Author: almakos

Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit si dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura, më të theksuara në zonën veriore e lindore të vendit. Era do të fryjë me drejtim verilindje– juglindje, me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 14 m/s.. Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE ka dalë me akuza ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe ish-kryeministrit Zoran Zaev, duke u bazuar në dëshminë publike të mjekut dhe pronarit të Klinikës “Zhan Mitrev”. Në një konferencë për shtyp, deputeti i VMRO-DPMNE-së, Bojan Stojanoski, deklaroi se Zhan Mitrev ka bërë të ditur në një intervistë për televizion kombëtar se gjatë kohës kur Filipçe dhe Zaev ishin në pushtet, ata e kanë kërcënuar dhe i kanë ushtruar presion me qëllim që t’ia marrin pronësinë e spitalit. Sipas Stojanoskit, në kulmin e një procesi gjyqësor kundër Mitrevit, institucionet shtetërore kanë bllokuar llogarinë personale të tij dhe llogaritë…

Lexo më Shumë

Drejtoria për të Ardhura Publike (DAP) njofton se vazhdimisht bashkëpunon me institucionet kompetente në të gjitha rastet kur ekzistojnë dyshime për veprime joligjore në fushën e tatimeve. Lidhur me rastin aktual që përfshin 11 të punësuar, DAP thekson se është në bashkëpunim të plotë dhe të vazhdueshëm me Prokurorinë, duke siguruar dhe dorëzuar dokumentacion të plotë, materiale relevante si dhe sqarime profesionale mbi rregulloret dhe procedurat tatimore. “Nuk ka asnjë kompromis kur bëhet fjalë për veprime të paligjshme, keqpërdorim apo korrupsion. Fenomene të tilla janë të papranueshme dhe në kundërshtim të plotë me parimet profesionale dhe etike të Drejtorisë për…

Lexo më Shumë

OpenAI ka njoftuar një ndryshim të rëndësishëm për përdoruesit e ChatGPT, duke përfshirë shfaqjen e reklamave për ata që nuk janë abonentë të versionit premium. Kjo nismë e re, e cila pritet të fillojë testimin në javët e ardhshme, ka ngjallur shqetësime dhe kuriozitet te përdoruesit e shërbimit falas. Reklamat do të shfaqen në fund të përgjigjeve të ChatGPT, duke u bazuar në bisedat aktuale të përdoruesve. Me më shumë se 800 milionë përdorues, OpenAI po kërkon mënyra për të gjeneruar të ardhura, duke u përballur me sfida financiare. Edhe pse vlerësohet në rreth 500 miliardë dollarë, kompania aktualisht po…

Lexo më Shumë

Një situatë e rëndë është regjistruar këtë të shtunë në fshatin Spatharë, në Njësinë Administrative Qendër, të bashkisë së Librazhdit, ku janë shënuar rrëshqitje masive të tokës që kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në zonë. Sipas të dhënave paraprake nga terreni, rrëshqitjet e para janë vënë re rreth orës 14:30, ndërsa pas rreth një ore fenomeni është riaktivizuar, duke zhvendosur sipërfaqe të mëdha toke. Në orët e vona të pasdites, rrëshqitja është përshkallëzuar edhe më tej, duke përfshirë një bllok të madh banimi, ku janë dëmtuar lehtë dhjetëra shtëpi dhe shtatë të tjera rëndë. Mësohet se rrëshqitjet kanë prekur më…

Lexo më Shumë

Detaje të tjera mësohen lidhur me operacionin e SPAK të kryer në bashkëpunim me autoritetet italiane, të cilët goditën një grup që mashtronin qytetarët e BE-së përmes Call Centerave dhe u zhvatën miliona euro. Gazetarja Klodiana Lala bën me dije se janë arrestuar 10 persona, ndërsa janë shpallur në kërkim nga SPAK, 3 vëllezërit Alfred, Agim dhe Arjan Prekaj. Njëri prej tyre, Alfred Prekaj rezulton pronar i kompanisë “Balkanspro” me objekt call Center, Telemarketing. Sipas burimeve, nga kontrollet janë zbuluar disa prova materiale, ndërsa ato po vijojnë edhe sot, bashkë me marrjen në pyetje të disa personave të lidhur me…

