Author: almakos

Ish-presidenti, njëkohësisht kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar sot nga qelia e burgut nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, në lidhje me seancën paraprake në GJKKO për dosjen CEZ-DIA. Ai shpjegon se seanca nuk u shty, por u mbajt dhe startoi procesi, edhe pse mungonte një nga avokatët. Me postimin e gjatë në Facebook, ish-kreu i shtetit, i arrestuar që prej 21 tetorit 2024, thotë se më në fund Prokuroria kuptoi dallimin mes METE-s dhe Metës, ku e para është ish-Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, në lidhje me akuzat në dosje. Gjithashtu shpjegoi se ai nuk…

Lexo më Shumë

Kryeshefi i Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral-majori Sashko Lafçiski dje dhe sot merr pjesë në takimin e rregullt të Komitetit Uhstarakt  të NATO-s në formatin e kryeshefave të shtatmadhorive nga vendet anëtare të NATO-s dhe partnerëve. Në takimin, me të cilin kryeson kryetari i Komitetit ushtarak të NATO-s, admirali Xhuzepe Kavo Dragone, gjatë ditës së djeshme fjalim pati sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute, i cili në fillim dërgoi falënderim te pjesëmarrësit e takimit për mbështetjen e vazhdueshme dhe lidershipin e plotë në forcimin e parandalimit dhe mbrojtjes së aleatëve. Me këtë rast, Rute theksoi progresin e bërë që nga…

Lexo më Shumë

Gjykata Kushtetuese përfundoi të enjten shqyrtimin e çështjes për ligjshmërinë e pezullimit nga detyra e zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur nga Prokuroria e Posaçme, SPAK, për veprën penale të “shkeljes së barazisë në tendera” në disa procedura tenderimi me vlerë qindra-milionë euro. Gjykata u vu në lëvizje nga një kërkesë e kryeministrit Edi Rama, i cili pretendoi se Gjykata e Posaçme, GJKKO, kishte ndërhyrë në kompetencat e tij kushtetuese me pezullimin nga funksionet ekzekutive të bashkëpunëtores së tij dhe se masa binte ndesh me imunitetin që Kushtetuta u jep deputetëve…

Lexo më Shumë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) bëri të ditur sot se ka urdhëruar tërheqjen nga tregu të produktit “NAN 1 OPTIPRO”, qumësht formulë për foshnjat, për shkak të pranisë së bakterit cereulide. Sipas AKU-së, pas kryerjes së kontrolleve dhe procedurave të gjurmueshmërisë, është bllokuar e gjithë sasia e produktit që ndodhej në gjendje, si edhe ajo e kthyer nga tregu. Produkti do të asgjësohet ose do të rikthehet në vendin e origjinës. Po ashtu, autoriteti bën me dije se nga verifikimet në terren është konstatuar se supermarketet ku është tregtuar ky produkt kanë afishuar njoftimet për informimin e konsumatorëve, në përputhje…

Lexo më Shumë

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, ka reaguar ndaj Ministrit të Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, duke e akuzuar për moszbatim të Ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe në kuadër të projektit “Safe City”, si dhe për një qasje që, sipas tij, po e shndërron sigurinë rrugore në barrë financiare për qytetarët. Snopçe thekson se ministri ende nuk ka dhënë përgjigje pse SMS-porositë që lidhen me projektin “Safe City” u janë dërguar qytetarëve shqiptarë vetëm në gjuhën maqedonase, në kundërshtim të drejtpërdrejtë me Ligjin për Gjuhët. Vetëm ditën e parë, rreth 40.000 qytetarë shqiptarë kanë pranuar njoftime ekskluzivisht në…

Lexo më Shumë

Është themeluar të enjten në Davos të Zvicrës Bordi i Paqes i formuar nga presidenti amerikan, Donald Trump. Bordi është nënshkruar nga dhjetëra shtete, përfshirë edhe Kosovën, teksa kanë munguar aleatët kryesorë perëndimor të SHBA-së. Trumpi ka thënë pas nënshkrimit se dëshiron që “Bordi i Paqes” i tij të punojë në bashkëpunim me Kombet e Bashkuara, edhe pse kritikoi OKB-në për dështimin në përmbushjen e potencialit të saj. DONALD TRUMP, PRESIDENT I SHBA-SË “Sapo ky bord të formohet plotësisht, ne mund të bëjmë pothuajse çfarë të duam, dhe do ta bëjmë në bashkëpunim me Kombet e Bashkuara. Gjithmonë kam thënë…

