Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela tha se aktualisht nuk ka bashkëpunim me koalicionin VLEN. Sela tha se ai është për bashkimin e faktorit politik shqiptar mirëpo aktualisht nuk do t’i hynte kësaj aventure. “Jo, bashkëpunim. Bashkëpunimi është konkret. Duhet të rezultojë me një marrëveshje nëse ka bashkëpunim. Nuk ka bashkëpunim me VLEN-in dhe nuk mendoj se duhet hyrë kësaj aventure. Unë jam për bashkim të faktorit politik shqiptar, për t’u bërë të qarta, dhe ja shfrytëzoj rastin t’u bëjë apel, për t’i bërë të qarta në letër pesë gjëra që duhet ne t’i realizojmë dhe për t’i dhënë…
Author: almakos
Këngëtarja e dashur shqiptare, Xhensila Myrtezaj, ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj në Instagram një foto që të lë pa fjalë, ndërsa shijon një moment qetësie në një pishinë, me një paraqitje elegante dhe artistike. E veshur me një fustan të hollë që ndërthur ngjyrat natyrale dhe reflektimet e ujit, Xhensila shkëlqen duke përcjellë një ndjesi qetësie, sensualiteti dhe force të brendshme. Ky postim vjen në një moment shumë të rëndësishëm për karrierën e saj muzikore, pasi kënga e fundit që ka publikuar, në bashkëpunim me Ledri Vulën, ka arritur një milion shikime brenda një kohe rekord. Në…
Presidentja Vjosa Osmani e ka përkujtuar Masakrën e Mejës, si një ndër plagët më të thella të Kosovës. Me datë 27 prill 1999, populli shqiptar iu nënshtrua një akti të tmerrshëm, një masakre që e theu thellë historinë e Kosovës. Presidentja Osmani në një deklaratë emocionuese ka theksuar rëndësinë e kujtimit të këtyre ngjarjeve për ta mbajtur gjallë ndjenjën e drejtësisë dhe për të respektuar kujtimin e atyre që e kanë humbur jetën padrejtësisht. “Sot, me zemër të rënduar, e kujtojmë Masakrën e Mejës, njërën nga plagët më të thella të Kosovës. 376 jetë të pafajshme u morën mizorisht nga…
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka nisur verifikimet në lidhje me kontratën e lobimit të Partisë Demokratike, e cila u bë publike një ditë më parë. “Ju informojmë si vijon: Prokuroria e Posaçme ka nisur verifikimet në lidhje me kontratën e lobimit të subjektit politik Partia Demokratike”, thuhet në njoftim. Pagesa i është bërë kompanisë amerikane “Continental” që drejtohet nga Ambasadori Carlos Trujillo, i cili njihet gjithashtu dhe si avokat i Presidentit Trump.] …në përditësim
Klodiana Lala/ Pas arrestimit nën dyshimet për korrupsion, ndaj Roven Zekës, ish-shef i qarkullimit rrugor në Tiranë dhe Edison Tabakut, oficer i policisë gjyqësore, në Prokurorinë e Posaçme ka mbërritur një kallëzim i ri, ku ata akuzohen për shpërdorim detyre dhe pjesëmarrje në grup kriminal. Enver Sinakoli, kunat i Ardian Çapjas, ky i fundit i dënuar me burgim të përjetshëm, pretendon se Zeka, bashkë me Ulian Shpataraku dhe zv. prokurorin e rrethit, kanë manipuluar provat ndaj djalit të tij, në të paktën dy raste. Enver Sinakoli, është babai i Ardit Sinakolit, një prej viktimave të masakrës së 3 shkurtit 2016,…
E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Olta Sheta, për të diskutuar mbi disa nga ngjarjet më të bujshme që ndodhën gjatë finales së madhe të “Big Brother VIP 4”. Shumë është komentuar takimi i Eglit me prindërit e Gjestit në fund të finales, ku u duk se mamaja e tij e priti shumë ftohtë. Si e pe ti këtë? “Edhe unë e pashë, pashë një ftohtësi shumë të madhe. Të paktën duhet të kishte reaguar ndryshe, sepse ata janë banorë që kanë ndenjur tre muaj bashkë, sido që mund të ketë qenë ajo marrëdhënie për…
