Author: almakos

Në vend që të ishte një ngjarje solemne kushtuar fëmijëve, inaugurimi i kopshtit të ri në Matejç-Likovë u përdor si platformë për promovim politik nga BDI-ja. Kjo ceremoni, e cila duhej të shënonte një hap përpara në përkujdesjen ndaj më të vegjëlve, u devijua në një aktivitet partiak, duke shkelur parimet e neutralitetit dhe Konventën Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve. BDI-ja, në mungesë të projekteve konkrete, po mundohet të përvetësojë suksese që janë rezultat i punës së qeverisë VLEN. Deri tani, nuk kanë ofruar asnjë iniciativë të re, ndërsa tani përpiqen të atribuojnë për vete investime që nuk janë…

Lexo më Shumë

Portali ORAinfo.net është themeluar në qershor të vitit 2012 nga një grup gazetarësh dhe redaktorësh, që të gjithë me përvojë të gjatë në mediat e Kosovës. Qëllimi i themelimit të portalit është ofrimi i alternativës në marrjen e informatave në mënyrë profesionale dhe në kohë sa më të shpejtë. Materialet dhe informacionet në ORAinfo nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia e ORAinfo.

Lexo më Shumë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vizitoi për ngushëllime familjen Qerkini, me rastin e ndarjes nga jeta disa ditë më parë të më të dashurit të tyre, Bajram Qerkini. Me këtë rast, Kurti u shprehu ngushëllime më të sinqerta familjarëve dhe miqve të Bajram Qerkinit, i cili do të kujtohet si shembull i përkushtimit në kërkimin e së vërtetës për të zhdukurit gjatë luftës dhe simbol i forcës dhe durimit të prindit, thuhet në njoftim. I ndjeri Qerkini, ishte Kryetari i Shoqatës “Zëri i Prindërve”, njëherësh edhe përfaqësues i shoqatës së familjarëve në Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur. Ai luajti…

Lexo më Shumë

Nokia ka bërë një hap të madh drejt historisë, duke shënuar një etapë të re në komunikimin hapësinor me projektimin e një rrjeti celular 4G në Hënë. Nokia doli nga tregu i telefonave shumë kohë më parë, por kompania finlandeze mbetet lider në teknologjinë e infrastrukturës së telekomunikacionit. Ajo ka qenë dhe vazhdon të jetë në krye të inovacionit të rrjetit celular, kështu që nuk është çudi që së shpejti do të bëhet kompania e parë që do të vendosë një rrjet 4G në Hënë. Bëhet e ditur se si pjesë e misionit Intuitive Machines-2 (IM-2) në polin jugor hënor,…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, pas takimit me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, ka lavdëruar marrëdhëniet e RMV-së me Turqinë. Në konferencën e përbashkët për media, Mickoski takimin e tij me presidentin turk e quajti “domethënës dhe konstruktiv”. Mickoski tha se ky takim është konfirmim i miqësisë tradicionale, partneritetit të fortë dhe bashkëpunimit strategjik midis dy vendeve. Në këtë takim, tha Mickoski, është biseduar për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe në disa sfera, siç tha ai, “me theks të veçantë në bashkëpunimin ekonomik, investime dhe tregti”. HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR I RMV-SË “Turqia është miku ynë më i rëndësishëm ekonomik…

Lexo më Shumë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka depozituar pranë Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë një kërkesë pёr procedimin disiplinor dhe pezullimin nga detyra tё prokurorit, Olsi Dado. Sipas kryebashkiakut Veliaj, prokurori Ols Dado ka kryer shkelje në shqyrtimin e çështjes penale në ngarkim të tij. Në kërkesën e tij, Veliaj  tregon me detaje për konfliktin e interesit që sipas tij Prokurori Olsi Dado ka në çështjen e hetimit ndaj kryebashkiakut. Veliaj thotë se “prokurori ka përdorur telefonin e paguar nga taksat e taksapaguesve pёr tё kёrkuar leje ndёrtimi pёr pёrfitimet e tij”. “Thelbi…

Lexo më Shumë

Në kuadër të aksionit të djeshëm, i cili u krye me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake, MPB-ja ka kryer dy bastisje dhe janë privuar nga liria dy persona që mbanin poste drejtuese në Burgun e Shkupit, deklaroi sot ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski gjatë një vizite në Shtip. Ai theksoi se pretendimet që kanë konstatuar nga provat e deritanishme u japin bazë për të dyshuar se Burgu i Shkupit deri më tani ka funksionuar më shumë si subjekt juridik turistik-hotelierik sesa si burg, i cili duhet të kujdeset për personat e dënuar në përputhje me dispozitat ligjore.…

Lexo më Shumë

Besimtarët myslimanë në mbarë botën nisin nesër Muajin e Shenjtë të Ramazanit. Me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit, Presidenti i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë Imzot Gjergj Meta i cili këtë vit kryeson edhe Këshillin Ndërfetar të Shqipërisë, i ka uruar besimtarët myslimanë me anë të një letre drejtuar kryetarit të KMSH zotit Bujar Spahiu dhe Kryegjyshit botëror të Bektashinjëve Haxhi Dede Edmond Brahimaj. Teksti i mesazhit të urimit të Presidentit të KISH-it: “Me rastin e fillimit të Muajit të Ramazanit dëshiroj t’ju uroj juve e nëpërmjet jush të gjithë vëllezërve e motrave myslimanë të Shqipërisë një kohë sa…

Lexo më Shumë

Gjesti është fenomen i momentit, i cili po komentohet pafund në rrjete sociale. Ai nisi ditës sot me disa fjalë për Mc Kreshën dhe Lyrical Son. Gjesti i tregoj banorëve se dyshja në fjalë nuk janë ndarë kurrë, dhe paraja nuk i ka lëkundur, shkruan Kosovarja. Gjesti gjatë qëndrimit të tij në BBVA, ka treguar se nuk hezitoj të jap mendimin e tij për shumicën e artistave të estradës.

Lexo më Shumë

Skype, shërbimi që revolucionoi thirrjet video, po mbyllet përfundimisht në maj 2025. Njëherë një nga platformat më të njohura për komunikim, Skype ishte i njohur për mbi 300 milionë përdorues në kulmin e tij. Megjithatë, duke iu nënshtruar një rënjeje të dukshme të përdoruesve, shifrat e fundit që Microsoft publikoi treguan se deri në vitin 2023, Skype kishte mbetur me vetëm 36 milionë përdorues. Microsoft njoftoi se mbyllja e Skype do të jetë një hap strategjik për të përqendruar përpjekjet e saj në platformën Microsoft Teams, e cila është projektuar për të ofruar një mundësi më modern dhe funksionale për…

Lexo më Shumë

Gjoba deri në 10.000 euro për tregtarët të cilët nuk do t’i respektojnë masat e qeverisë, paralajmëroi ministri i ekonomisë Besar Durmishi. Ai tha se institucionet kompetente janë në terren duke e monitoruar gjendjen në treg dhe se deri në fund të kësaj jave është planifikuar që të bëhet vëzhgimi I 1000 objekteve  të vendit. BESAR DURMISHI, MINISTËR I EKONOMISË “Gjobat të cilat do të variojnë për të gjithë ata tregtar që nuk do ta respektojnë këtë vendim janë  prej 500 deri në 10.000 euro duke përfshirë edhe mbylljen e marketeve për 15 ditë . Pritjet janë që çmimet të…

Lexo më Shumë