Author: almakos

Disa pjata janë aq pikante, saqë kuzhinierët duhet të mbajnë një maskë gazi gjatë gatimit për të mbrojtur sytë nga djegia. Ngrënia e ushqimit djegës ka një ndikim të pamohueshëm në të gjithë trupin. Ajo që shumë njerëz nuk e dinë, janë efektet e shumta pozitive dhe negative që ndodhin pas konsumit të ushqimeve pikante. Por çfarë ndodh me trupat tanë kur hamë ushqim pikant? Mund të humbni peshë. Të hash ushqim pikant është një mënyrë e thjeshtë për të djegur dhjamë shtesë. Asgjë nuk mund të zëvendësojë ushtrimet dhe një dietë të shëndetshme, por kapsinoidet që gjenden tek specat…

Lexo më Shumë

Një aksion i SPAK ka zbuluar dhe goditur një rrjet të mirëorganizuar kontrabande cigaresh, në të cilin janë përfshirë zyrtarë doganorë, biznesmenë dhe shtetas të huaj. Burime nga organi i akuzës bëjnë me dije se janë lëshuar 15 urdhër-arreste, një pjesë e të cilave janë ekzekutuar nga strukturat e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese. Gjithashtu, janë firmosur 21 masa ndalimi për dalje nga territori i Republikës së Shqipërisë, me qëllim parandalimin e arratisjes së personave të dyshuar dhe nën hetim. Sipas të dhënave paraprake, në këtë skemë të paligjshme dyshohet se janë përfshirë funksionarë doganorë, biznesmenë që…

Lexo më Shumë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka reaguar pas rastit të helmimit të disa fëmijëve në një kopsht në qytetin e Gramshit, ku dyshohet se shkaku është ushqimi i konsumuar në institucionin parashkollor. Në një njoftim të publikuar në rrjetin social Facebook, AKU bën me dije se janë marrë mostra të ndryshme të ushqimeve të përdorura në kopsht, për të kryer analizat laboratorike të nevojshme. Sipas autoritetit, për mostrat e produktit qumësht dhe kofshë pule të kampionuara nga DRAKU Elbasan, si dhe për qumësht, kofshë pule dhe vezë të kampionuara nga DRAKU Tiranë, rezultatet paraprake kanë dalë negative për praninë e bakterit…

Lexo më Shumë

Casio sapo ka zbuluar serinë inovative MTG-B4000 në Japoni, duke shënuar një hap të rëndësishëm në historinë e orëve G-Shock me ndihmën e inteligjencës artificiale. MTG-B4000 përfaqëson një arritje domethënëse në dizajnin e orëve, pasi inteligjenca artificiale është përdorur për të krijuar strukturën e saj të kornizës. Ky proces teknologjik revolicional përfshin analizat e thella të të dhënave të rezistencës ndaj goditjeve që janë mbledhur gjatë dekadave të zhvillimit të linjës G-Shock. Një nga arritjet më të rëndësishme në këtë linjë është përdorimi i strukturës Dual Core Guard, që kombinon materialet e forta si karbonin dhe çelikun inox për të…

Lexo më Shumë

Ipeshkvi i Dioqezës së Rrëshenit, imzot Gjergj Meta, ka përshëndetur Atin e Shenjtë, Papa Leonin XIV, gjatë Udiencës së Përgjithshme të së mërkurës në Vatikan. Gjatë takimit, imzot Meta i përcolli Papës përshëndetjet dhe lutjet e besimtarëve shqiptarë, duke i kujtuar se të dielën e kaluar, së bashku me komunitetin katolik shqiptar në Itali, janë lutur për të në Shenjtëroren e Zojës së Këshillit të Mirë, në Genazzano. Në emër të ipeshkvijve dhe të Kishës Katolike në Shqipëri, ipeshkvi Meta uroi Papa Leonin XIV për zgjedhjen si Pasardhës i Shën Pjetrit dhe e ftoi zyrtarisht që të vizitojë Shqipërinë në…

Lexo më Shumë

Lideri i Aleancës për Shqiptarët Zijadin Sela ka konfirmuar sot se, gjatë kësaj periudhe të turbulencave brenda koalicionit qeveritar, ka pasur tentativë nga partitë e pushtetit për bisedime për hyrjen e partisë së tij në Qeveri. I pyetur konkretisht a është takuar me kryeministrin, Hristijan Mickoski, ai tha se nuk është takuar por ka pasur tentative për takim por, nuk ka pasur interes sepse ASH, sipas tij, nuk e ka parë politikëbërjen vetëm si pjesëmarrje në politike. Ai më tej shtoi se, në drejtim të kësaj duhet të ndërtohet standard politik. Ziadin Sela, kryetar i ASH-së “Të tjerët janë brenda…

