Author: almakos

Një 39-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Itali pasi u përplas nga një makinë. Edmond Gjoci Viktima është Edmond Gjoci, 39 vjeç, me origjinë shqiptare dhe banues në Tuoro sul Trasimeno. Ngjarja ndodhi në rrugën rajonale 71 në zonën e Riccios, një lagje në komunën e Cortonës, pranë kufirit me rajonin e Umbrias. Gjoci ndodhej në pritje të dikujt që do ta shoqëronte për në punë, kur një makinë e goditi atë në buzë të rrugës. Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i automjetit ishte një i ri 19-vjeçar, i sapo pajisur me leje drejtimi. Ai dyshohet se ka…

Lexo më Shumë

Igli Tare është zyrtarizuar dje si drejtori i ri sportiv i Milanit dhe pak orë pas firmës, ai është larguar nga ambientet e klubit, për një darkë në një nga hotelet e njohura të Milanos. Një darkë me drejtuesit më të lartë të kuqezinjve, pasi aty ishin të pranishëm Ibrahimoviç, Monkada e Furlani. Mediat italiane kanë publikuar video të këtij takimi ku shihen fillimisht Ibrahimoviç e Tare teksa shtrëngojnë duart e përqafohen në takimin e tyre, ndërsa më pas futen në restorantin e këtij hoteli. Ata kanë kaluar aty katër orë mes diskutimesh për Milanin e ri që pritet të…

Lexo më Shumë

Disa gra aktualisht po qëndrojnë në Burgun e Lipjanit, duke krijuar një atmosferë të veçantë përmes arteve dhe aktiviteteve të ndryshme. Në një intervistë të fundit, disa prej grave që vuajnë dënimin e tyre në Lipjan, ndanë përjetimet dhe aktivitetet që i ndihmojnë të kalojnë ditët e tyre në burg. Pavarësisht rrethanave të vështira, ato gjejnë mënyra për të shprehur kreativitetin e tyre dhe për të ndërtuar një sens të të përditshmes. Një nga gratë, e cila preferoi të mbetet anonime, ndau se piktura është një nga mënyrat e saj për të evituar trishtimin. Ajo përshkruan se si çdo ditë…

Lexo më Shumë

Romina Kuko ka dorëzuar zyrtarisht kërkesën për lirimin e saj nga detyra si Zëvendësministre e Brendshme, pas përfundimit të procesit zgjedhor të 11 majit 2025, ku ajo kandidoi për deputete. Në një letër drejtuar Kryeministrit Edi Rama, për dijeni edhe Kryekomisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, Kuko shkruan se është kualifikuar në listën fituese dhe për këtë arsye kërkon lirimin nga detyra në përputhje me ligjin dhe rregullat zgjedhore. “Në këtë kuadër, paraqes dorëheqjen time nga ky funksion, duke Ju falenderuar për besimin dhe mundësinë për të shërbyer në këtë detyrë të rëndësishme,” thuhet në fund të letrës së firmosur…

Lexo më Shumë

Prezenca e OSBE-së në Tiranë me anë të një reagimi për shtypin, ka shprehur shqetësimin e saj, sa i përket incidenteve me gazetarët këto zgjedhje që lamë pas. OSBE i referohet disa rasteve që kanë ndodhur me gazetarët gjatë raportimeve të tyre, para, gjatë dhe pas zgjedhjeve të 11 majit. Rastet sipas OSBE-së kanë të bëjnë me frikësimin dhe pengimin e gazetarëve. Edhe një herë tjetër, OSBE thekson rëndësinë jetike të lirisë së medias. Reagimi i OSBE: Prezenca e OSBE-së në Shqipëri shpreh shqetësimin e saj lidhur me incidentet e raportuara ndaj gazetarëve para, gjatë dhe pas zgjedhjeve të fundit,…

Lexo më Shumë

Kryetari i Partisë “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj kërkon rinumërim të votave në dy qarqe të vendit, në Fier dhe në Vlorë, pasi sipas tij është prekur vota. Me ane te nje postimi në Facebook, Lapaj njoftoi se vetëm ditën e djeshme janë vënë në dispozicion pamjet filmike nga disa qendra numërimi. “Mandatet tona në këto dy qarqe janë marrë nga PS me diferenca shumë të vogla. Ka vend për rinumërim,” tha Lapaj, duke paralajmëruar ndjekje penale për çdo rast ku konstatohet prekje e vullnetit të votuesve. Lapaj theksoi se kërkesa për rinumërim do të dorëzohet sot në Komisionin Qendror të…