Lexo më Shumë

Pavarësisht paralajmërimeve për protesta dhe bllokada të institucionale nga ana e sindikalistëve të cilët kërkojnë pagë minimale prej 600 eurosh, Qeveria vazhdon të insistojë se për të njëjtën duhet të merren vesh punëtorët dhe punëdhënësit. I pyetur nga TV Shenja Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, nuk komentoi paralajmërimet për bllokadë instituconale, por përsëriti qëndrimin e Qeverisë duke thënë se ata do të mbështesin çdo marrëveshje mes palëve dhe nuk ofrojnë zgjidhje të pavaforshme për asnjërën palë të përfshirë në bisedime. STEFAN ANDONOVSKI, MINISTËR I TRANSFORMIMIT DIGJITAL “Mbështesim atë që e kemi thënë, që punëdhënësit dhe punëtorët të arrijnë marrëveshje…

Lexo më Shumë

Gazetarja Klodiana Lala foli mbi seancën e sotme në Gjykatën Kushtetuese mbi pezullimin e zv.kryeministres Belinda Balluku, masë e vendosur nga SPAK, por ende e pazbatuar. Lala u shpreh se në seancë prokurori Dritan Prençi zbuloi se ka të dhëna se Balluku ka tentuar të prishë provat. Më tej gazetarja mendon se një anëtar kabineti mund të pezullohet nga detyra, pasi nuk është i zgjedhur nga populli dhe pezullimi nuk i heq mundësinë Ballukut të ushtrojë detyrën si deputete e Fierit. Ndërkaq, shton se GJK mund të nxjerrë një vendim për një çështje kaq të ndjeshme brenda 10 ditësh. Lala: Për…

Lexo më Shumë

Përdorimi i orëve inteligjente që kombinojnë matjen e pulsit (PPG) dhe elektrokardiogramin (ECG) po ndryshon mënyrën si monitorojmë shëndetin tonë kardiovaskular, duke rritur ndjeshëm zbulimin e aritmive të zemrës. Një studim i fundit nga Qendrat Mjekësore Universitare të Amsterdamit (Amsterdam UMC) tregon se këto pajisje mund të jenë jetike për pacientët me rrezik të lartë. Studimi, i publikuar në Journal of the American College of Cardiology, zbuloi se pacientët që përdorin Apple Watch për monitorimin e zemrës zbulojnë aritmitë katër herë më shpesh se ata që ndjekin kujdesin standard mjekësor. Kjo është një zbulim i rëndësishëm, veçanërisht për ata mbi…

Lexo më Shumë

Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi rezulton i dënuar me 7 vite e 6 muaj burgim për prostitucion. Rezart Hyskollari u kap nga policia në zonën e Liqenit të Thatë. Në vitin 2019, Gjykata e Durrësit e ka dënuar këtë shtetas me 7 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”. Nga dënimi, 38-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur 5 vjet burgim. Noftimi i policisë:  I dënuar me 7 vjet e gjysmë burgim, për shfrytëzim të prostitucionit, kapet në zonën e Liqenit të Thatë, dhe vihet në pranga 38-vjeçari. Shërbimet e Forcës së…

Lexo më Shumë

Prokurorja e SPAK, Dorina Bejko theksoi se seancën publike që po mbahet në Gjykatën Kushtetuese, theksoi se qëndrimi i Belinda Ballukut në detyrën e zëvendës kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës së Energjisë përbën rrezik potencial. “Hetimi është dinamik. Në këtë seancë nuk mund të bëjmë të ditur nëse nga ana e të hetuarës, fakti që ka vazhduar ta ushtrojë këtë veprimtari në një sektor të fuqishëm si infrastruktura dhe energjitika nuk mund ta bëjmë të ditur por patjetër që po. Në vlerësimin makro të rreziqeve ka krijuar se ka vazhduar të ushtrojë detyrën e ministres dhe zv kryeministres. Vetë përfaqësuesi…

Lexo më Shumë