Lexo më Shumë

Përderisa vazhdon bojkoti i nxënësve të fshatit Nerovë të Krushevës, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela, ka reaguar rreth zhvillimeve që kanë sjellë këtë bojkot. Ai në një konferencë për media të mbajtur në Kuvend, i ka bërë thirrje MPB që të ndalojë presionin në Nerovë. Ai ka sugjeruar që nëse institucionet duan të merren me objektet ilegale, le të merren me ndërtesat e shumta ilegale nëpër qytetet e vendit. Zijadin Sela, deputet “Objekt pa leje nuk është një shkollë, shkolla është interes publik, shkolla është interes i të gjithë qytetarëve, shkolla është vendi në të cilin ndërtohet jetë…

Lexo më Shumë

Departamenti i Matematikës dhe Statistikës në Universitetin Luarasi, ka prezantuar programet akademike të reja për vitin e ri shkollor, duke theksuar përputhshmërinë me kërkesat e tregut të punës dhe zhvillimet teknologjike më të fundit. I ftuar në studion e News24, përgjegjësi i këtij departamenti, Gentian Hoxhalli, theksoi se fakulteti i Teknologjisë së Informacionit ofron një gamë të gjerë programesh moderne dhe të përditësuara. “Ofrojmë dy programe bachelor, Informatikë Ekonomike dhe Teknologji Informacioni dhe Inovacion. Të dyja programet janë trevjeçare, të strukturuara sipas Kartës së Bolonjës dhe përmbajnë lëndë të reja që i përgjigjen trendit aktual të punës,” u shpreh Hoxhalli. Përveç…

Lexo më Shumë

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar për të gjithë të pandehurit në çështjen “Sterilizimi”, me përjashtim të Ilir Beqajt, i cili nuk ka aplikuar për këtë formë gjykimi. Kjo do të thotë se Klodian Rrjepaj, Ilir Rrapaj, Matilda Serjani, Samir Kadiu, Petraq Mersini, Arben Gjata, Genci Byrazeri dhe Naile Ajazi do të përfitojnë nga ulja e 1/3 së dënimit nëse shpallen fajtorë, në bazë të procedurës së përshpejtuar. Ndërkohë, Ilir Beqaj do të gjykohet në procedurë të zakonshme, ndërsa ai ka vijuar të kundërshtojë akuzat ndaj tij, duke kërkuar qartësi…

Lexo më Shumë

Gjatë vizitës së Parlamentit të Republikës së Sllovenisë në Lubjanë, në kuadër të Programit të Mbështetjes Parlamentare, sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Marina Dimovska, dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm, Nikolla Gjoshevski, zhvilluan një sërë takimesh pune me përfaqësues të Parlamentit Slloven. Në takimin me shefen e Sektorit të Legjislacionit, Natasha Vorshiq, dhe sekretarin e Departamentit për Përgatitjen dhe Mbajtjen e Seancave, Jure Kozhuh, u diskutua roli dhe përgjegjësitë e Shërbimit Juridik Ligjvënës, verifikimi i përputhshmërisë së propozim-ligjeve me Kushtetutën, marrëveshjet ndërkombëtare dhe legjislacioni evropian, si dhe funksionimi i kalendarit për seancat plenare dhe planifikimi i punës së Kuvendit në bazë vjetore.…

Lexo më Shumë

Plani operativ për punësim për vitin 2025 është me vlerë 40 milionë euro dhe përfshin mbi 16 mijë persona të papunë, nga këto persona pritet 65 për qind të jenë të rinj deri 29 vjeç, informoi kryeministri Hristijan Mickoski në konferencën e sotme për shtyp. Mickoski theksoi se plani operativ për punësim, masa dhe programe që do të ofrojnë vende pune dhe mbështetje në tregun e punës, është hartuar në seancën e fundit të Qeverisë. “Një nga prioritetet kryesore të kësaj Qeverie është rritja e mirëqenies së qytetarëve, ulja e papunësisë dhe krijimi i masave që synojnë një treg pune…

Lexo më Shumë

Jeton dhe Nexhat Vllasaliu janë dënuar sot me burgim të përjetshëm për vrasjen e biznesmenit Bedri Rexhepi. Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, njoftoi se ata janë dënuar për veprën penale Vrasje e rëndë dhe Dëmtimi i varreve apo kufomave. Ky rast ka shkaktuar një tronditje të thellë në opinionin publik dhe ka nxjerrë në pah sfida të mëdha në sistemin e drejtësisë. Në njoftimin e gjykatës, të akuzuarit J.V. dhe N.V. janë shpallur fajtorë dhe janë dënuar me dënim të përjetshëm për secilin, për shkak të veprës penale të rënda. Detajet e këtij krimi tregojnë se…

Lexo më Shumë