Me fotografi të viktimave dhe pankarta në duar, familjarët e viktimave dolën sot në rrugët e Koçanit për të zhvilluar një protestë paqësore të quajtur “Marsh për engjujt”. Protesta nisi nga parku i qytetit dhe vazhdoi para institucioneve kryesore: stacionit policor, prokurorisë dhe gjykatës. Fillimi i marshit u caktua në ora 16:05, si një simbolikë për vonesat dhe neglizhencën institucionale që, sipas protestuesve, kanë ndikuar në tragjedinë që kanë përjetuar. Duke mbajtur fotografitë e të dashurve të humbur para institucioneve, protestuesit kërkuan drejtësi dhe transparencë. “Mos të heshtim më! Heshtja na çoi në këtë tragjedi,” tha babai i njërës prej…
Author: almakos
Agjentët e BKH-së dhe dy prokurorë të SPAK kanë “zbarkuar” sot në Fier për të vëzhguar disa zona të qytetit për raste të krimeve zgjedhore, një ditë para zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit. Gazetarja Klodiana Lala raporton se në Fier por edhe në Roskovec shkuan sot prokurori i posaçëm Sotir Kllapi i shoqëruar nga agjentë të BKH dhe nga oficerë të policisë së Fierit. Krahas prokurorit Sotir Kllapi, e deleguar me detyra në qarkun e Fierit për krimet zgjedhore është dhe prokurorja tjetër e SPAK Doloreza Musabelliu. Deri më tani nuk janë vërejtur shkelje nga ana e prokurorëve të Posaçëm ndërsa prezenca e…
“Unë jam i hapur me miq edhe armiq, pa u frikësuar sepse gjithmonë e kam thënë dhe e them të vërtetën, por me lirinë e popullit tim, kurrë s’kam bë kompromis dhe nuk do bëj”. Kështu deklaroi kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në një tubim të mbajtur në Strugë. Ai theksoi se nuk i pëlqejnë politikat që ka instaluar pushteti aktual. ALI AHMETI, KRYETAR I BDI-SË “Është rrënqethëse kur dëgjon në mediat maqedonase, që për herë të parë pas 20 viteve, maqedonasit qeverisin me shtetin e tyre, Maqedoninë, sepse 20 vitet e kaluara kanë qeverisë shqiptarët. Kjo është rrënqethëse! Kjo…
Një rast tronditës shantazhi dhe torture psikologjike ka ndodhur në një shkollë fillore në Shkup. Një nxënëse e shkollës fillore nga lagjja Bit Pazar e Shkupit ishte viktimë e shantazhit sistematik nga shokët e saj të klasës. Dy të mitur gjatë kohë e kërcënonin atë se do të sulmonin vëllain e saj më të vogël, një fëmijë me probleme shëndetësore, nëse ajo nuk do t’i jepte para. Nga frika dhe nën presion të vazhdueshëm psikologjik, e mitura merrte vazhdimisht para nga shtëpia e saj. Shuma totale që ajo u dorëzoi shokëve të klasës arriti në 25,000 euro, gjë që pati…
Koalicioni VLEN ka zgjedhur Adnan Azizin për shef të Shtabit Qendror Zgjedhor për zgjedhjet lokale. Nga ky subjekt njoftuan se, deputeti Aziz u zgjodh në një vendim të marrë unanimisht nga struktura udhëheqëse VLEN-it. Edhe pse zgjedhjen lokale do të mbahen pas pesë muajve, nga kjo parti thanë se, tashmë kanë nisur përgatitjet intensive për fushatën zgjedhore. Koalicioni VLEN “Zgjedhja e deputetit Azizi në këtë detyrë vjen si rezultat i përvojës së tij të gjatë politike, angazhimit të vazhdueshëm në terren dhe besimit të plotë që gëzon brenda koalicionit VLEN. Ky vendim synon të forcojë përgatitjet dhe koordinimin për zgjedhjet…
Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur vendin këtë të shtunë duke rikthyer në vëmendje një nga problemet më shqetësuese të tregut të punës në Shqipëri, mungesa e standardeve të sigurisë në kantieret e ndërtimit. Dy të rinj humbën jetën në fshatin Holtë të Njësisë Administrative Poroçan në bashkinë e Gramshit , gjatë punës në një kantier ndërtimi të një hidrocentrali që po ndërtohet nga një kompani private. Sipas të dhënave zyrtare nga policia, viktimat janë Abas Basha, 22 vjeç, dhe Egzon Lleshi, 32 vjeç. Gazetari Fatmir Popja, raporton se dyshohet se të rinjtë kanë humbur jetën si pasojë e rrëshqitjes…
Një ditë para zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit, raportohet se në qendrën e votimit 41/70 në Vithkuq mungon shiriti i sigurisë që vendoset te dera e qendrës së votimit. Ndërkohë që materialet zgjedhore janë dorëzuar në qendrën e votimit. Burime për News 24 bëjnë me dije se policia nuk po merr qendrën e votimit ne dorëzim dhe se pritet që KZAZ të kryejë verifikimet përkatëse dhe të menaxhojë situatën sipas rregullores.
