Shpenzimet minimale mujore të një familje katër anëtarëshe në janar arrijnë 66.413 denarë dhe janë rritur për 921 denarë krahasuar me dhjetorin, tregojnë të dhënat e Federatës së Sindikatave të Maqedonisë. Nëse një familje me katër anëtarë jeton në një banesë me qira prej 60 metra katrorë, shpenzimet minimale arrijnë në 81.788 denarë. Nga shpenzimet e përgjithshme minimale mujore, 24.211 kanë qenë të nevojshme për ushqim dhe pije, ndërsa për përmbushjen e shpenzimeve minimale të përgjithshme 6.338 denarë. Për shkak të kostos së rritur të jetesës, LSM kërkon rritje të pagës minimale në 600 euro dhe gjitha pagave të tjera,…
Author: almakos
Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 2,46 % në raport me vendimin e datës 12.1.2026. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 dhe të Vajit Ekstra të Lehtë (EL-1) rriten për 1,50 den/l. Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) rritet për 2,00 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,854 den/kg dhe…
Prokuroria e Përgjithshme njoftoi se kishte dorëzuar në KLGJ një raport për verifikimin e thelluar për pastërtinë e figurës së gjyqtares së Gjykatës së Posaçme, GJKKO, Irena Gjoka, pa e publikuar përmbajtjen. KLGJ pritet të vendosë nëse Gjoka mund të vijojë apo jo detyrën. Pas një hetimi administrativ që zgjati rreth 20 muaj, Prokuroria e Përgjithshme deklaroi se ka përfunduar verifikimin e thelluar për pastërtinë e figurës së gjyqtares së Gjykatës së Posaçme, GJKKO, Irena Gjoka, por rezultatin e verifikimit e mbajti të fshehtë. Verifikimi nisi pas akuzave se Gjoka ishte dënuar në Greqi. Prokuroria bëri me dije se sektori…
Shefi i Shërbimit Anestezi Reanimacionit në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza në Tiranë, Krenar Lilaj, në një konferencë për mediat, ka folur mbi situatën e krijuar në spital mbrëmjen e djeshme, pas shkëputjes së energjisë elektrike.Duke folur për humbjen e jetës së një të dënuari që po trajtohej në njësinë e terapisë intensive, Lilaj sqaron se gjendja e pacientit ka qenë e rëndë që në momentin e shtrimit. “Gjendja e tij ishte mjaft e rënd, jo vetëm natën e mbrëmshme, por ishte e rëndë që në ardhje, që ditën që është shtruar, për t’ju nënshtruar një interventi kirurgjikal”, ndërsa shtoi…
Në Jakutsk, qyteti më i ftohtë në botë, temperaturat arrijnë deri në -50°C, duke e bërë jetesën një sfidë të vazhdueshme për banorët e tij. Çfarë do të thotë të jetosh në një vend ku ajri është aq i ftohtë sa të mpin lëkurën brenda pak minutash? Kur temperaturat në vendet e tjera zbresin nën zero, banorët e Jakutskut përballen me kushte ekstreme. Ky qytet rus, rreth 450 kilometra në jug të Rrethit Arktik, përjeton temperatura të zakonshme prej -45°C. Rekordi i të ftohtit, -71°C, është regjistruar në fshatin Ojmjakon, duke e bërë këtë zonë të njohur për klimën e…
Nënkryetarja e LSDM-së, Jovanka Trençevska, është skeptike në lidhje me Ligjin për Kundërvajtjet, i cili është i rëndësishëm për funksionimin e projektit “Safe City”. “Mbikëqyrja mbi të gjithë sistemin nuk është në ligj dhe kjo është një çështje që duhet të diskutohet. Kemi frikë nga abuzimi. Prandaj, duhet të ketë një mekanizëm për mbikëqyrje dhe kontroll. Mënyra se si është ngritur sistemi, nuk e dimë kush e kontrollon dhe nuk e dimë nëse do të ketë abuzime, dhe duke mësuar nga sundimi dhe praktika e pushtetit të VMRO-së, me të vërtetë kemi dyshime. Kush e ushqen softuerin dhe kompjuterin? Faktori…