Klodiana Lala/ Pas arrestimit nën dyshimet për korrupsion, ndaj Roven Zekës, shef i qarkullimit rrugor në Tiranë dhe Edison Tabakut, oficer i policisë gjyqësore, në Prokurorinë e Posaçme ka mbërritur një kallëzim i ri, ku ata akuzohen për shpërdorim detyre dhe pjesëmarrje në grup kriminal. Enver Sinakoli, kunat i Ardian Çapjas, ky i fundit i dënuar me burgim të përjetshëm, pretendon se Zeka, bashkë me Ulian Shpataraku dhe zv. prokurorin e rrethit, kanë manipuluar provat ndaj djalit të tij, në të paktën dy raste. Enver Sinakoli, është babai i Ardit Sinakolit, një prej viktimave të masakrës së 3 shkurtit 2016,…
ChatGPT i shpëtoi jetën një gruaje – zbuloi kancerin që mjekët nuk e kishin vënë re. Lauren Bannon, 40 vjeçe nga North Carolina, kaloi dy vite të tëra duke marrë diagnoza të gabuara nga profesionistët e shëndetësisë. Ajo përjetoi një kalvar të gjatë shqetësimesh shëndetësore dhe pasiguri që e detyruan të kërkonte një zgjidhje alternative për problemet e saj shëndetësore. Si rezultat i përpjekjeve të saj, Lauren vendosi të përdorë ChatGPT, një sistem inteligjence artificiale, për të marrë një opinion të dytë. Pas analizës së simptomave të saj, ChatGPT sugjeroi se ajo mund të vuante nga sëmundja e Hashimotos, një…
Policia e Tiranës ka arrestuar 20-vjeçarin, Marjus Shkëmbi, dhe ka shpallur në kërkim shokun e tij, Ergivio Hysa, të dyshuar për vjedhjen e një makine në zonën e Yzberishtit. Ngjarja ka ndodhur më 25 prill 2025, kur dy të rinjtë dyshohet se kanë vjedhur automjetin e një gruaje 28-vjeçare. Automjeti i vjedhur është sekuestruar si provë materiale, ndërsa po vijon puna për kapjen e personit që është shpallur në kërkim. Materialet e çështjes janë dërguar në Prokurori për veprime të mëtejshme. Njoftim i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bazë të kallëzimit të…
Filloreta Raçi, e njohur si Fifi, ka mahnitur ndjekësit e saj me postimin e saj më të ri në Instagram. Kjo foto e fundit shfaq këngëtaren në një outfit të veçantë, duke kombinuar modën moderne me një prekje të nostalgjisë për animacionin klasik, ‘South Park’. Çdo detaj në veshjen e saj, nga bluzat oversized deri te aksesorët, tregon një stil të lirshëm dhe krijues që e karakterizon artisten. Fifi ka qenë gjithmonë një personalitet i veçantë në skenën e muzikës shqiptare, duke sjellë një freski dhe energji që e dallon. Pas suksesit në Big Brother VIP Albania, ajo vazhdon të…
Policia e Tiranës ka njoftuar se janë proceduar dy persona lidhur me ngjarjen e dhunës ndaj Kristi Fufit, djalit të ish-deputetit të PD, Mhill Fufi. Sipas njoftimit, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë referuar materialet në Prokurori, ku është nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: D. D., 37 vjeç dhe A. L., 38 vjeç, për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Kanosje”. Dyshohet se ata janë të përfshirë në konfliktin që ndodhi në një rezidencë në Farkë më 25.04.2025. Kristi Fufi, 19 vjeç, përfundoi në spital pas plagëve të marra…
Spektakli Post Big Brother VIP Albania ka sjellë përplasje të ashpra mes fituesit të edicionit, Gjesti, dhe aktorit Laert Vasili, pas deklaratave të këtij të fundit në një intervistë. Gjesti iu drejtua Laertit duke i thënë: “Kot nuk e kam fituar, nuk kemi qenë në fakultet, kemi qenë në Big Brother. Kurrë gjë s’më ka ardhur falë. Kam hequr me shpirt aty brenda. Unë e kam merituar o vëlla”. Por, Laerti reagoi me ironi: “E kupton fituesin absolut!? Mirëmbrëma. Gjithçka që bërë në shtëpi, thuaj një faleminderit”. Ndërkohë Gjesti çohet t’i japë një pije, Laerti shtoi: “Boll bëre karagjozin. Që…