Një ngjarje tragjike është konfirmuar sot në zonën e Holtës, në Bashkinë e Gramshit, ku dy punëtorë kanë humbur jetën si pasojë e rrëshqitjes së një masivi dheu gjatë punimeve në një kantier ndërtimi hidrocentrali. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, viktimat janë identifikuar si Abas Basha, 22 vjeç dhe Egzon Lleshi, 32 vjeç, të cilët ndodheshin në punë në momentin kur ndodhi fatkeqësia. Dyshohet se masivi i dheut ka rrëshkitur aksidentalisht, duke i zënë poshtë të dy punëtorët. Ngjarja ka ndodhur pranë një kanali që furnizon me ujë hidrocentralin në ndërtim. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendin e ngjarjes…
Një ngjarje tragjike është regjistruar në zonën e Holtës, në Bashkinë e Gramshit, ku një masiv gjigand dheu është shembur në afërsi të një kanali që dërgon ujë në një hidrocentral. Si pasojë e shembjes, dy punëtorë të një kompanie që po ndërton hidrocentralin kanë përfunduar poshtë masës së dheut. Deri më tani, një prej punëtorëve është nxjerrë i pajetë, ndërsa ende nuk dihet fati i punëtorit tjetër. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe disa autoambulanca. Operacioni për kërkimin dhe shpëtimin e punëtorit të dytë vijon. Ngjarja ka ndodhur gjatë punimeve për hapjen…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kërkuar nga partitë politike respektimin e plotë të heshtjes zgjedhore, duke ndaluar çdo formë fushate apo thirrjeje elektorale. Përmes një postimi zyrtar, KQZ thekson se subjektet zgjedhore nuk duhet të adresojnë mesazhe politike apo elektorale gjatë kësaj periudhe, përfshirë edhe komunikimet në rrjetet sociale. “Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve urdhëron respektimin e plotë të heshtjes zgjedhore, e cila ndalon çdo lloj fushate apo thirrjeje elektorale, përfshirë edhe atë në rrjetet sociale. Subjektet zgjedhore nuk duhet të adresojnë mesazhe politike apo elektorale gjatë heshtjes zgjedhore, në asnjë formë”, thuhet në njoftim. Po ashtu, KQZ ka vendosur ndalimin…
Qyteti i Shkupit, përmes Sektorit për Punë Komunale dhe në bashkëpunim me Qendrën Rajonale për Menaxhim me Kriza – Shkup, njofton se të dielën, më 11 maj 2025, në orët e hershme të mëngjesit do të realizohet dezinsektim ajror kundër larvave të mushkonjave. Autoritetet theksojnë se, në rast të kushteve të pafavorshme atmosferike, dezinsektimi do të shtyhet për ditën pasuese, duke u zhvilluar në të njëjtën orë, sapo moti të jetë i përshtatshëm. Bletarët këshillohen që të ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve gjatë këtij procesi. MARKETING
Prokurorët e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) kanë “zbarkuar” në 12 qarqet e vendit që në orët e para të mëngjesit të sotëm, në kuadër të monitorimit dhe hetimit të krimeve zgjedhore. Në qarqet që konsiderohen si zona me rrezikshmëri të lartë për krimin zgjedhor, si Fieri, Elbasani, Durrësi, Shkodra dhe Lezha, janë caktuar nga dy prokurorë të posaçëm për të ndjekur situatën nga afër. Ndërkohë, në Tiranë, qëndra e zhvillimeve më të mëdha politike dhe elektorale, janë caktuar tre prokurorë të SPAK për të mbuluar territorin e kryeqytetit. Prokurorët janë të shoqëruar nga agjentë…