Krenar Lilaj, shefi i Sherbimit Anestezi Reanimacionit në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza në Tiranë ka treguar se çfarë ndodhi një ditë më parë me ndërprerjen e energjisë elektrike. Në një komunikim për mediat ai tha se defekti ishte tepër i rëndë, por theksoi se pacientët me aparat të ventiluar janë të pajisur me ‘backup’, duke mundësuar funksionimin edhe pas ndërprerjes së energjisë. “Trajtimi i këtyre të sëmurëve vazhdoi normalisht. Jo vetëm trajtimi i asistencës respiratorë, por edhe trajtimi në vazhdim pasi këta të sëmurë mjekimin marrin përmes aparateve që janë me beckup. Flitej për një defekt të rëndë dhe…
Përpara festave të nëntorit, vitin e kaluar, Korporata e Investimeve Shqiptare hapi zyrtarisht procedurën konkurruese për zgjedhjen e partnerit privat që do të marrë përsipër rivitalizimin e Pallatit të Kongreseve dhe ndërtimin e një godine të re multifunksionale në truallin ngjitur, që parashikohet të jetë një kullë në lulishten që ndodhet aktualisht pas Pallatit të Kongreseve. Bëhet fjalë për një nga projektet më simbolike dhe më të ndjeshme urbanisht në kryeqytet, jo vetëm për shkak të vendndodhjes në një zonë të lakmuar, por edhe për ndërthurjen mes trashëgimisë kulturore, interesit publik dhe zhvillimit imobiliar. Por më 19 Janar, pa shumë…
Në kuadër të projektit “Safe City” prej sot e deri më 31 janar do të bëhet testimi, kalibrimi dhe verifikimi i aparateve të vendosura (kamerave) për mbikëqyrje në trafik. Testimet do të realizohen çdo ditë, nga ora 08:00 deri në ora 20:00. Siç informoi Ministria e Punëve të Brendshme, gjatë zbatimit të këtyre aktiviteteve, automjetet në lokacionet ku bëhet testimi, nuk do të qarkullojnë derisa zgjat procedura. Në javën e parë të periudhës së paraparë, aktivitetet do të zbatohen ekskluzivisht në lokacione me kamera të vendosura në rajonin e Qytetit të Shkupit.“U bëjmë thirrje qytetarëve dhe të gjithë pjesëmarrësve t’i…
Prokuroria Themelore në Gjilan është aktivizuar në lidhje me hetimet që kanë të bëjnë me veprimtarinë e Arianit Sllamnikut. Në një përgjigje të dhënë për lajmi net, Prokuroria në Gjilan njoftoi se tanimë kanë autorizuar Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e veprimeve hetimore lidhur me rastin në fjalë. Gjithashtu Prokuroria tha se do të na mbajë të informuar në lidhje me veprimet e mëtejshme. Burime të këtij mediumi bëjnë me dije se Arianit Sllamniku tanimë është duke u intervistuar nga zyrtarët policorë të Kosovës. “Ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Gjilan, sot, më datë 20 janar 2026, ka autorizuar Policinë…
Në Belgjikë ka nisur gjyqi për vrasjen e Ardit Spahiut, ku hetuesit lexuan të hënën mijëra mesazhe të shkëmbyera përmes aplikacionit Sky Ecc mes nëntë të pandehurve. Procesi kundër Franc Gergely, i njohur me nofkën “Çopja”, dhe tetë të akuzuarve të tjerë nisi këtë vit, më 5 janar.Nga mesazhet e lexuara në seancën e së hënës rezulton se kodi SKY i atribuuar Flobenc Meçjas, i akuzuar si ekzekutori i vrasjes, e kishte ndjekur viktimën prej disa ditësh në Bruksel. “Shpresoj ta mbarojmë këtë maskara deri në fund të muajit, sepse duhet të kthehem në Shqipëri se do lindë gruaja ime”,…
Prokuroria e Përgjithshme ka përfunduar procesin e verifikimit të thelluar të deklarimeve të bëra nga gjyqtarja Irena Gjoka, e cila shërben në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Pas kryerjes së të gjitha verifikimeve të mundshme brenda dhe jashtë vendit, Prokuroria ka miratuar rezultatet e procesit të verifikimit dhe ka përcjellë vendimin në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Verifikimi i pasurisë së Irena Gjokës u zhvillua mbi bazën e kërkesës së Komisionit të Zhvillimit të Karrierës në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Njoftimi: Mbi bazën e kërkeses së Komisionit të Zhvillimit të Karrierës në Këshillin e Lartë Gjyqësor, më…

