Sot, 11 Maj, Shqipëria voton për Parlamentin e ri. Janë mbi 3.7 milionë qytetarë me të drejtë vote. -Ora 16:00 Sipas, përditësimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pjesëmarrja në votime në rang vendi deri orën 16:00 ka qenë 35.83%. Raportimi për pjesëmarrjen është bërë vetëm nga 2480 prej 5225 qendrave të votimit në total. Deri më tani kanë votuar 598276 nga 1669851 zgjedhës në listën e QV-ve të raportuara. Ndërkohë në zgjedhjet parlamentare 25 Prill 2021 deri në orën 16:00, përqindja e votuesve ka qenë 41.25%. -Ora 15:00 Sipas, përditësimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pjesëmarrja në votime në rang vendi…
Author: almakos
Zhvillimi i infrastrukturës arsimore për fëmijët e moshës parashkollorë po vazhdon të jetë një ndër prioritetet kryesore të institucioneve në Maqedoninë e Veriut, nga ku Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani gjatë ditës së sotme ka deklaruar se deri në vitin 2028 pritet të krijohen afër 4000 hapësira të reja të çerdheve në mbarë vendin, përmes ndërtimit të 28 kapaciteteve të reja. Siç tha ai, deri më tani, janë ndërtuar kapacitete që mundësojnë akomodimin e rreth 1500 fëmijëve, ndërsa në ndërtim janë edhe 11 objekte të tjera që do të ofrojnë hapësirë për mbi 1100 fëmijë të…
Teksa procesi i votimit vijon në të gjithë vendin, në disa qendra votimi janë konstatuar shkelje të Kodit Zgjedhor, përfshirë edhe fotografimin e votës. Gazetari i News 24, Fatmir Popja, raporton për një rast të tillë në një qendër votimi në Librazhd, ku një votues është kapur duke fotografuar votën e tij. Siç shihet edhe në videon e siguruar nga gazetari, në momentin që konstatohet shkelja, votuesi deklaron: “E fshiva, e fshiva foton nga telefoni”. Lidhur me këtë çështje, më herët kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, paralajmëroi se fotografimi i votës do të marrë përgjigjen e duhur nga drejtësia, duke…
Ministri i Ekonomisë, Blendi Gonxhja, ka ushtruar të drejtën e votës në qendrën e votimit pranë shkollës “At Zef Pllumi”, i shoqëruar nga bashkëshortja. Pas votimit, ministri Gonxhja dha një mesazh për qytetarët, duke i ftuar të marrin pjesë masivisht në procesin zgjedhor. “Qoftë kjo ditë me diell e me pjesëmarrje të lartë kudo! Vota, një e drejtë për të cilën kemi vuajtur dhe luftuar, është themeli i demokracisë, ndaj duhet të dalim e të votojmë masivisht! Faleminderit!”, u shpreh ministri.
Policia ka arrestuar dy persona në Tiranë, Hasan Doka dhe Redion Lelo, pasi sipas njoftimeve të kryetarëve të komisioneve të qendrave të votimit ku ata kishin votuar, ata kishin fotografuar fletët e tyre të votimit. Të dyshuarit akuzohen për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit”. “Tiranë/Vihen në pranga 2 shtetas të tjerë, të cilët fotografuan fletët e tyre të votimit. Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më parë, se shërbimet e komisariateve të Policisë Nr. 3 dhe Nr. 4 kishin shoqëruar në ambientet e Policisë, 2 shtetas që sipas njoftimeve të kryetarëve të komisioneve të qendrave ku kishin…
Procesi i votimit në qendrën e votimit në Karbunar të Lushnjës është pezulluar, pasi disa qytetarë kanë bllokuar derën e hyrjes me një makinë. Gazetarja Kolidana Lala raporton se në këtë qendër ndodhet edhe një kandidat i Partisë Demokratike. Situata ka shkaktuar ndërprerjen e përkohshme të procesit zgjedhor, ndërsa pritet ndërhyrja e autoriteteve për të zhbllokuar hyrjen dhe për të vijuar votimi.
