Dy persona të lënduar rëndë në zjarrin në Koçan kanë arritur në Kroaci dhe janë në mjekim në Klinikën për traumatologji në spitalin “Motrat e bamirësisë” në Zagreb, kumtoi sot Qeveria kroate. Pritet sot dhe nesër një helikopter i armatës kroate të ndërmarrë edhe katër persona të lënduar, të cilët do të përkujdesen në spitalet kroate. Duke iu referuar të dhënave nga spitali i Zagrebit, mediumet kroate njoftojnë se pacientët kanë djegie dhe lëndime gjatë thithjes së ajrit në kanalet respiratore dhe u janë siguruar respiratorë për ventilacion mekanik. Për vendin e mjekimit është zgjedhur Klinika për traumatologji, pasi ka…
Author: almakos
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski, sot në konferencë për shtyp tha se Qeveria po bënë gjithçka për të shpëtuar një jetë më shumë, nga të prekurit nga zjarri në Koçan. “Disa gjëra thjesht duhen bërë, këtu nuk ka sfidë, nuk ka mohim, disa gjëra thjesht duhet të ndodhin nëse duam të shmangim efektet që do të na ndodhin në ditët në vijim. Ndaj ju kërkoj edhe një herë, e thamë dje dhe do ta përsëris sot, i lus të gjithë ata që ishin në afërsi të ngjarjes së tmerrshme, të kësaj tragjedie të tmerrshme, të telefonojnë një mjek,…
Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi në Kuçovë, duke folur për agroturizmet e qarkut Berat, ka dhënë lajmin e Banka e Shqipërisë do të financojë me 250 milionë euro në shërbim të bizneseve të vogla dhe të mesme që kanë në fokus bujqësinë. “Kredia e Butë me një linjë financimi 250 milionë euro dhe me normë interesi 3.5%, e kombinuar me Garancinë Sovrane, e ul normën e interesit në 2% dhe mbulon kolateralin deri në 70%”, thotë kreu i qeverisë. Rama u bëri apel sipërmarrësve të agroturizmit që të fokusohen edhe te agropërpunimi, në mënyrë që të dalin në treg me produktet…
Nga tetë pacientë, të cilët dje kanë arritur nga Maqedonia e Veriut pas ngjarjes tragjike në Koçan, tre janë në respirator, ndrësa të gjithë kanë djegie në kanalet e frymëmarrjes dhe janë në rrezik për jetë, njoftoi MIA nga Beogradi. Në deklaratë për RTS-në, Millan Stojiçiq, drejtor i Klinikës për kirurgji plastike dhe rikonstruktive pranë Qendrës klinike të Serbisë, tha se të hënën kanë arritur tetë pacientë me lëndime serioze, të rrezikshme për jetë. “Ata janë përkujdesur, janë stabil dhe trajtimi vazhdon, gjë që sigurisht do të marrë kohë”, deklaroi Stojiçiq dhe shtoi se një prej pacientëve është në gjendje…
Ish-kreu i bandës së Durrësit, Lulzim Berisha, do të ekstradohet ditën e sotme nga Spanja në Shqipëri, raporton gazetarja Klodiana Lala. Me datë 2 korrik 2024, Berisha doli para Gjykatës Kombëtare Spanjolle, ku kërkoi që të mos e dorëzojnë në Shqipëri për t’u gjykuar. Ai kishte planifikuar dhe urdhëruar vrasjen e tre personave në vitin 2005 në dy sulme, tha se kishte frikë për jetën e tij sepse pret një hakmarrje të mundshme për veprimet e tij të kaluara. Kështu u shpreh në përgjigje të pyetjeve të mbrojtjes së tij në seancën e ekstradimit, në të cilën Prokuroria ka kërkuar…
Nga Qeveria përmes një komunikate kanë reaguar në lidhje me numrin e viktimave nga zjarri në diskotekën “Puls” në Koçan..Ata thonë se numri i viktimave mbetet 59, dhe se raportimet e tjera janë dezinformata.“Në opinion po përhapen spekulime dhe dezinformata për numrin e të vdekurve. Qeveria konfirmon me përgjegjësi të plotë se numri i viktimave është 59. Të gjitha pretendimet e tjera për 100 apo 120 të vdekur janë të pasakta dhe të pabaza. Një informacion i tillë i rremë vetëm sa shton ankthin në publik dhe shkakton dhimbje shtesë te familjet e viktimave”, thuhet mes tjerash në reagimin e…
