Author: almakos

Këngëtari nga Kosova, Gjesti, po vazhdon të jetë një nga banorët më aktiv të shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ai tashmë ka fituar zemrat e publikut me energjinë dhe pozitivitetin që ka sjell brenda në Big Brother. Së fundmi në rrjete sociale, përkatësisht TikTok, po qarkullon një video e Gjestit duke falur namaz. I njëjti nuk është parë më herët, teksa e ka pranuar se ka qenë praktikues i fesë islame.

Lexo më Shumë

Të tjera detaje janë zbuluar lidhur me vdekjen tragjike të taksistit shqiptar, Gentian Kamberi, i cili u përfshi në një aksident në Athinë. Siç u raportua dhe më parë, Kamberi u përplas me një tjetër makinë që kaloi rrugën me semafor të kuq, e cila drejtohej nga një vajzë 22-vjeçare në gjende të dehur. Pas testeve të bëra, 22-vjeçarja Ekaterina Caci, e përfshirë në aksidentin fatal ka rezultuar se kishte konsumuar thuajse trefishin e limitit të ligjshëm të alkoolit. Rezultati i analizave të gjakut tregoi një përqindje prej 1.29 alkol/lt, ku kufiri ishte 0.50 g/lt, shkruajnë mediat greke. Gentian Kamberi, nga…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, në konferencë për media tha se janë identifikuar trupat e 59 personave që humbën jetën në tragjedinë në Koçan.Ai tha se janë lënduar gjithsej 196 persona, prej të cilëve 80 janë dërguar jashtë vendit.“Sa i përket masave të ndërmarra për zbardhjen e rastit, deri tani janë arrestuar 18 persona, janë ndaluar 16 persona prej të cilëve, i fundit i ndaluar ngarkohet për vepra të rënda shkaktim të rrezikut të përgjithshëm, dhe është nënshkrues i një projekti bazë për lëshimin e kabare klubit, një nga dokumentet të cilët janë të nevojshëm që kabare klubi…

Lexo më Shumë

Ambasadori i Türkiyes në Shkup, Fatih Ulusoy nënshkroi librin e ngushëllimeve i vendosur në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme për 59 personat që humbën jetën nga zjarri që shpërtheu në një klub nate në Koçan të Maqedonisë së Veriut, raporton Anadolu. Ulusoy erdhi në ndërtesën e ministrisë në Shkup dhe nënshkroi librin e ngushëllimeve të vendosur për ata që humbën jetën nga zjarri. Ambasadori turk u takua me sekretaren shtetërore të Ministrisë, Elena Kuzmanoska dhe shprehu ngushëllime për ata që humbën jetën. Duke shprehur një shërim të shpejtë për të mbijetuarit e lënduar nga zjarri, Ulusoy…

Lexo më Shumë

Në afërsi të diskotekës “Puls” ka qenë një depo me karburante ku nga zjarri që ka rënë herët në mëngjesin e së dielës kanë humbur jetën 59 persona dhe mbi 150 janë lënduar. Depozita e naftës ka qenë në një objekt tjetër dhe u zbulua nga një teknik i vendit të krimit. Nga Brigada e Zjarrfikësve të Koçanit kanë konfirmuar për MIA-n se në afërsi të diskotekës ka pasur një depozitë me naftë, por se ai ka qenë i një objekti tjetër. Nga atje nuk e dinë saktësisht nëse dhe sa naftë kishte në rezervuar. Informacioni është konfirmuar edhe nga…

Lexo më Shumë

Raporti mes Dianes dhe Arionit është komentuar shumë në media. Por së fundmi dyshja duket se ka pësuar krizë në marrëdhënie dhe janë distancuar nga njëri-tjetri, shkruan Indeksonline. Ishte modelja ajo e cila fshiu çdo postim sa i përket kësaj marrëdhënieje, ndërsa këngëtari akoma e ruan një postim. E pas gjithë këtyre ditëve, më në fund Diana vendosi të publikojë fotografi në Instagram. Ajo u shfaq në top formë ku duket se nuk po i bëhet vonë për këtë ndarje.

