Një tjetër episod i rëndësishëm nga dosja e përgjimeve të platformës së koduar Sky ECC hedh dritë mbi aktivitetin kriminal të një rrjeti të trafikut të drogës që operonte mes Shqipërisë dhe Italisë, që u zbërthye falë operacionit të anitmafies italiane dhe Prokurorisë së Posaçme në Shqipëri. Në qendër të komunikimeve të reja, ndodhet shtetasi Sokol Tatani (alias Sokol Isteri), i cili, në bashkëpunim me Orges Molla, dyshohet se ka qenë i përfshirë në sigurimin, trafikimin dhe shpërndarjen e sasive të papërcaktuara të lëndëve narkotike, kryesisht kokainë, heroinë dhe hashash, në zonën e Barit dhe më gjerë në Bashkimin Europian.…
Author: almakos
Detaje të reja janë zbardhur nga dosja e grupit të strukturuar shqiptar në trafikun e drogës mes Italisë dhe Shqipërisë. Në qendër të bisedave të reja të zbardhura nga Sky Ecc në dosje, qëndrojnë dy vëllezër, Hasan dhe Ekil Nderjaku, të dyshuar për organizimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike. Sipas materialeve të siguruara nga prokuroria, më 16 shkurt 2021, në orën 23:03, janë kapur dy biseda paralele në SkyECC mes vëllezërve Nderjaku dhe një personi të tretë të paidentifikuar, i njohur si “Pepe”. Bisedat kishin si qëllim ankesën për cilësinë e dobët të një sasie lënde narkotike, e cila i…
Burime për gazetaren Klodiana Lala bëjnë me dije se profili i ADN-së i gjetur në një dorezë gjysmë të djegur në vendin ku autori braktisi motorin që përdori në vrasje do të krahasohet me profilet e AND-së së dy vëllezërve. Vëllezërit, të cilët janë të skeduar për trafik droge në Holandë dyshohet se kishin konflikt me biznsmenin Nasufi për shkak të një prone që babai i tyre i kishte shitur. Përplasja mes tyre ka qenë e fortë dhe e vazhueshme. Bujar Nasufi Pas zbulimit të profilit të AND-së me vendim gjykata u vendos t’i merrej kampion nënës së dy vëllezërve…
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski nga nesër do të qëndrojë në Dejton, Ohajo, me rastin e shënimit të 30-vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit, në kuadër të Sesionit Pranveror të Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Siç informojnë nga MPJTJ, vizita është me ftesë të kongresmenit dhe shef i delegacionit të SHBA-së në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, Majkëll Tarner. Gjatë qëndrimit, Ministri Mucunski do të marrë pjesë në dy ngjarje nga programi zyrtar edhe atë diskutim në panel kushtuar avancimit të stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe në seancë plenare që do të mbyllë…
Policia ka arrestuar Enis Vrapin, 42 vjeçarin që paraditen e së premtes, më 23 maj, qëlloi me pistoletë me gogla një mjeke në QSUT dhe më pas u përpoq të largohej duke përplasur me makinën e tij tre automjete të policisë. Gjatë përplasjes, dy punonjës të policisë së qarkullimit rrugor u dëmtuan lehtë, ndërsa 42-vjeçari rrezikoi seriozisht jetën e tyre me veprimet e tij të rrezikshme. Në kontrollin e banesës dhe automjetit të tij, policia gjeti dhe sekuestroi sasi municioni për armë zjarri, armë gjahu, armë të ftohta dhe pjesë përbërëse të armëve. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit në Ministrinë e Kulturës, duke e cilësuar përjashtimin e shqiptarëve nga avancimet institucionale si “diskriminim i qëllimshëm dhe sistematik”. Në një deklaratë për media, BDI thekson se nga 12 avancime të fundit të bëra brenda kësaj ministrie, vetëm një pozitë i është dhënë një shqiptari, dhe ajo në një nivel të dytë të renditjes hierarkike. “Ky bilanc është tregues i qartë i një politike të vetëdijshme për të marginalizuar përfaqësimin kulturor të shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, thuhet në deklaratë. Sipas BDI-së, për më shumë se…
