Një krim familjar ka ndodhur në fshatin Sërbjani të Kërçovës, ku sipas informacioneve djali me sëpatë ka sulmuar prindërit, ndërsa si pasojë babai ka humbur jetën. “Sot në orën 07:10, zyrtar policor të SPB Kërçovë, kanë privuar nga liria 48 vjeçarin E.A për shkak veprës penale ‘vrasje’. Rreth orës 07:00 nga Ndihma e Shpejtë kanë njoftuar se tek ata është paraqitur E.A i cili ka treguar se me sëpatë ka sulmuar prindërit e tij. Me makinë të Ndihmës së Shpejtë të dy personat janë dërguar në spitalin e Kërçovës, ku U.A (74), babai i autorit, ka nderuar jetë, ndërsa F.A…
Author: almakos
Sot, 11 Maj, Shqipëria voton për Parlamentin e ri. Janë mbi 3.7 milionë qytetarë me të drejtë vote. -Ora 09:00 Sipas, përditësimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pjesëmarrja në votime në rang vendi deri orën 09:00 ka qenë 4.84 %. Raportimi për pjesëmarrjen është bërë vetëm 976 prej 5225 qendrave të votimit në total. Deri më tani është votuar 31939 nga 659620 zgjedhës në listën e QV-ve të raportuara Ndërkohë në zgjedhjet parlamentare 25 Prill 2021 deri në orën 09:00, përqindja e votuesve ka qenë 8.03%. – Ora 08:00 Sipas, përditësimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pjesëmarrja në votime në rang…
Presidenti Bajram Begaj ka votuar sot në Tiranë në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit që po zhvillohen në të gjithë vendin. Kreu i Shtetit ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, e cila gjithashtu ushtroi të drejtën e votës duke hedhur fletën në kutinë e votimit. Pas përfundimit të votimit, Presidenti Begaj u shpreh se procesi po zhvillohet në mënyrë të qetë dhe nënvizoi se 11 Maji duhet të jetë një ditë feste për qytetarët. “Kjo ditë e sotmja duhet të jetë një ditë e gëzuar, një ditë feste ku qytetarët duhet të shprehin lirisht vullnetin e tyre,…
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka ushtruar sot të drejtën e saj për të votuar në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Ajo votoi në qendrën e vendosur në shkollën “Edit Durham” në Tiranë, e shoqëruar nga nëna e saj, Fatime Kryemadhi, dhe djali. E para që hodhi votën ishte nëna e saj, pasuar nga Kryemadhi dhe më pas i biri. Megjithëse nuk është kandidate për deputete në këto zgjedhje, Monika Kryemadhi ka qenë aktive gjatë fushatës, duke dhënë mbështetjen e saj për ish-bashkëshortin Ilir Meta, i cili ndodhet aktualisht në qeli. Pas votimit, Kryemadhi dha një prononcim për…
“Gazeta Shqiptare” është gazeta e pavarur më e vjetër në Shqipëri.E themeluar në 1927, publikimi i saj u ndërpre në 1939, me pushtimin fashist të Shqipërisë. E ndaluar dhe nga regjimi komunist, i rifilloi publikimet më 22 prill 1993.
Policia e Mirditës ka arrestuar dy shtetas, një 45-vjeçar dhe një 25-vjeçar, pasi i bllokuan rrugën një makine me pretendimin se po kryenin veprimtari të paligjshme, blerje votash. Arrestimi u bë për ‘pengimin e qarkullimit të mjeteve’, ‘drejtimin e automjeteve në mënyrë të parregullt’, ‘vetëgjyqësinë’ dhe ‘kanosjen ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje’. Sipas njoftimit të policisë, më datë 10 maj 2025, rreth orës 20:20, shtetasit L. N., 45 vjeç dhe A. J., 25 vjeç, bllokuan rrugën për automjetin që drejtohej nga shtetasi R. K., 46 vjeç, dhe A. D. (pasagjer). Ata pretenduan se ata po kryenin veprimtari të lidhura me blerjen…
Përfaqësues të OSBE/ODIHR kanë monitoruar mëngjesin e sotëm procesin e votimit në disa qendra votimi të vendosura në gjimnazin “Babë Dudë” në qytetin e Beratit. Ky institucion arsimor përfshin pesë Qendra Votimi dhe, sipas raportimeve të deritanishme, nuk janë evidentuar problematika në procesin zgjedhor në këtë zonë.
Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me një incident të ndodhur mbrëmjen e së shtunës në fshatin Pilafe, njësia administrative Tomin, Dibër, ku është raportuar një përplasje fizike mes mbështetësve të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike. Sipas denoncimit të PD-së, ngjarja ka ndodhur pas ndalimit të një shtetasi që dyshohej se po shpërndante para në këmbim të votave. Përplasja degjeneroi në konflikt mes grupeve partiake. Lidhur me incidentin, mësohet se në pranga ka rënë oficeri i policisë Esat Gjura. Burime për News 24 bëjnë me dije se ai është babai i kandidatit për deputet të PS-së në këtë…
Rreth 3.7 milionë qytetarë shqiptarë, sot do të ushtrojnë të drejtën e votës për të zgjedhur 140 përfaqësuesit e rinj në Kuvendin e Shqipërisë. Procesi i votimit ka nisur në orën 07:00 të mëngjesit dhe do të përfundojë në orën 19:00 të mbrëmjes. Një risi e këtyre zgjedhjeve parlamentare është përfshirja për herë të parë e votës së diasporës. Sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, janë regjistruar 245.935 emigrantë shqiptarë që do të votojnë nga jashtë vendit. Në garë për të siguruar shumicën parlamentare janë 11 subjekte dhe koalicione politike, kandidatët e të cilëve renditen në lista të…
Policia e Dibrës ka dhënë detaje mbi raportimet për një përplasje mes grupeve partiake të PS dhe PD, ku këta të fundit kanë denoncuar se në fshatin Pilafe, njësia Administrative Tomin, kanë ndaluar një shtetas që dyshohej se shpërndante para në këmbim të votave. Sipas policisë, denoncimi është bërë nga kandidati i PD-së në këtë qark, Xhemal Gjunkshi, i cili gjithashtu pretendon se një person ka qëlluar më armë zjarri teksa është larguar. Burime bënë me dije se një grup simpatizantë të PD kishin ndaluar një makinë që mendohej se po shkonte drejt zonave të thella dhe sipas tyre, po shpërndanin para…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka bërë të ditur se partia që ai drejton nuk ka aspak në plan të bëhet pjesë e koalicionit politik “Fronti Evropian”. Në një deklaratë për gazetën LAJM, Taravari theksoi se Aleanca për Shqiptarët do të dalë në zgjedhje me lista të veçanta për këshilltarë dhe nuk do të bashkohet me asnjë grupim tjetër politik në këtë drejtim. “Aleanca për Shqiptarët nuk e ka plan të bëhet pjesë e Frontit Evropian. Do të garojmë me lista të veçanta për këshilltarë. Të bëhemi pjesë e Frontit Evropian – assesi, madje as që e diskutojmë…
Strukturat e posaçme për hetimin e krimeve zgjedhore në Kukës, në bashkëpunim me SPAK, kanë shpallur në kërkim dy persona të dyshuar për korrupsion aktiv në zgjedhje. Policia bën me dije se janë shpallur në kërkim shtetasit Gazmend Peposhi dhe Kalosh Peposhi, ndërsa është kryer kontroll në banesat e tyre. Strukturat hetimore të DVP Kukës nën drejtimin e SPAK, po punojnë intesivisht me qëllim identifikimin e shtetasve të tjerë ndaj të cilëve ka dyshime se janë dhënë vlera monetare për orientimin e votës së tyre ndaj një subjekti politik. Njoftimi i policisë Strukturat e posaçme për hetimin e krimeve zgjedhore në…