Lexo më Shumë

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka inspektuar në Bazën Ajrore të Kuçovës. Rama shprehet se Baza e Kuçovës po kthehet në një aset strategjik të NATO-s. Gjithashtu, tha ai, modernizimi i Forcave Ajrore, mbetet një prioritet kyç për sigurinë kombëtare. “Në Bazën Ajrore të Kuçovës që po kthehet në një aset strategjik të NATO-s, falë investimeve në infrastrukturë, modernizim dhe trajnime. Modernizimi i Forcës Ajrore, përfshirë edhe flotën e dronëve luftarakë, të cilët tashmë shërbejnë edhe për misione civile, mbetet një prioritet kyç për sigurinë kombëtare”, shprehet Rama.

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski sot ka vizituar pacientët në Spitalin e Përgjithshëm “8 Shtatori”, të cilët kanë pësuar lëndime të rënda pas natës fatale në Koçan. I pyetur nga mediat pse familjet nuk mund të vizitojnë të lënduarit, por ai mundet, ai u përgjigj se ideja e tij ishte të dërgonte mesazh për publikun. “Dje i kam vizituar pacientët, i kam vizituar edhe sot. I zbatova të gjitha protokollet absolutisht siç kërkohej nga stafi mjekësor. Unë nuk kam shkuar askund me kamera dhe nuk kam ndërmend të bëj PR nga kjo”.“Fotot publikohen nga pjesa e pasme e kokës së pacientit, gjithmonë…

Lexo më Shumë

Alban Dokushi ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pasi u thirr në SPAK mesditën e sotme. Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Tiranë ka deklaruar për gazetarët se “Erion Veliajn e kam takuar me autorizimin e Prokurorisë së Posaçme”. Alban Dokushi mësohet se është thirrur për t’u marrë në pyetje nga prokurorët e posaçëm për çështjen “Veliaj”, raporton gazetarja Klodiana Lala. Gjithashtu Alban Dokushi është i pari që vizituar kryebashkiakun Veliaj në qelitë e paraburgimit tek Blloku i Sigurisë tek Mine Peza, pas arrestimit të tij më 10 Shkurt. Ai është njeriu më i afërt i kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës dhe…

Lexo më Shumë

Ministri për Punë të Brendshme, Pançe Toshkovski, pas tragjedisë në Koçani ka marrë vendim për shkarkime në pozitat udhëheqëse në MPB- Koçani dhe Shtip.Shkarkohen nga detyra:Shefi i Sektorit për Punë të Brendshme në ShtipZëvendësshefi i SPB ShtipShefi i Njësisë së Policisë në ShtipShefi i Njësisë për Polici Kriminalistike në ShtipShefi i Njësisë për Punë të Brendshme në KoçanKomandanti i Stacionit Policor me Juridiksion të Përgjithshëm në KoçanShefi i Zyrës së Jashtme për Çështje Kriminalistike në Koçan.Nga Ministria e Punëve të Brendshme paralajmëruan më shumë detaje për shkarkimet gjatë ditës në një konferencë për shtyp. /SHENJA/ MARKETING

Lexo më Shumë

Nuredin Dumani ka rrëfyer se kush qëndron pas vrasjes së Andi Zylyfit dhe se si nisi hasmëria e tij me Talo Çelën. I penduari i drejtësisë deklaroi para togave të zeza se me Talo Çelën u njoh rreth 15 vite më parë, por u kthyen në armiq pasi sipas Dumanit “ai ka urdhëruar Altin Ndocin të vrasë vëllain tim”. Ndërsa sa i përket vrasjes së Andi Zylyfit, deklaroi se u porosit nga Gim Kabashi, i njohur si Baca, dhe se informator ishte Fatos Gosa. Sipas tij, Gosa informonte me telefon të enkriptuar dhe se ishte Talo Çela që fliste me të. Pjesë nga dëshmia në GJKKO:…

Lexo më Shumë

Ish-deputeti demokrat, Myslim Murrizi, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme dhe duke folur për mediat, nuk ka zbuluar arsyen e paraqitjes, duke dhënë përgjigje evazive. Ai tha se do të merret vesh shpejt pse u paraqit, por ku gazetarët e pyetën nëse ishte thirrur për ndonjë hetim, Murrizi u shpreh duke thënë “SPAK ka kryer punë me Myslimi, bashkë me prokuroritë e Shqipërisë”. Pjesë nga prononcimi për media: -Për çfarë u thirrët? Murrizi: Do ta merrni vesh më vonë. E dini ju çfarë denoncimesh -Ishit si kallëzues, apo në kuadër të një hetimi? Murrizi: SPAK ka kryer punë me…

Lexo më Shumë