Lexo më Shumë

Janë përmbledhur të gjitha provat që rëndojnë mbi grupin kriminal të drejtuar nga Rade Trajkovski, i njohur si Shtekli, i cili sipas Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar, përbëhej nga 17 anëtarë. Të gjithë janë në ndjekje penale për trafikim të kokainës dhe marihuanës, të cilat ishin fshehur edhe në bunkerë nëntokësorë të ndërtuar në tokë shtetërore. Deri më tani, shtatë anëtarë të grupit kanë pranuar fajësinë dhe kanë lidhur marrëveshje me Prokurorinë, duke u dënuar me nga 3 deri në 4 vjet burg secili – nga një maksimum prej pesë vitesh që mund t’u ishte shqiptuar. Kryesisht, ata…

Lexo më Shumë

Partia Demokratike – Koalicioni Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka ankimuar në KAS rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit në dy qarqe, në Vlorë dhe Gjirokastër, duke kërkuar shpalljen e tyre të pavlefshme. PD hedh akuza për manipulim të gjerë të procesit, duke e cilësuar atë si një “masakër zgjedhore”, dhe po ndjek rrugën institucionale për të kundërshtuar rezultatin në disa qarqe të vendit, ku deri më tani numri ka shkuar në pesë, por me siguri do të ketë edhe të tjera në ditët në vijim. Sipas kërkesës ankimore të PD thuhet se  Qarkun Vlorë dhe Gjirokastër është evidentuar përdorimi sistematik i…

Lexo më Shumë

Ambasada Amerikane në Shqipëri ka reaguar për herë të parë në lidhje me zgjedhjet parlamentare të 11 majit, duke uruar popullin shqiptar. Me anë të një postimi në Facebook, ambasada shkruan se presin të vazhdojnë partneritetin e ngushtë me Shqipërinë. “Urojmë popullin e Shqipërisë për zgjedhjet parlamentare dhe presim të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë me Shqipërinë”, shkruan ambasada. [embedded content] Ky reagim i ambasadës amerikane vjen 17 ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve, ku Partia Socialiste nën drejtimin e Edi Ramës fitoi 83 mandate, ndërsa Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore nën drejtimin e Sali Berishës mori 50 mandate. Tre mandate mori…

Lexo më Shumë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ndodhet në Izrael në një vizitë dy-ditore pune në kuadër të Konferencës Ministrore për Luftën kundër Antisemitizmit, e cila organizohet nga Aleanca Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit (IHRA). Në margjinat e këtij organizimi, Ministri Hasani zhvilloi një takim me homologun e tij izraelit, Gideon Sa’ar, me të cilin vlerësuan bashkërisht marrëdhëniet mes dy vendeve, ndërsa i kushtuan rëndësi thellimit të bashkëpunimit në fusha me interes të ndërsjellë. Në lidhje me luftën kundër antisemitizmit, Hasani është shprehur se: “Shqipëria qëndron e palëkundur kundrejt çdo forme të antisemitizmit, si dhe të çdo lloji të…

Lexo më Shumë

Britaniku Nick Gillard ka arritur të krijojë një version miniaturë të Macintosh nga viti 1984, i cili, pavarësisht madhësisë së tij të vogël, është plotësisht funksional dhe mbushur me nostalgji për adhuruesit e teknologjisë. Lartësia e kopjes është vetëm 62 milimetra, por funksionaliteti i saj përputhet me origjinalin 40-vjeçar. Ky projekt unik ka kapur vëmendjen e shumë pasionantëve të teknologjisë dhe është një dëshmi e mjeshtrisë dhe përkushtimit të Gillard, duke e bërë atë një nga krijimet më interesante në fushën e teknologjisë së përmasave të vogla. Gillard e ka dizajnuar këtë miniaturë në mënyrë që të lidhet me një…

Lexo më Shumë

Nga sot në Shkup do të mund të merrni me qira makina elektrike për të lëvizur nëpër qytet, ngjashëm siç merren me qira trotinetët elektrikë. Fillimisht do të jenë në dispozicion 100 automjete, dhe qiraja do të kushtojë 22 denarë për kilometër. Të gjitha komunat e Shkupit tashmë kanë hapësira parkimi për këto mjete. Çdokush që dëshiron të përdorë këto shërbime, duhet të shkarkojë aplikacionin mobil avant2Go.mk. Projekti është realizuar nga një firmë private dhe u promovua nga ministri i Mjedisit Jetësor, Izet Mexhiti, dhe ministrja Sanja Bozhinovska. MARKETING

Lexo më Shumë