Prokuroria Themelore Publike në Manastir ka lëshuar urdhër për të zhvilluar procedurë hetimore kundër një 28-vjeçari për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se ka tentuar të privojë nga jeta gjyshen e tij. Policia sqaron se më 17 janar, pasi më parë e kishte bllokuar dhe mbyllur derën e përparme të shtëpisë me një sirtar, ai e kishte goditur gruan në kokë dhe trup me duar derisa ajo kishte rënë pa ndjenja. PROKURORIA THEMELORE PUBLIKE MANASTIR “Me goditjet, ai i shkaktoi asaj disa lëndime të rënda trupore, gjakderdhje dhe kontuzione të trurit, brinjë të thyera dhe shtrembërime të kockave, të…
Author: almakos
Menjëherë pas arratisjes së të paraburgosurit Altin Ndoci nga spitali i Durrësit më 13 janar, edhe pse ishte pjesë e dosjes së bujshme të SPAK, e koduar “Plumbi i artë”, SHKB-ja e Burgjeve ka përgatitur një raport hetimor të detajuar për protokollin dhe procedurat, që rezultoi se ishin shkelur të gjitha standardet dhe i arrestuari ishte favorizuar në shkelje të ligjit, duke u autorizuar për mjekim. Mjeku ka ndërhyrë, infermierja ka vepruar, toga e shoqërimit ka shmangur protokollin për personat me rrezikshmëri të lartë. Ndoci mbahej në Burgun e Durrësit prej vitit 2020, edhe pse akuzohej për vrasje në rrethana…
Ish deputeti Lefter Maliqi, i cili më herët ka mbajtur postin e zv Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, theksoi se arratisja e Altin Ndocit ka qenë e mirëorganizuar, duke drejtuar gishtin nga politika, policia dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Në një intervistë për News 24, ai theksoi se duhet të bëhet një hetim i thelluar, dhe jo të bëjnë show siç bënë pas arratisjes së Ndocit. Maliqi sqaroi edhe procedurat që ndiqen në raste kur një i burgosur me rrezikshmëri të lartë duhet të shoqërohet në spital. Sipas Maliqit në arratisjen e Ndocit mund të jenë “luajtur” shumë para…
Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit në një konferencë për shtyp ka shprehur shqetësimin për siç thonë njoftimin që Qeveria e RMV-së, përmes Ministrisë së Punëve të Brendshme, po përgatit ndryshime ligjore dhe sistematizime të reja të vendeve të punës në Njësinë për Punë të Brendshme në Njësinë Strugë-Dibër-Kërcovë. Siç thonë nga ASH, me këtë vendim të gjitha kompetencat kalojnë nën jurisdiksionin e Sektorit për Punë të Brendshme në Ohër. “Si pasojë e kësaj, në qytetet me shumicë shqiptare nuk parashihen më pozita kyce, si: Kryeshef i policisë, Kryeshef i njësisë antikrim, Komandant i pikës kufitare dhe Zëvendëskomandant në stacionet…
Fashikujt hetimorë në ngarkim të Safet Bajrit, janë aq voluminoze, saqë avokatit të tij, iu desh të përdorte një karrocë marketi.[embedded content] Në pamje shihet teksa avokati vendos kutitë me fashikujt në karrocë në pamundësi për t’i lëvizur vetë. I forti i Shkodrës akuzohet për vrasjen e Fatbardh Licit në gusht të vitit 2018. SPAK mbylli hetimet dhe e dërgoi për gjykim Bajrin së bashku me 3 të tjerë në nëntor të vitit të kaluar. Për vrasjen e Fatbardh Licit, SPAK ka ngritur akuzat “Vrasje me paramendim”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal,…
Mbrëmë policia ka zhvilluar një aksion, duke bastisur disa objekte në fshatin Batincë të Shkupit, në përpjekje për të kapur një të dyshuar për vrasje – por pa sukses. Edhe pse kishin informacione se ai gjendej në vendbanimin e tij në fshatin Batincë, nuk arritën ta arrestojnë. Aksioni vazhdon thonë nga policia. I dyshuari M.XH. dyshohet për vrasjen e oficerit të ARM-së A.M, 49 vjeç më 11 korrik 2025.“Nga marrja e mëparshme e informacioneve, shërbimet policore kompetente nga MPB gjatë ditës së djeshme, kanë vepruar në regjionin e Shkupit, me qëllim të privimit nga liria një person, për të cilin…
