Author: almakos

Banorët e Big Brother VIP Albania u emocionuan teksa morën mesazhet e radhës në Big Love, por një mesazh i veçantë shkaktoi entuziazëm të madh. Ishte në emër të futbollistit të Kombëtares Shqiptare, Armando Broja, dhe sapo banorët panë emrin e tij, nisën brohoritjet. Megjithatë, Gjesti mbeti i hutuar dhe pyeti: “Kush është?”. Laerti menjëherë i shpjegoi: “Është futbollist i kombëtares, lexo”. Në sfond, Rozana dëgjohet: “Armando Broja o njeri!”. Gjesti, i habitur, u përgjigj: “Hej bro, unë s’e di, s’jam i informuar për futbollin këtu”. Në mesazh, Broja shkruante: “Gjesti na kënaqe o vëlla, veç për ty po e…

Lexo më Shumë

Agjencia për Informim dhe Privatësi ka ngritur shqetësime serioze në lidhje me të dhënat që bizneset kosovare janë të detyruara të dorëzojnë në KESCO. Ndërkohë, vetë bizneset e shqetësuara theksojnë se është e papranueshme që KESCO të ketë akses në informacionet që përmbajnë të dhëna personale. Më 12 mars 2025, Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) njoftoi për liberalizimin e tregut të energjisë elektrike, duke vendosur obligimin për bizneset që të dorëzojnë të dhëna mbi qarkullimin dhe numrin e punëtorëve në Kompaninë Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike – KESCO. Kjo masë ka si qëllim kategorizimin e bizneseve për furnizimin…

Lexo më Shumë

Është zbardhur dëshmia e 22-vjeçares greke e cila u bë shkak për aksidentin tragjik ku humbi jetën taksisti shqiptar, Gentian Kamberi. 22-vjeçare Ekaterina Caci, e cila është vendosur në arrest shtëpie me vëzhgim elektronik pas kërkimit të faljes, pohoi se kishte pirë vetëm tri gota verë natën e aksidentit, ndërsa i kërkoi falje familjes së 47-vjeçarit, duke thënë se ishte “thellësisht e shkatërruar”. “Piva tri gota verë, mbaj mend vetëm vendin e përplasjes”, ka treguar 22-vjeçarja për aksidentin në Tebë të Athinës. 22-vjeçarja, e cila sipas analizave të gjakut kishte konsumuar një sasi të madhe alkooli, gjatë mbrojtjes së mohoi diçka të…

Lexo më Shumë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Fier – Seman, pranë vendit të quajtur Hoxharë, ku një automjet tip “BMW” ka goditur nga pas një karrocë. Nga goditja e fortë kanë mbetur të plagosur drejtuesi i makinës dhe një banor i zonës, rreth 70 vjeç, i cili drejtonte karrocën. Dy të plagosurit janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal Fier. Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe disiplinimin e trafikut.

Lexo më Shumë

Egli Tako me rikthimin e saj në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” ka mbajtur një qëndrim totalisht ndryshe me Gjestin. Egli Tako me rikthimin e saj në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” ka mbajtur një qëndrim totalisht ndryshe me Gjestin. Ajo nuk ka qëndruar më pranë tij dhe ka debatuar herë pas here me të. Nga ana tjetër, Gjesti pas prime-t të së martës që patën ballafaqimin e parë bashkë, shkon dhe e ngacmon. Ai e fton që të bëjnë muhabet apo të qëndrojnë me njëri-tjetrin, por ajo e refuzon. Edhe ditën e sotme teksa Egli dhe Danja…

Lexo më Shumë

Ministria e Transportit Aleksandër Nikollovski tha se dikasteri që drejton nuk ka kompetenca për objektin e klubit “Puls” në Koçan, i cili siç tha ai është nga kategoria B. Sipas Nikollovskit bazuar në ndryshimet e fundit të  Ligjit për Decentralizimin, Ministria është përgjegjëse vetëm për objektet e kategorisë A. “Objekti është ndërtuar në vitin 1999 sipas planit të vlefshëm në kuadër të Komunës së Koçanit. Është ndërtuar si një industri e lehtë, jo ndotëse dhe u përdor për një periudhë si fabrikë tekstili, ndërsa më pas si magazinë. Më pas u shtua një pjesë prej rreth 50-të metrash katrorë, i…

