Një 44-vjeçar, i cili akuzohet se pjesë e grupit të fuqishëm kriminal me bazë në Durrës që u godit nga autoritetet shqiptare në bashkëpunim me ato italiane ku u lëshuan 52 urdhër arreste, është arrestuar në Belgjikë. Gertin Aliu akuzohet nga Prokuroria e Barit për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikim të lëndëve narkotike dhe u arrestua në kuadër të operacionit “Ura”. “Si rezultat i shkëmbimit të informacionit dhe bashkëpunimit policor ndërmjet homologëve të njësive të specializuara FAST, në vijim të operacionit “Ura”, Policia belge arrestoi në Belgjikë, shtetasin shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, G. A., 44 vjeç”, informuan blutë. Prokuroria e…
Author: almakos
Skema e sigurimeve shoqërore ka arkëtuar më shumë, teksa është treguar me e kursyer në shpenzime më 2024, duke ulur në këtë mënyrë boshllëkun “deficitin” që mbulohet nga buxheti. Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave, të përpunuara nga “Monitor” tregojnë se deficiti i skemës së sigurimeve shoqërore (të ardhura nga kontributet minus shpenzimet për pensionet) arritën në -1.9 për qind të PBB-së, duke qëndruar në të njëjtin nivel më vitin e kaluar, por shumë më ulët se niveli 3.2% të PBB-së në vitin 2016. FAKTORËT QË NDIKUAN Të ardhurat më të larta nga kontributet janë faktorë kryesorë që kanë…
Fondacioni Konrad Adenauer, Lëvizja Evropiane në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Qendra Uilfrid Martens për studime evropiane në kuadër të aktiviteteve për Shënimin e Ditës së Evropës – 9 Maj, sot organizon panel diskutim me temë “Formësimi i së ardhmes – Integrimi në BE si shtytës i përparimit të Maqedonisë së Veriut”. Në panel diskutimin, siç paralajmërojnë organizatorët, parashikohet pjesëmarrja e përfaqësuesve të lartë të vendit dhe jashtë, të trupit diplomatik, komunitetit akademik, studentë dhe aktorë tjerë relevantë. “Në ngjarje fjalim hyrës do të kenë Afrim Gashi, kryetar i Kuvendit, prof.dr. Norbert Lamert, kryetar i Fondacionit Konrad Adenauer/kryetari i…
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, shprehu mbështetje të fortë për ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, në një moment delikat, kur ky i fundit u intervistua nga Prokuroria Speciale për një kontratë të dyshuar prej 60 milionë eurosh për mbetje shtazore. Intervistimi i Pecit, i cili zgjati pesë orë, është bërë në cilësinë e të dyshuarit dhe është liruar pas procesit të rregullt të intervistimit. Kontrata që ka shkaktuar shqetësime publike është e lidhur me menaxhimin dhe shpenzimin e fondeve publike, një çështje që ka prekur interesin e opinionit të gjerë. Me datën e intervistimit, Kurti ka postuar në platformën e…
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht të jetë me kthjellime e alternime vranësirash mesatare deri të dendura prej orëve të mesditës e pasdite kryesisht në relievet malore në jug e juglindje të territorit. Prezencë e reshjeve të herëpashershme të shiut prej orëve të mesditës në zonën e jugut me intensitet të ulët, ndërsa në relievet malore të saj në mënyrë të izoluar shtrëngata afatshkurtra, nga orët e mbrëmjes ndërprerje graduale e tyre. Temperaturat minimale do të jenë 9 gradë Celsius, ndërsa maksimale 27 gradë. Era do të…
Ende nuk ka përgjigje nga Bullgaria nëse do të zhvillohet takim dypalësh midis delegacioneve maqedonase dhe bullgare në kuadër të samitit të NATO-s në Hagë, ku delegacionin e RMV-së do ta udhëheqë presidentja Gordana Siljanovska Davkova. Pasi kryeministri Hristijan Mickoski zbuloi të premten se gjatë vizitës së Presidentit të Këshillit Evropian, Antonio Costa, u diskutua një format për takim midis palëve maqedonase dhe bullgare për të zhbllokuar procesin evropian të Maqedonisë, zëvendësministrja për Çështjet Evropiane, Viktorija Trajkov, njoftoi se sot pritet përgjigje nga Sofja. “Mendoj se do të ketë disa gjatë ditës së sotme”, tha Trajkov. Trajkov përsëriti qëndrimin e…
Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa foli në Log, News 24 mbrëmjen e sotme lidhur me operacionin “Ura” zhvilluar mes antimafies italiane dhe Prokurorisë së Posaçme, ndaj një grupi shqiptar që zhvillonte aktivitetin në Itali dhe Shqipëri. Duke u ndalur te fjala e prokurorit italian të çështjes menjëherë pas operacioni, që e cilësoi si Mafia shqiptare me shtrirje të madhe në botë, Softa është i mendimit se mafia shqiptare është e strukturuar me hierarki dhe ka një shtrirje jo vetëm lokale apo në vendet fqinje, por edhe në vende të largëta, të Amerikës Latine. Softa: Italianët nuk gabojnë në termin e duhur.…
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas marrjes në pyetje të ministrit në detyrë të Bujqësisë, Faton Peci, si i pandehur nga Prokuroria, nën dyshimet për keqpërdorim në projektin e fabrikës për përpunimin e mbetjeve shtazore. Abdixhiku e theksoi se ky rast është një shembull tipik se si korrupsioni mund të dëmtojë të mirat publike dhe se është një mundësi për të rifituar besimin e qytetarëve në institucione. Ai përshkroi se Kosova ka nevojë për një sistem që ndëshkon çdo akt të korrupsionit, përfshirë ata që vijnë nga radhët e pushtetit. Më tej, ai shprehu…
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka hedhur dritë mbi operacionin e bujshëm “URA”, duke theksuar se përkundër deklaratave zyrtare, grupi nuk është realisht i “çmontuar”. Artan Hoxha: Ajo që u vu re përvecse mediave që solli informacion ishte dosja italiane, që ishte 1000 e ca faqe. Zhurma që u bë ishte e madhe dhe u krijua përshtypja…dhe titulli ishte “u çmontua grupi i Shkozetit”. Në fakt aty ka më tepër veprime shkresore që janë bërë, veprime konkrete në terren. Ai është një hetim historik, hetim për ngjarje që kanë ndodhur deri në momentin kur Sky ishte në aktivitet, dmth deri në…
Sipas një studimi të fundit të kryer nga Dr. Michael Gerlich në një shkollë biznesi në Cyrih, përdorimi i tepruar i mjeteve të inteligjencës artificiale si ChatGPT nga të rinjtë mund të çojë në rënie të aftësive të tyre kognitive, veçanërisht në mendimin kritik dhe aftësinë për të përpunuar në mënyrë të pavarur informacionin. Studimi zbuloi se pjesëmarrësit e moshës 17 deri në 25 vjeç, të cilët mbështeteshin më shumë në këto mjete për detyra akademike, tregonin rezultate më të ulëta në testet e mendimit kritik krahasuar me ata që përdornin më pak AI. Kjo sugjeron se përdorimi i shpeshtë…
Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi ka njoftuar se është takuar me prof. dr. Norbert Lammert, kryetar i Fondacionit Konrad Adenauer dhe ish-kryetar i Bundestagut gjerman.“E urova Lammert për 25 vjetorin e pranisë dhe punës së KAS në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke theksuar kontributin e tyre të rëndësishëm për demokracinë, sundimin e ligjit, dialogun ndërpartiak dhe mbështetjen për të rinjtë. U pajtuam se bashkëpunimi mes Kuvendit dhe fondacionit duhet të vazhdojë dhe të thellohet, veçanërisht në kontekstin e integrimit evropian”, ka shkruar kryeparlamentari Gashi. MARKETING
Partia Demokratike- Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka bërë një tjetër ankim në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ, duke kërkuar shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në qarkun e Shkodrës. Në shkresën drejtuar KAS, PD-ASHM kërkon që të përsëriten zgjedhjet në të gjithë qarkun e Shkodrës, duke pretenduar se janë bërë manipulime. Sipas denoncimeve të PD-ASHM, institucionet që duhet të ishin neutrale – nga bashkitë te degët vendore të ministrive – janë angazhuar aktivisht në favor të partisë qeverisëse. Zyrtarë të ndryshëm janë akuzuar se kanë shpërndarë përfitime, kanë ushtruar presion dhe kanë kërcënuar votues potencialë të opozitës. “Qytetarët janë…