Qyteti i Korçës u gdhi e mbuluar nga bora e rrallë e marsit, duke krijuar një pamje të pazakontë për këtë periudhë të vitit. Në mes të bardhësisë që pushtoi qytetin, një element mbeti i pandryshuar – shija autentike e Birrës Korça. [embedded content] Fabrika e njohur e birrës, e vendosur në zemër të qytetit, vijoi të mirëpresë vizitorët dhe adhuruesit e kësaj marke tradicionale, duke ofruar një përvojë unike mes atmosferës së ftohtë dhe aromës së freskët të birrës. Për shumë banorë dhe vizitorë, kombinimi i borës me një gotë të ftohtë Birrë Korça u shndërrua në momentin ideal…
Organi i akuzës ka kaluar për gjykim shtetasin Ilir Beqaraj, i cili është i përfshirë në ekzekutimin e Gentjan Bejtja, në Larushkë të Fushë Krujës, ngjarje e vitit të kaluar. Sipas njoftimit të Prokurorisë, Beqaraj akuzohet për veprën penale “Vrasje me paramendim”, të kryer në bashkëpunim, por gjithashtu dhe për ‘Mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve’ dhe ‘Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave’. Beqarja, kishte rolin e ndihmësit në vrasjen e Bejtjas, sipas organit të akuzës. Ai ka larguar autorët e vrasjes nga vendngjarja, duke i çuar në fshatin Hasan, ku dhe më pas kanë djegur automjetin. Në automjetin e djegur,…
Uniformat blu kanë dalë me një njoftim zyrtar paraprak, lidhur me atentatin me armë zjarri ndaj kompanisë farmaceutike “CFO Pharma”, në pronësi të biznesmenit Nadir Çausholli. Sipas blu, ngjarja ka ndodhur gjatë natës, por salla operative është njoftuar rreth orës 08:10. Nga të shtënat janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Rreth 20 plumba janë vërshuar në xhamat e kompanisë. Në vendngjarje ndodhen uniformat blu për të sqaruar ngjarjen dhe të arrijë të identifikojë autorët e këtij sulmi. LEXONI EDHE: Sulmi me breshëri plumbash ndaj CFO Pharma/ Detaje: Sekuestrohen pamjet e kamerës së sigurisë, godina u qëllua nga një automjet në lëvizje! Si…
Instituti Hidrometeorologjik ka njoftuar se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas IHMK-së, vranësirat vende-vende mund te sjellin riga shiu, kryesisht në disa zona të kufizuara të pjesës perëndimore. Kjo do të thotë që, përveç temperaturave të ulëta, kemi gjithashtu mundësi për reshje të lehta që do të përmirësojnë kushtet e mjedisit. Në Prishtinë, temperaturat do të sillen nga -2 gradë Celsius deri në -4 gradë Celsius, duke bërë që qytetarët të përballen me kushte mjaft të ftohta gjatë këtij sezonit dimëror. Është e rëndësishme që të jemi të përgatitur për këto kushte,…
Godina e kompanisë farmaceutike CFO Pharma, është sulmuar me breshëri plumbash përgjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm (18 mars). Kjo kompani është në pronësi të biznesmenit Nadir Çausholli. Bëhet me dije se 20 plumba janë drejtuar në xhamat e godinës së CFO Pharma. Pamje nga xhamat e XFO Pharma, me shenjat e mbetura nga plumbat Në vendngjarje ndodhen uniformat blu për të sqaruar ngjarjen dhe të arrijë të identifikojë autorin/rët e këtij sulmi. Sakaq, ende nuk ka një informacion zyrtar nga Policia e Shtetit.
Gjatë fillimit të kësaj jave si rezultat i mbizotërimit të motit të keq edhe në Qarkun e Elbasanit kanë rënë reshje të dendura shiu, breshëri dhe dëborë, veçanërisht në zonat e thella malore të Librazhdit, Prrenjasit, Gramshit dhe Elbasanit. Fenomenet atmosferike të rënduara kanë krijuar vështirësi të përkohshme për lëvizjen me automjete në disa fshatra ndërsa situata për pak kohë ka kërkuar ndërhyrjen e shpejtë të autoriteteve dhe shërbimeve emergjente. Në Fushë Studën të Librazhdit , mëngjesin e kësaj të marte, trashësia e dëborës ka arritur 3-5 cm, sipas Albert Kalecit, Kryetar i Njësisë Administrative Steblevë. Ndërsa ë Parkun Kombëtar…

