Author: almakos

Sipas të dhënave të publikuara nga Policia e Kosovës, në 24 orët e fundit janë shqiptuar 1,966 tiketa trafiku. Gjatë kësaj periudhe, janë shkaktuar gjithsej 20 aksidente trafiku me të lënduar, ndërsa 33 aksidente të tjera kanë rezultuar vetëm me dëme materiale. Një shqetësim i madh për autoritetet është rritja e numrit të aksidenteve, pasi përveç dëmeve materiale, lëndimet e personave të përfshirë në aksidente janë gjithnjë e më të shpeshta. Policia apelon për më shumë kujdes dhe respektim të rregullave të trafikut, në mënyrë që të lidhen pasoja më të rënda. Në lidhje me aktivitetet e tjera të Policisë,…

Lexo më Shumë

Banorët e Hotolishtit janë bërë sërish pjesë e protestave, duke kundërshtuar projektin e ndërtimit të rrugës që kalon në fshatin e tyre. Ata kërkojnë shpronësime më të larta dhe ndërtimin e një tuneli për të shmangur dëmet që mund të shkaktohen nga projekti. Në protesta, banorët mbajnë parulla ku shprehen kundër projektit dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku. Një nga parullat shkruan: “Fshati prishet, Belinda krihet”. Gazetari Osman Stafa raporton se ishte premtuar një shpronësim me çmimin 250 euro për metër katror, por banorët e konsiderojnë këtë shifër të pamjaftueshme për të rindërtuar shtëpitë që do të dëmtohen. “Mosbindje qytetare…

Lexo më Shumë

Nga koalicioni VLEN në një komunikatë për media, kanë akuzuar BDI-në se për 20 vite vodhën, mashtruan dhe shkatërruan çdo shpresë shqiptare, tani, thonë ata, dalin pa pikë turpi e kërkojnë që qytetarët t’u japin edhe një shans!“Ata që për dekada e përdorën pushtetin për interesa personale, sot, të frustruar dhe të zbuluar para qytetarëve, kërkojnë të kthejnë kohët e vjetra të kapjes dhe shantazhit.BDI që çdo institucion shndërroi në degë partie, që nënçmuan intelektualët, që ia dorëzuan të drejtat shqiptare pazareve të ulëta, sot kanë frikë nga drejtësia.VLEN është përgjigja e shqiptarëve ndaj kësaj politike të kalbur!VLEN është në…

Lexo më Shumë

Mbrëmë, e shtunë, u transmetua Post Big Brother VIP Albania, ku u diskutuan një sërë çështjesh që kishin mbetur pezull pas përfundimit të spektaklit. Mes shumë temave të trajtuara, një ndër më të përfolurat ishte marrëdhënia mes Eglit dhe Blerinës, motrës së Gjestit. Kishte qarkulluar lajmi se Egli kishte hequr nga ndjekësit e saj në Instagram Blerinën, çka ngriti shumë pikëpyetje dhe spekulime mbi një prishje të mundshme të marrëdhënies mes tyre. Në studio, Egli dha një sqarim të qartë për këtë situatë, duke mohuar që kishte ndërmarrë vetë një veprim të tillë. “Profili im patjetër që menaxhohet edhe nga…

Lexo më Shumë

Policia e Tiranës ka arrestuar një 45-vjeçar në kuadër të operacionit të koduar “Garage”. Sipas uniformave blu, ai mbante të fshehur në garazhin e tij armë zjarri. Gjatë kontrollit të kryer në garazh dhe në banesën e tij, në rrugën “Teodor Keko”, shërbimet e Policisë sekuestruan një armë zjarri pistoletë të modifikuar për të vendosur silencator, një shkop gome si të policisë, dhe një shkop bejsbolli, të cilët u morën si prova materiale. Njoftimi: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatin të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes…