Një 63-vjeçar italian, me banim të përkohshëm në Shqipëri, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm, katër ditë pasi kishte kryer një ndërhyrje dentare në një klinikë private në Rrugën e Kosovarëve, në Tiranë. Burime nga policia bëjnë me dije se shtetasi me iniciale D. S., kishte kryer ndërhyrjen më 20 maj, por dy ditë më vonë kishte shfaqur probleme shëndetësore dhe ishte paraqitur në spital për ndihmë mjekësore. Pavarësisht trajtimit, 63-vjeçari nuk arriti të mbijetojë dhe ndërroi jetë. Lidhur me rastin, policia ka marrë në pyetje administratorin dhe dentistin e klinikës dentare, ndërsa vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat…
Zbardhen detaje të reja nga vrasja e 41-vjeçarit shqiptar, Altin Arapaj, i cili u gjet i pajetë në një vresht në Rafina, Greqi, më 22 maj. Sipas dëshmisë së bashkëshortes së viktimës, shkaku i konfliktit dyshohet të ketë qenë një mosmarrëveshje për pronësinë e një banese. Duke folur për mediat greke, ajo tregoi se konflikti mes Arapajt dhe autorit kishte kohë që zgjaste dhe ishte përqendruar rreth një shtëpie luksoze në zonën e Loutsës, e cila ndodhej në pronësi të një amerikani, por që prej vitesh ishte marrë me qira nga një shtetas kanadez. “Ky burrë e kishte paralajmëruar, i…
Policia shqiptare ka vënë në pranga një shtetas turk të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Ankarasë për disa vepra të rënda penale. Bëhet fjalë për Umit Oncu, 44 vjeç, i cili dyshohet se është kreu i një organizate kriminale në Turqi. Ai u arrestua në Tiranë me qëllim ekstradimi drejt vendit të tij. Sipas njoftimit zyrtar, Prokuroria e Izmirit ka lëshuar ndaj tij urdhër-arresti për tentativë vrasjeje, krijim të organizatës kriminale për falsifikim dokumentesh, si dhe heqje të paligjshme të lirisë. Ndërkohë, Gjykata e Lartë e Karsiyakës ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg”, për…
Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Panaja të Vlorës, ku një konflikt mes dy të rinjve ka rrezikuar të përshkallëzohet në përplasje të armatosur. Policia ka arrestuar 28-vjeçarin Kejvi Bendaj, i cili theu masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me thikë një 34-vjeçar me inicialet B. B., si dhe i ka dëmtuar automjetin. Pas ngjarjes, i plagosuri ka shkuar në banesën e Kejvi Bendaj dhe, në shenjë hakmarrjeje, i ka dëmtuar makinën, ndërsa e ka kërcënuar me një armë gjahu që e posedonte pa leje. Policia ndërhyri në kohë dhe…
Pas arrestimit të 46-vjeçarit shqiptar Mikel Selimaj, si autor i dyshuar i vrasjes së Altin Arapajt, 41 vjeç, policia greke ka vënë në pranga edhe dy persona të tjerë që ndodheshin në të njëjtin automjet me viktimën dhe autorin në momentin e krimit. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së martës në zonën e Artemidës, ku katër personat – viktima, autori dhe dy të tjerët – udhëtonin me një automjet të drejtuar nga Selimaj. Ata bënë një ndalesë të shkurtër në Rafinë, ku autori dyshohet se nxori një armë zjarri dhe qëlloi Arapajn në fytyrë. Pavarësisht plagëve të marra, viktima…
Kostot e jetesës për shtresën e mesme janë rritur vitin e fundit më shumë se të ardhurat, treguan rezultatet e anketës së “Monitor” me 271 pjesëmarrës, 95% e të cilëve ishin të arsimuar me paga të larta. 49% pohuan se kostot e jetesës ishin përkeqësuar në krahasim me fillimin e vitit 2024. Rreth 70% pohuan se pjesa më e madhe e të ardhurave mujore shkonin për blerjen e ushqimeve, të ndjekura nga strehimi dhe shërbimet shëndetësore. Dypunësimi, rritja profesionale, emigrimi, shkurtimi i shpenzimeve për argëtim etj., janë disa kundërpërgjigje për shtrenjtimin e jetesës. Ulja e taksave dhe rritja e pagave,…

