Veprimtari i njohur i komunitetit shqiptaro-amerikan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Harry Bajraktari ka ndalë publikisht në mbështetje të Vjosa Osmani, si presidente e vendit edhe për mandat. Bajraktari, i cili ishte përfolur në publik si kandidat i mundshëm për president të Kosovës, përmes një video në Facebook u ka bërë thirrje deputetëve, të pozitës dhe opozitës që të votojnë Osmanin edhe për një mandant. “Për 5 vite presidentja Vjosa Osmani ka punuar ngushtë me komunitetin shqiptaro- amerikanë dhe me miqtë tanë në Uashington. Punën që kemi nisur së bashku nuk duhet të ndalet, objektivi është i qartë, anëtarësimi…
Author: almakos
Temperaturat e mëngjesit në vend ishin dukshëm të ulëta; në Berovë janë matur -11 gradë celsius. Pasojnë Kriva Pallankë, Mavrovë dhe Kodër e Diellit me -10 gradë, Shkup–Petrovec me -9, ndërsa -8 gradë janë regjistruar në Veles, Demir Kapi, Strumicë dhe Krushevë. Në Shkup–Zajçev Rid, Tetovë, Kumanovë, Kavadar, Prilep dhe Shtip, termometrat kanë shënuar -7 gradë. Shtresa më e lartë e borës këtë mëngjes deri në orën 7:00 është në Kodër të Diellit– 24 centimetra, në Mavrovë 7 centimetra, ndërsa në Krushevë 3 centimetra. MARKETING
Kronikë Lexime 1BE18F2E-50DE-40C1-958B-B6EFE48E878D 55399A7D-2F29-4F7C-B5C8-518FE51B1B0C Një 57-vjeçar u vra me sende të forta, pas një konflikti me një të ri për prekjen e makinave. Ngjarja ndodhur në aksin rrugor “Thumanë-Krujë”, ku viktima mbeti Petrit Ndou, ndërkohë në pranga u vu autori i dyshuar, Andi Vokri, 28 vjeç, banues në Thumanë. Mësohet se Petrit Ndou u godit me çekiç pas sherrit nga 28-vjeçari Andi Vokri. “Rreth orës 00:40, në aksin rrugor “Thumanë-Krujë”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, është goditur me sende të forta dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi P. N., 57 vjeç. Shërbimet e Policisë kanë kapur…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak pas mesnatës në aksin Thumanë – Krujë, ku dy persona janë konfliktuar pas një aksidenti, ku njëri prej tyre është vrarë me sende të forta. Mësohet se viktima është Petrit Ndou 57 vjeç, ndërsa në pranga është vënë autori i dyshuar, shtetasi Andi Vokri, 28 vjeç. Dyshohet se i riu ka goditur me çekiç 57-vjeçarin, duke e lënë atë të vdekur. Njoftimi i policisë Rreth orës 00:40, në aksin rrugor Mamurras–Fushë Krujë, pranë fshatit Bushnesh për motive të dobëta ka ndodhur një konflikt midis dy drejtuesve të mjeteve, ku si pasojë ka gjetur…
Ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” i dënuari i sigurisë së lartë Mihal Mërkuri, i dënuar me 10 vjet burg për veprat penale “vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “prodhim e mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”.Mësohet se ai ishte i shtruar në Reanimacionin Qendror, Pavijoni i Kirurgjisë, pasi dy ditë më parë, më datë 18 janar, rreth orës 20:21, i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale për shkak të hemorragjisë së brendshme. Mësohet se vdekja i ka ardhur si pasojë e arrestit kardiak dhe hemorragjisë në kokë. NJOFTIM PËR SHTYP Sot,…
Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka njoftuar se së bashku me një delegacion qeveritar të rangut të lartë do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës. Sipas Mickoskit, delegacioni qeveritar do të jetë pjesë e takimit të 56-të vjetor të Forumit Ekonomik Botëror (WEF), ku pritet të zhvillohen një sërë takimesh të rëndësishme me fokus përmirësimin e situatës ekonomike dhe tërheqjen e investimeve të huaja. “Gjatë ditëve në vijim do të kemi takime të shumta që presim të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik dhe në tërheqjen e një numri të…
