Biznesmeni Elman Abule, i cili është nën hetim në dosjen e Erion Veliajt, ka dalë nga ambientet e SPAK pas gati 4 orësh marrje në pyetje nga Prokurorët e Posaçëm [embedded content] Biznesmeni mbërriti në Prokurorinë e Posaçme rreth orës 10:00, i shoqëruar nga efektivët pasi ndodhet në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, dhe doli në orën 13:50. Elman Abule po hetohet për pastrim parash në dosjen e kryebashkiakut të Tiranës. Ai u vendos në pranga më 10 Shkurt, ditën kur u arrestua edhe kryebashkiaku i Tiranës, pasi SPAK lëshoi masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj tij. Por, Apeli i GJKKO-së…
Author: almakos
Pas ndërprerjes së trajtimit të pacientëve për shkak të tragjedisë në Koçan, në klinikat kirurgjike në Shkup nga sot do të vazhdojnë operacionet për pacientët onkologjik, ndërsa nga nesër pritet që klinikat të funksionojnë me programe plotësisht të planifikuara, paralajmëroi sot ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari. “Nga sot, klinikat kirurgjike do të fillojnë të funksionojnë jo me kapacitet të plotë, por vetëm për pacientët onkologjikë, ndërsa prej nesër pas mbledhjes së Shtabit të krizës shpresoj të gjitha klinikat të punojnë me kapacitet të plotë me programet që janë planifikuar”, tha Taravari. Ai ka bërë të ditur gjendjen e fundit të…
Gjykata e Posaçme e Apelit zbut dënimin për ish-kryebashkiaken e Libohovës, Luiza Mandi. Në seancën e sotme, Gjykata e Posaçme e Apelit konfirmoi deklarimin fajtore për “shpërdorim të detyrës” për ish-kryebashkiaken e Libohovës, por i zbuti dënimin, nga arrest në burg në shërbim prove me 1 vit e 4 muaj. “Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurën L.M. dhe vënia në provë për një afat prej një vit e katër muaj, duke u detyruar e pandehura të mbajë kontakte me Degën Territoriale të Shërbimit të Provës Gjirokastër, në juridiksionin…
Me siguri e keni pyetur veten se përse përgjigjemi gjithnjë me “Alo” kur flasim me dikë në telefon. Kjo thënie, që na duket e natyrshme sot, ka një histori interesante dhe një evolucion që e shoqëron atë. Një numër faktosh arsye dhe ndikimesh kanë formuar vendosjen e kësaj fjale në gjuhën tonë të përditshme të komunikimit. Fjala “Alo” u përdor për herë të parë nga Thomas Edison, një nga shpikësit më të njohur të historisë, i cili e përdori këtë shprehje në fund të shekullit XIX. Edison, gjatë eksperimenteve me telefonin, kishte nevojë për një mënyrë të thjeshtë për të…
Një ngjarje e rëndë është parandaluar në Dibër, pas ndërhyrjes së policisë, e cila ka arrestuar një 38-vjeçar, i cili ka dhunuar dhe kërcënuar me jetë bashkëshorten e tij, në fshatin Lishan të Peshkopisë. Sipas policisë, gjatë kontrollit në banesën e të arrestuarit Emri Mera, janë gjetur 1 armë zjarri pistoletë, 3 granata dore të montuara me kapsolla ndezëse, 1 krehër pistolete dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Njoftimi i policisë: Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë, menjëherë pas denoncimit të një shtetaseje, për dhunë dhe kanosje për jetën, nga bashkëshorti…
Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, Policia e Kosovës, në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet kompetente, ka filluar një operacion të gjerë policor në dy rajone të Kosovës, atë të Mitrovicës së Jugut dhe Mitrovicës së Veriut. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Baki Kelani. Ai shpjegoi se ky operacion është një përgjigje ndaj rritjes së shqetësimeve lidhur me sigurinë, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit mes institucioneve për të garantuar rendin dhe ligjin në këto zona. Kelani tha: “Mund të konfirmojmë se operacioni policor i realizuar sot përfshin dy rajone të Kosovës, atë DRP Mitrovicë…