Lexo më Shumë

Rikthehet ndotja e ajrit në Shkup. Qytetarët në kryeqytet u zgjuan sot duke thithur sërish ajër të pashëndetshëm, ndërsa matjet e cilësisë së ajrit, sipas aplikacioneve online, regjistruan se indeksi i ndotjes në pjesën e parë të ditës, ka shkuar deri në 247, gjë që tregon se, përqendrimi i ndotësve PM2.5 ose PM10 është ekstremisht i lartë. Sipas të dhënave të indeksit të cilësisë së ajrit të matura nga aplikacionit air care, mëngjesin e sotëm Shkupi u rendit në vendin e katër në listën e qyteteve më të ndotura në Evropë me më shumë se 300 mijë banorë, menjëherë pas…

Lexo më Shumë

Qyteti i Shkupit edhe këtë vit do të ndajë subvencione për inverterë, biçikleta dhe për pastrimin e oxhaqeve. Në programin për mbrojtjen e mjedisit janë paraparë subvencione prej 20.000 denarësh për ndryshimin e mënyrës së ngrohjes, përkatësisht për blerjen e klimave inverter. Në buxhetin e vitit 2026 për këtë masë janë paraparë katër milionë denarë ose pesëfish më pak se vitet e kaluara, kur u ndanin nga 20 milionë denarë. Subvencione për inverter për këtë vit do të ketë për 200 familje. Për blerjen e biçikletës është përcaktuar një shumë maksimale prej 5.000 denarësh për person. Në buxhet për këtë…

Lexo më Shumë

Një aksident është shënuar këtë të shtunë në një kantier ndërtimi në Palasë të Himarës, ku fadroma ka përplasur një punëtor, i cili ka gjetur vdekjen. Në ambientet e Komisariatit të Policisë Himarë është bërë menjëherë shoqërimi i shtetasit E. P., për veprime të mëtejshme hetimore. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Lexo më Shumë

E hënë, 4 prill 2022. Me valixhe në duar, çantë në krahë dhe shumë ëndrra në mendje e zemër, Artina – emër i vendosur nga redaksia e Radios Evropa e Lirë për ta ruajtur anonimitetin e së intervistuarës – u nis drejt SHBA-së. Në maj të vitit paraprak, ajo ishte përzgjedhur fituese e asaj që njihej si ‘llotaria e Kartës së Gjelbër’, por që në të vërtetë quhet Programi i Vizave të Diversitetit.  Artina ishte nxitur të aplikonte nga partneri i saj. Ky i fundit kishte 12 vjet rresht që aplikonte, pasi të ardhmen e tij s’e shihte askund tjetër…

Lexo më Shumë

Xhuli Meçaj, motra e 45-vjeçarit Altin Meçaj, i cili u dhuna brutalisht në pragun e shtëpisë në fshatin Vjosë të Fierit, kërkon që të marrin fund spekulimet dhe që drejtësia të bëjë punën e saj. 45-vjeçari pretendon se është dhunuar nga efektivi Fredi Lamaj për shkak të një komenti që i ka bërë motrës së tij në rrjete sociale. E motra e të dhunuarit, në një prononcim për mediat, thotë se mesazhet e publikuara një ditë më parë nga vajza që thuhet se 45-vjeçari ka ngacmuar nuk janë të vërteta dhe se janë të sajuara. Sipas saj, kjo telenovelë duhet…

Lexo më Shumë

Dy gra kanë denoncuar dhunë familjare në SPB Shkup pas sulmeve të pësuara fizike. Në rastin e parë, dje në orën 09:20 në SPB Shkup, një grua 45-vjeçare nga rrethina e Shkupit, denoncoi se në ditët e kaluara u sulmua fizikisht disa herë nga bashkëshorti i saj A.B. (48), i cili ndërkohë ia dëmtoi celularin dhe automjetin e saj. Po merren masa për zbardhjen e rastit dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse. Në rastin e dytë, në SPB Shkup, një grua 29-vjeçare nga rrethina e Shkupit denoncoi se më 10 janar në shtëpinë familjare…

Lexo më Shumë