Dy vëllezër, të dyshuar për përfshirje në vrasjen e një shtetasi në vitin 2018 në qarkun Dibër, janë arrestuar gjatë një operacioni policor. Mësohet se në pranga kanë rënë shtetasit Kelmend Krusa dhe Klodian Krusa, të dy 39 vjeç, të cilët strehoheshin në Gjirokastër. Gjatë kontrollit të banesave të dy vëllezërve, iu gjetën dhe u sekuestruan 3 armë zjarri,(2 kallashnikovë dhe 1 pushkë), 1 armë e ftohtë (thikë), 3 krehëra, municion luftarak, 1 maskë dhe 3 aparate celularë. Armët do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për ekzaminime të mëtejshme, për të verifikuar nëse janë përdorur për vrasjen e vitit 2018…
Lulzim Aliu ka dhënë dorëheqje nga detyra e Zëvendësit të Ministrit në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë së Veriut.“Sot e përmbyll një kapitull të punës sime në detyrën e Zëvendësit të Ministrit në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, me atë që i dorëzova Kryetarit të Qeverisë së RMV-së, z. Hristijan Mickoski dorëheqjen nga detyra eZëvendësit të Ministrit në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Aliut. MARKETING
Gjykata e Posaçme ka shtyrë seancën paraprake ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, ku gjykata do të vendoste nëse çështja do të kalonte apo jo për gjykim. Teksa i pranishëm në sallë ishte edhe vetë Erion Veliaj, togat e zeza vendosën të shtynin gjyqin për më 2 shkurt. Kujtojmë se GJKKO ka rrëzuar kërkesën e avokates kryesisht të kryebashkiakut, Valentina Teodoresku, e cila ka kërkuar më shumë kohë për t’u njohur me aktet ndaj tij. Po ashtu, GjKKO ka rrëzuar edhe kërkesën e Teodoreskut për t’u takuar me Veliajn në burgun e Durrësit, ku ai qëndron në ambientet e paraburgimit që prej shkurtit të vitit…
Kryeministri Hristijan Mickoski dërgoi urime me rastin e Festës së Epifanisë – Uji i bekuar, ku porosit që të mbetemi besnikë ndaj vlerave që na mbajnë të drejtë dhe të bashkuar dhe të vazhdojmë ta ndërtojmë shtetin me ndershmëri, solidaritet dhe kujdes për të mirën e përbashkët. “Epifania është festë e zbulimit, pastrimit dhe ripërtëritjes, ditë kur uji, si burim jete, na kujton nevojën për pastërti shpirtërore dhe morale. Epifania gjithashtu mban mesazh të fuqishëm besimi, guximi dhe gatishmërie për të ndjekur rrugën e drejtë, edhe kur është vështirë. Shenjtërimi i ujërave dhe vendosja e Kryqit është traditë, por edhe…
Është mbajtur sot në GJKKO seanca e radhës gjyqësore për Leonard Dukën, i akuzuar si i përfshirë në vrasjen e ish policit Santiago Malko në vitin 2019. SPAK ka kërkuar për të 32 vite burg, ndërsa gjykata pritet ta shpallë vendimin më 21 janar, ora 11:45. E ëma e ish policit ka deklaruar në seancë se Leonard Duka duhet të dënohet me vdekje. “Leonard Duka më ka vrarë djalin. Me solli Erlis Dukën dhe Ilir Selmanin dhe me tha që s’kam gjë me Santin, por doli e me vrau djalin në mes të rrugës. Unë nuk dua dënim të përjetshëm,…
Nga Policia Financiare kanë dhënë detaje shtesë nga bastisjet në Negotinë, ku në murin e një shtëpie u gjetën 350,000 euro.Nga Policia Financiare njoftojnë se objekti në Negotinë është pronë e prindërve të gjykatësit Gjoko Ristov. “Në kuadër të një hetimi të gjerë dhe kompleks që po e udhëheq Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Drejtoria e Policisë Financiare, me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake, gjatë fundjavës së kaluar ka realizuar një bastisje në një lokacion në Negotinë”. “Veprimet janë zhvilluar nën drejtimin e Drejtorisë së Policisë Financiare, në koordinim me prokurorin publik kompetent.…

