisha shprehu mirënjohjen për çmimin dhe theksoi rëndësinë e dëgjimit të profesionistëve të fushës nga mjekët e rinj. Ajo u shpreh se ky angazhim është thelbësor për të sjellë një kontribut të madh në ofrimin e shpresës për fëmijët autikë. “Autizmi nuk mund të quhet më sindromë izolimi. Ai mund të…

Lexo më Shumë

Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) dhe prokurorët e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) janë vënë re këtë të shtunë në qytetin e Elbasanit dhe Librazhdit, ku do jenë prezent deri më 11 Maj në kuadër të një operacioni të gjerë për monitorimin e fushatës elektorale të zgjedhjeve parlamentare. Në paraditen e kësaj fundjave, një takim pune është zhvilluar në Elbasan me Drejtorin e Policisë Vendore të Elbasanit, Fatmir Hoxha, dhe Kreshnik Ajazi, Drejtor i Prokurorisë në këtë qytet. Pas takimit, grupi i agjentëve dhe prokurorëve është parë në një lokal të njohur në qytet. Pas Elbasanit, grupi ka vijuar…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim i drejtohet publikisht partive shqiptare në qeveri dhe me një thirrje të qartë: Nëse nuk keni frikë nga vullneti i popullit, atëherë ejani në zgjedhje të parakohshme. Nëse mendoni se populli pajtohet që partitë humbëse të përfaqësojnë shqiptarët – EJANI NË ZGJEDHJE! Nëse mendoni se është në rregull që ministrinë për Marrëveshjen e Ohrit ta udhëheq një putinist që mohon atë – EJANI NË ZGJEDHJE! Nëse mendoni se shqiptarët e pranojnë anulimin e balancuesit – EJANI NË ZGJEDHJE! Nëse mendoni se punësimet njëetnike, përjashtuese nuk shqetësojnë askënd – EJANI NË ZGJEDHJE! Nëse mendoni se shqiptarët janë…

Lexo më Shumë

Mbrëmë Gjesti ka mbajtur koncertin e tij të parë pas daljes nga BBVA. Aty ishin të pranishëm një numër i madh i fansave. Por, Gjesti teksa po performonte u tregua i pakujdeshëm. Ai afrohet zjarrit me shkëndija që përdoret në klube, por ai shihet se është frikësuar dhe është larguar. Si duket dora e tij është lënduar nga zjarri, të paktën kështu ka lënë ai të kuptohet përmes reagimit që dha.

Lexo më Shumë

xAI Holdings i Elon Musk po zhvillon bisedime me investitorët për të mbledhur një shumë impresionuese prej 20 miliardë dollarësh për biznesin e tij të ri të inteligjencës artificiale dhe mediave sociale. Raportet e fundit nga mediat si Bloomberg News tregojnë se këto negociata janë në një fazë të avancuar, duke cituar burime të njohura me situatën në fjalë. Kjo është një shenjë e qartë e ambicieve të mëdha që Musk ka për të transformuar peizazhin e teknologjisë dhe mediave sociale. Nëse këto bisedime përfundojnë me sukses, vlerësimi i kompanisë do të arrijë mbi 120 miliardë dollarë, sipas burimeve të…

Lexo më Shumë

Bota i ka thënë sot lamtumirën e fundit Papa Françeskut, i cili u nda nga jeta më 21 Prill në Romë në moshën 88-vjeçare. Arkivoli me trupin e pajetë të Papës mbërriti rreth orës 13:00 në Bazilikën Santa Maria Maggiore, vendi ku Ati i Shenjtë do të prehet. Kur makina papale mbërriti, shumë besimtarë nga sheshi filluan të bërtasin: “Rroftë Françesku, rroftë Françesku” dhe duartrokisnin. Momenti i varrimit do të jetë privat për të mundësuar nderimet e fundit nga njerëzit më të afërt të Papës. Riti i varrimit filloi rreth orës 10:00, ndërsa këmbanat ranë në Sheshin e Shën Pjetrit.…

Lexo më Shumë

Pas fitores së tij në “Big Brother VIP Albania 4”, Gjesti ka arritur të jetë në qendër të vëmendjes me veprimet e tij emocionuese dhe simbolike. Më 19 prill, gjatë natës finale të këtij reality show, ai u shpall fitues i çmimit të madh prej 100 mijë eurosh, por ajo që ngjalli më shumë diskutime ishte akti i tij me flamurin e Kosovës. Në momentin e fitores, Gjesti e mori flamurin e Kosovës, e puthi dhe e mbajti me krenari në qafë gjatë festimeve. Kjo skenë jo vetëm që emocionoi tifozët e tij, por gjithashtu shkaktoi një valë reagimesh në…

Lexo më Shumë

Mesha e varrimit për Papa Françeskun sapo ka përfunduar. Arkivoli me trupin e Papës do të transportohet tani në një procesion të ngadaltë drejt kishës Santa Maria Maggiore në Romë, ku do të bëhet varrimi. Procesioni do të dalë nga Qyteti i Vatikanit, duke ndjekur një rrugë prej 6 kilometrash (rreth 3.75 milje) mbi lumin Tiber. Më pas, do të kalojë nëpër qendrën e Romës deri në Piazza Venezia, duke kaluar pranë Koloseut, dhe më pas do të kthehet në drejtim të veriut për të mbërritur në Santa Maria Maggiore. Publiku do të mund ta ndjekë procesionin vetëm nga pas…

Lexo më Shumë

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në aksin kombëtar Prrenjas–Qafë Thanë, ku ka qenë i përfshirë autobusi që transportonte ekipin e femrave të volejbollit të Skënderbeut të Korçës. Sipas informacioneve paraprake, autobusi ka dalë nga rruga, ndërsa dy autovetura janë përplasur mes tyre dhe kanë pësuar dëmtime të mëdha. Si pasojë e aksidentit, disa persona kanë mbetur të lënduar dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore. Shkak i aksidentit dyshohet të jetë parakalimi i gabuar dhe lagështia në rrugë. Ekipi i Skënderbeut në volejboll për femra po udhëtonte drejt Tiranës për të luajtur ndeshjen e dytë…

Lexo më Shumë

Blerina Kllokoqi Rugova, një emër i njohur në botën e dizajnit të modës, ka publikuar një foto prekëse në Instagramin e saj, ku shfaqet dukeu përqafuar të ëmën. Ky moment intim, i kapur në një stil të thjeshtë dhe elegant, tregon dashurinë e thellë mes dy grave të forta. Blerina, e njohur për linjat e saj të modës dhe stilin e saj të veçantë, tregon se bukuria vjen gjithashtu nga lidhjet e ngushta familjare. Në këtë postim, ajo shoqëron fotografinë me një përshkrim të emocioneve, duke thënë ‘Mijalta e mijalte’, një shprehje që reflektone lidhjen e fortë që ndan me…

Lexo më Shumë