Lexo më Shumë

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar Raportin e Strategjisë së Kontrollit Ndërkombëtar të Narkotikëve të 2025-ës, ku ndër të tjera flitet edhe për Shqipërinë. Raporti thekson se rrjetet kriminale shqiptare kanë qasje të drejtpërdrejtë tek prodhimi i kokainës në Amerikën e Jugut dhe rrjetet e trafikimit që e sjellin kokainën në Evropë dhe Mbretërinë e Bashkuar. “Ata përdorin ekonominë shqiptare, veçanërisht sektorin e ndërtimit, për të pastruar të ardhurat dhe kontribuojnë në korrupsion. Krimi i dhunshëm në Shqipëri, përfshirë vrasjet, shpesh lidhet me krimin e organizuar, dhe gjyqtarë, prokurorë, policë, politikanë, gazetarë dhe aktivistë janë subjekt i frikësimit. Shqipëria merr…

Lexo më Shumë

Nëse ndihesh i/e lodhur, i/e acaruar apo thjesht ndryshe nga zakonisht, ka një mundësi të madhe që stresi të jetë duke bërë të vetën. Nga angazhimet e përditshme deri te pasiguria financiare dhe trysnia sociale, shumica prej nesh përballen me një nivel të caktuar stresi. Por kur ky stres bëhet i vazhdueshëm dhe i fuqishëm, mund të shndërrohet në një problem më të madh: mbistresin. Stres vs. Mbistres: Çfarë i dallon?Stresi është një reagim normal ndaj situatave të vështira, por mbistresi ndodh kur këto situata zgjasin për një kohë të gjatë dhe trupi nuk ka më kapacitet për të përballuar.…

Lexo më Shumë

Një falenderim i sinqertë, në emër të popullit të Maqedonisë, qeverisë dhe shtetit, për nivelin e lartë të solidaritetit që Sllovenia po tregon – dëshmi e respektit të thellë mes vendeve dhe popujve tanë”, theksoi ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski sot në Lubjanë, në takime të veçanta me ministren e Punëve të Jashtme, Tanja Fajon dhe ministren e Shëndetësisë Valentina Prevolnik Rupel dhe personelin mjekësor që kujdeset për pacientët tanë të hospitalizuar në Slloveni.   “Kam pasur rastin të marr personalisht informacion nga ekipi mjekësor dhe të takoj kuadrin profesional që ka ndihmuar në…

Lexo më Shumë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në bashkëpunim me UNICEF-in, profesorët e Institutit të Psikologjisë pranë Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi”, Oda e Psikologëve të Maqedonisë dhe Kryqi i Kuq, ofruan mbështetje të fuqishme psikologjike për të gjithë nxënësit në vend, e cila do të jetë më intensive në komunat ku një numër i madh i të rinjve, në fatkeqësinë në Koçan humbën vëllezërit, motrat, shokët dhe bashkëmoshatarët, informoi sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska. “Menjëherë pas ngjarjes tragjike u përgatitën dhe u dërguan udhëzime shkollave, mësimdhënësve dhe prindërve për veprim në periudhën e ardhshme, gjegjësisht për ofrimin e…

Lexo më Shumë

Sot në familjen e këngëtares Shyhrete Behluli ka arsye për të festuar. Kjo pasi që djali i saj, Kushtrimi feston ditëlindjen, shkruan “Kosovarja”. Andaj nuk ka munguar as urimi nga Shyhretja e cila është shprehur “Linde në ditën e pranverës, paç jetën veç pranverë”. Gjithashtu Kushtrimi ka pranuar urime të shumta nga familjarët dhe miqtë.

Lexo më Shumë

Dhjetë pacientë të lënduar nga zjarri në Koçan, sot janë lëshuar në shtëpi. Këtë e tha ministri i Shëndetësisë Arben Taravari. Ai pas mbledhjes në Shtabin e Krizës, njoftoi se sfida e ardhshme do të jetë ballafaqimi me infeksionet. Ai bëri me dije se transferime të pacientëve jashtë vendit më nuk do të ketë, por nga java e ardhëshme do të nisin të kthehen pacientët këtu. Në ndërkohë, shtoi se do të përgatisin protokolle dhe pacientët do të ekzaminohen këtu, pas së cilës ata që janë në gjendje të mirë mund të lëshohen për në shtëpi. Prej pacientëve të dërguar…

Lexo më Shumë