Kryeministri Hristijan Mickoski gjatë ditës së sotme ka deklaruar se Taravari dhe disa persona rreth tij janë të vendosur që të kthehen në përqafimin e Ali Ahmetit dhe BDI-së.“Mund vetëm t’i dëshiroj fat dhe besoj se do të kemi një takim përfundimtar gjatë javës së ardhshme në të cilinë do të kemi një rezyme të asaj që është bërë dhe do t’i dëshiroj shëndet sepse ajo na duhet. Por më duhet të them se më së paku e kam menduar se do të kthehet në përqafimin e Ali Ahmetit dhe të tjerëve por ajo është vendimi i tij. Jam i…
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka votuar nga qelia dhe e ka cilësuar këtë ditë si një moment historik për shqiptarët dhe Shqipërinë. Në një postim në rrjetet sociale, Meta ka thënë se kishte kërkuar që media të ishte e pranishme në Qendrën e Votimit, por shton se “sapo patronazhistët njoftuan se unë dola i veshur Kuq e Zi nga qelia e narkoregjimit, gazetarët nuk u lejuan të hynin në qendrën e votimit.” [embedded content] Ilir Meta: Të dashur qytetarë! Unë sapo votova sepse sot është një ditë historike për të gjithë ju dhe për Shqipërinë tonë! Në…
Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, është përplasur me qytetarë jashtë një qendre votimi në Vorë, pasi hodhi akuza të forta ndaj atyre që i cilësoi si “e gjithë banda e Xhabaftëve, të pajisur me bexhe të KQZ-së si vëzhgues, të instaluar tek shkollat dhe që po kontrollojnë çdo gjë në procesin e votimit”. Këto deklarata të Nokës shkaktuan tensione në vendngjarje, me qytetarë që reaguan ndaj tij dhe hodhën poshtë akuzat e deputetit demokrat. “Jam unë Xhabaft, çfarë ka këtu? Po shkoj të votoj. Po ti, çfarë kërkon këtu?”, iu drejtua i irrituar një qytetar. Në përplasje u përfshinë…
VLEN ka reaguar ndaj deklaratës së Ali Ahmetit i cili tha se “një thirrje e jona shkakton tërmet”. Sipas tyre BDI pasi humbi pushtetin ka humbur edhe kontrollin dhe po flasin e piskasin sikur të jenë të përgjumur. Por siç theksojnë nga VLEN termeti ka ndodhur me 8 maj kur BDI u dërgua në opozitë. “VLEN dëshiron t’ia rikujtojë Ahmetit dhe të gjithë qytetarëve se tërmeti i vërtetë ndodhi më 8 maj kur vota e shqiptarëve e rrëzoi BDI-në nga pushteti pas 20 vitesh dështim, izolim dhe kapje të shtetit. Ky ishte një tërmet demokratik, i pastër dhe i fuqishëm,…
Prokuroria e Elbasanit bën me dije se 56-vjeçarja që u arrestua në një qendër votimi në Elbasan akuzohet për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit”. Sipas njoftimit zyrtar, Prokuroria ka marrë njoftim se në një nga qendrat e votimit në qytetin e Elbasanit, nga ana e Komisionit të Qendrës së Votimit ishte konstatuar një shtetase që kishte fotografuar fletën e votimit. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje është dërguar grupi hetimor, është identifikuar shtetasja, është sekuestruar telefoni celular, janë administruar aktet përkatëse si dhe janë marrë deklarime nga persona që kanë dijeni për rastin. Në përfundim të veprimeve…
Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën Xhon Kenedi, pas çka për disa orë ishte edhe i bllokuar e tërë rruga.Nga MPB për TV SHENJA, kanë deklaruar se rreth orës 21:45 në SPB Shkup është denoncuar se në udhëkryqin mes rrugëve “Xhon Kenedi” me bulevardin “Bllagoja Paroviq”, në Shkup, ka ndodhur një aksident në mes makinës “Seat” me targa të Shkupit, e drejtuar nga A.F (34) nga Shkupi dhe motoçikleta “Honda” e drejtuar nga polici L.S i cili ka qenë në detyrë.“Pas aksidentit, motoçikleta ka dalë nga rruga dhe ka goditur një makinë të parkuar ‘Pezho 308’.…