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka nisur seancën për të shqyrtuar kërkesën e Komisionerit Publik, i cili kërkon shkarkimin e kryeprokurorit të Lezhës, Erjon Shehaj. Institucioni i Prokurorit Publik në këtë seancë përfaqësohet nga kreu i SPAK, Altin Dumani, i cili ka marrë dhe kompetencat e këtij institucioni pas përfundimit të procesit të vettingut. Altin Dumani në këtë seancë ka listuara pretendimet e zbuluara nga Komisioneri Publik, në të cilën janë zbuluar mangësi të theksuara dhe tejkalimi të kompetencave nga kryeprokurori i Lezhës, Erjon Shehaj. Dumani gjatë seancës është ndalur dhe tek shtylla e aftësive profesionale dhe ka renditur dosjet…
Me aeroplan C-27 të aviacionit grek, mbrëmë vonë nga Shkupi për në Athinë janë transferuar edhe katër të lënduar nga zjarri në Koçan, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina. Sipas informatave të MIA-s, bëhet fjalë për katër persona me djegie, të cilët u hospitalizuan në spitalin ushtarak në Athinë. Aeroplani ushtarak fluturoi nga Athina mbrëmë rreth orës 22:30 për në Shkup, ndërsa pas marrjes së të plagosurve, është kthyer menjëherë për në aeroportin ushtarak të kryeqytetit grek. Në të njëjtën mënyrë, tre persona janë transferuar parmbrëmë në Spitalin e përgjithshëm ushtarak 401 dhe siç njoftoi paraprakisht MIA, janë në gjendje…
Dy banorët e “Big Brother Vip Albania”, Egli dhe Gjesti u ballafaquan mbrëmë në “Prime”. Aktorja në vazhdimësi e ka akuzuar këngëtarin kosovar për manipulime, derisa ky i fundit ka përmendur faktin se disa herë ia ka bërë me dije këngëtares se nuk ka ndjenja karshi saj. E pas përfundimit të “Prime”, ka reaguar familja e Eglit, duke treguar se mbështet atë në vazhdimësi, duke përfshirë këtu edhe rrugëtimin në “Big Brother Vip Albania”. “Forca zemër … E vërteta është se jeta nuk zhvillohet gjithmonë sipas pritshmërive tona. Në disa momente do të duket se jeta është e përsosur. Sidoqoftë,…
Prokuroria e Posaçme ka marrë nën hetim policët e Burgjeve që transferuan kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nga Durrësi në Apelin e GJKKO-së, pasi rezulton se Veliaj ka përdorur telefonin e njërit prej policëve për të bërë telefonata atë ditë. Mësohet se gjatë marrjeve në pyetje, oficeri i burgjeve ka pranuar një gjë të tillë dhe ka deklaruar se e kishte bërë nga frika. Dyshohet se gjithçka ka ndodhur ditët e transferimit pasi më 13 mars, Gjykata e Apelit në Gjykatën e Posaçme hodhi poshtë kërkesën për lirim përkundrejt garancive pasurore të kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion…
Edhe një personi i është caktuar paraburgim afatshkurtër prej 48 orëve lidhur me tragjedinë në Koçan me çka numri i përgjithshëm i personave të përfshirë me këtë masë u rrit në 17 persona. Për disa që është shqiptuar kjo masë, sot u skadojnë 48 orë. MARKETING
Dalin detaje të reja lidhur me banesën në Laknas, të cilën dy vëllezër e kishin kthyer në shtëpi bari. Burime për News 24 bëjnë me dije se dy vëllezërit e arrestuar kishin punuar më parë në Angli, dhe pasi mësuan sekretet e punës atje, ata u kthyen në atdhe për të ndërtuar në banesën e tyre një ambient të posaçëm për kultivimin e bimëve narkotike. Kjo nuk është hera e parë që dy vëllezërit tentojnë të fitojnë para përmes kultivimit të lëndëve narkotike. Raportohet se dy vëllezërit kishin ngritur një shtëpi bari të ngjashme më parë. Pajisjet e kultivimit ishin…