Disa zona të Tiranës janë zhytur në terr për shkak të mungesës së energjisë elektrike. Shkak dyshohet se është bërë një defekt në linjën e OST 110 kv, që ka lënë pa energji disa zona pa energji në kryeqytet. Raportohet se deri më tani janë pa energji lagjet në Njësinë 1 dhe 2: Ali Dem, Shkozë, Tregu Elektrik, Sauk, Farkë etj. Burime zyrtare nga OSHE, thonë qe defekti është i OST, e cila po punon për gjetjen e një zgjidhjeje alternative për të furnizuar pjesë -pjesë me energji nënstacionet e saj nga linja të tjera! Për ngjarjen ka reaguar edhe…
Bashkimi Europian po përballet me një sfidë të madhe në marrëdhëniet tregtare me Shtetet e Bashkuara, pas kërcënimeve të presidentit Donald Trump për vendosjen e tarifave të reja lidhur me Groenlandën. Kjo situatë ka shkaktuar një tension të madh në prag të Forumit Ekonomik të Davosit, ku liderët europianë po shqyrtojnë një kundërpërgjigje që arrin vlerën e 93 miliardë dollarëve. Tarifat e propozuara nga Trump kanë ngjallur reagime të forta në Bruksel, ku autoritetet europiane kanë përgatitur një paketë masash që mund të hyjnë automatikisht në fuqi më 6 shkurt. Këto masa janë një përgjigje ndaj asaj që BE-ja e…
Gjykata e Posaçme ka dhënë sot masat arrest me burg për aksionin ndaj Call-Center-ave, për 6 personat e dyshuar që akuzohen për mashtrimin e qytetarëve të huaj, duke i zhvatur shuma të konsiderueshme nëpërmjet pretendimeve për aksione në bursa. Kurse për 2 nga të dyshuarit e tjerë, GJKKO ka caktuar burg me afat 20 ditor. Aksioni u krye gjatë fundjavës nga ana e SPAK, pas hetimeve të kryera në bashkëpunim dhe me ndihmë të partnerëve të huaj. Kontrollet u zhvilluan në dy prej kullave shumëkatëshe në qendër të Tiranës, ku bëhej aktiviteti. Në kërkim për rastin u shpallën edhe tre…
Nuk është marrë ende asnjë masë ndaj gjykatësit të Apelit, në shtëpinë e prindërve të tij në Negotinë u gjetën 350 000 euro të fshehura në mur, të cilat dyshohet se i kishte përfituar me korrupsion. Gjykatësi Gjoko Ristov, nuk është arrestuar dhe nuk janë caktuar masa kujdesi për të. Megjithatë, sipas ligjit, për paraburgimin e një gjykatësi, duhet të ketë vendim të Këshillit Gjyqësor. Ky i fundit, duhet urgjentisht të mbajë një seancë në të cilën do t’i shqyrtojë pretendimet e Prokurorisë dhe Policisë për gjykatësin dhe do të vendosë nëse do t’i hiqet imuniteti që e gëzon gjykatësi.…
Prokuroria Themelore Publike në Manastir ka lëshuar urdhër për të zhvilluar procedurë hetimore kundër një 28-vjeçari për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se ka tentuar të privojë nga jeta gjyshen e tij. Policia sqaron se më 17 janar, pasi më parë e kishte bllokuar dhe mbyllur derën e përparme të shtëpisë me një sirtar, ai e kishte goditur gruan në kokë dhe trup me duar derisa ajo kishte rënë pa ndjenja. PROKURORIA THEMELORE PUBLIKE MANASTIR “Me goditjet, ai i shkaktoi asaj disa lëndime të rënda trupore, gjakderdhje dhe kontuzione të trurit, brinjë të thyera dhe shtrembërime të kockave, të…
Menjëherë pas arratisjes së të paraburgosurit Altin Ndoci nga spitali i Durrësit më 13 janar, edhe pse ishte pjesë e dosjes së bujshme të SPAK, e koduar “Plumbi i artë”, SHKB-ja e Burgjeve ka përgatitur një raport hetimor të detajuar për protokollin dhe procedurat, që rezultoi se ishin shkelur të gjitha standardet dhe i arrestuari ishte favorizuar në shkelje të ligjit, duke u autorizuar për mjekim. Mjeku ka ndërhyrë, infermierja ka vepruar, toga e shoqërimit ka shmangur protokollin për personat me rrezikshmëri të lartë. Ndoci mbahej në Burgun e Durrësit prej vitit 2020, edhe pse akuzohej për vrasje në rrethana…