Lexo më Shumë

Dita e sotme do të jetë me mot relativisht të paqëndrueshëm. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, temperaturat minimale të ajrit do të variojnë nga 7 gradë në zonat malorë deri në 14  gradë në zonat e ulëta. Ndërsa temperaturat maksimale në zonat malorë do të jenë 21 gradë, ndërsa në zonat e ulëta dhe bregdet deri në 26 gradë. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-jugperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, prej orëve të pasdites era ndryshon drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 5m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri në 10m/s. Valëzimi në det do të jetë…

Lexo më Shumë

Një person është gjetur i vrarë më armë zjarri në Vlorë. Policia sqaron se në lagjen “Hajro Çakërri” është gjetur pranë banesës së tij i pajetë një 58-vjeçar, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri. Policia thotë se 58-vjeçar me iniciale R.H punonte si roje në një objekt ndërtimi në afërsi të banesës së tij. Blutë e Vlorës dhe një grup hetimor shkuan në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat e vrasjes. “Sot, rreth orës 06:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, në rrugë, në afërsi të banesës së tij, është gjetur pa shenja jete, dyshohet…

Lexo më Shumë

Sonte Loredana ka folur për dhunën që Jozi ka ushtruar ndaj Gjestit. Ajo ka thënë se ndihet keq pse kjo situatë është komentuar si sulm ndaj Kosovës. Sipas saj, ajo ka qenë shuplakë ndaj Gjestit. Edhe pse Gjesti nuk ka dashur të komentojë situatën në fjalë, fjalia që ka thënë ishte: Laerti dhe Rozana janë të mbushur me mlef. Ai ka thënë se Rozana ka pasë qejf ta shoh në atë gjendje.

Lexo më Shumë

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Egli Tako ka ndarë së fundmi disa detaje mbi marrëdhënien e saj me familjen e Gjestit. Ajo ka treguar se ka pasur një takim të ngrohtë me prindërit e tij, duke theksuar se gjithçka ka shkuar mirë dhe pa tensione. “Kam pasur një takim të ngrohtë me prindërit e Gjestit. Pjesa është prerë, por nuk ka pasur asnjë dramë të madhe,” është shprehur Egli, duke hedhur poshtë çdo aludim për ndonjë përplasje mes tyre.

Lexo më Shumë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka realizuar sot një takim të rëndësishëm me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, dhe Zonjën e Parë, Melania Trump, në Vatikan, ku ishin të pranishëm në funeralin mortor të Papa Françeskut. Pas takimit, presidentja Osmani ka ndarë mendimet e saj përmes një postimi në rrjetin social “X”, duke theksuar lidhjen e fortë dhe historike mes Kosovës dhe SHBA-ve. Kjo marrëdhënie është e fundamentuar mbi premisat e përbashkëta, të cilat janë ndihma dhe mbështetja e palëkundur e Amerikës për Kosovën që nga shpallja e pavarësisë së saj. “Shtetet e Bashkuara mbeten aleati…

Lexo më Shumë

Duke diskutuar se pse Gerta ka ndryshuar qëndrimet e saj për mbështetjen e treguar ndaj Gjestit, kjo e para duke u munduar të tregoj për jokoherencën e saj është futur në debat edhe me Laertin dhe Rozanën. Moderatorja ka thënë: Unë jam bërë me Gestin kur e hëngri shpullën, e ju nuk reaguar. Kjo ka ‘nxërë gjakrat’ e dyshes Laert-Rozana, të cilët u munduan të largonin fokusin duke e akuzuar Gertën për çështje të tjera.

Lexo më Shumë

Fituesi i BBVA, Gjesti, ka thënë sonte se para se të zgjidhej fituesi i formatit i kishte menduar të gjitha vështirësitë që kishte kaluar përgjatë kohës sa ishte në izolim. Pas daljes, ai ka deklaruar se menjëherë ka filluar të punoj dhe ka kaluar vetëm pak kohë me familje e tij. Ndërkaq, prej reagimeve që ka parë në rrjetet sociale ka pak gjëra që e kanë prekur emocionalisht.

Lexo më Shumë