Author: almakos

Edhe pse në Kuvend kanë mbetur peng ligji për kodin zgjedhor dhe ligji i Inspektoratit të Përdorimit të Gjuhëve, për të cilat nevojitet shumicë Bandeteri, të cilën momentalisht nuk e ka shumica parlamentare, kryeministri Hristijan Mickoski, tha se ligjet për reforma nuk varen nga Badenteri. HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR “Nuk varen ligjet reformuese nga Badenteri. Jo, nuk varen nga Badenteri, mund që disa të jenë me 80 deputetë me shumicë prej 2/3. Kodi Zgjedhor ka nevojë për konsensus politik, sepse mund ndonjë prej partive politike sërish të aplikojë filibustering, dhe të mos miratohet Kodi Zgjedhor, por kjo nuk do të thotë…

Lexo më Shumë

Një sherr fizik është regjistruar pasditen e së enjtes në qytetin e Beratit, ku një punonjës i Policisë Bashkiake dhe një qytetar janë përfshirë në një konflikt që ka agravuar në dhunë. Ngjarja ka ndodhur pranë ish-pallatit të Kulturës, ku situata ka agravuar deri në përdorimin e dhunës. Në një video të publikuar nga portali JOQ, shihen dy persona duke u përleshur fizikisht, ndërsa një tjetër i ri përpiqet të ndërhyjë për t’i ndarë. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, konflikti ka nisur nga qytetari i ri, ndërsa punonjësi i Policisë Bashkiake mësohet të mos ketë qenë shkaktar i incidentit. Deri më…

Lexo më Shumë

Kemi ftuar ekspertë mjekësorë nga Izraeli për të lënduarit në tragjedinë e Koçanit, por nuk ka fluturime nga atje për shkak të situatës së re atje, kështu që kjo do të shtyhet për një kohë të pacaktuar, ka deklaruar drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor Sasho Klekovski.  Ai tha se do të vijnë ekspertë nga Sllovenia për të të shqyrtuar mundësitë për trajtimin e të lënduarve. SASHO KLEKOVSKI, DREJTOR I FONDIT PËR SIGURIM SHËNDETËSOR “Nga trajtimi i djegieve deri te mushkëritë, kujdesi infermieror, kujdesi psikosocial të gjitha këto bien nën barrën e shtetit. Këto shërbime janë të disponueshme në spitalin…

Lexo më Shumë

Samsung ka konfirmuar se mbështetja për orët e saj inteligjente të bazuara në Tizen do të përfundojë zyrtarisht në shtator 2025, një vendim që ka shkaktuar shqetësim te përdoruesit e këtyre pajisjeve. Kjo ndërprerje shënon një fazë përfundimtare të një procesi që filloi që vitin e kaluar dhe që pasqyron strategjinë e re të Samsung, e cila po kalon drejt përdorimit të Wear OS për pajisjet e saj. Është e qartë se ky hap është i domosdoshëm për të mbajtur konkurrencën në tregun e smartwatches, ku teknologjia avancon me shpejtësi të madhe. Historikisht, Samsung ka qenë një pionier në zhvillimin…

Lexo më Shumë

Ado Xhika, Maksim Koçi dhe Ervis Daka janë tre shtetasit shqiptarë që pritet të ekstradohen sot nga Dubai drejt Shqipërisë, si pjesë e një operacioni të përbashkët të autoriteteve shqiptare me ato ndërkombëtare. Të tre këta persona cilësohen si bashkëpunëtorë të ngushtë të të shumëkërkuarit Talo Çela dhe janë të akuzuar për përfshirje në ngjarje të rënda kriminale, përfshirë vrasje dhe strehim të një personi në kërkim ndërkombëtar. Sipas dosjes së Prokurorisë së Posaçme: Ervis Daka akuzohet se ka informuar autorët që kanë tentuar të vrasin shtetasin K. P., duke u treguar lëvizjet e tij. Ai gjithashtu ka siguruar kushtet…

Lexo më Shumë

Tre shtetas shqiptarë të shumëkërkuar nga drejtësia do të ekstradohen sot nga Dubai drejt Shqipërisë, si pjesë e bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër krimit të organizuar. Të ekstraduarit janë: Ado Xhika, i njohur edhe me emrat Ado Cërriku dhe Elkier Cërriku, i akuzuar nga Gjykata e Posaçme (GJKKO) për përkrahje të shtetasit në kërkim Talo Çela, në kuadër të një organizate kriminale. Ervis Daka, i cili përballet me akuza si pjesëtar i një organizate kriminale që ka planifikuar vrasje dhe ka ndihmuar një shtetas të shpallur në kërkim. Maksim Koçi, i akuzuar për përfshirje në vrasje, sigurimin e mjeteve për…

Lexo më Shumë

GJKKO ka shpallur fajtor deputetin e Partisë Demokratike, Qani Xhafa, për veprën penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Në përfundim të procesit gjyqësor, GJKKO pranoi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për dënimin e tij me 9 muaj burg, por si përfitues i gjykimit të shkurtuar, dënimi iu ul në 6 muaj. Më pas, ky dënim u konvertua përfundimisht në një gjobë prej 900 mijë lekësh, të cilën deputeti duhet ta paguajë brenda 10 ditëve nga hyrja në fuqi e vendimit. Ngjarja për të cilën u dënua Xhafa ka ndodhur më 11 mars 2023, në Bulevardin “Qemal Stafa” në…

Lexo më Shumë

Për 2.5 denarë do të rritet çmimi i naftës pas mesnate, ka njoftuar Komisioni Rregullator për Energjetik.Çmimet e benzinave mbetet të njëjta.Çmimet sipas vendimit të fundit të KRRE-së:Nafta – 70,0 den/lVaji ekstra i lehtë – 70,0 den/lBenzina BS-95 – 76,0 den/lBenzina BS-98 – 78,0 den/l MARKETING

Lexo më Shumë

SPAK ka kërkuar dënimin me një vit burg për Dritan Lleshin, i njohur edhe si Dritan Ndreca, i akuzuar për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Prokuroria e Posaçme ka propozuar që dënimi të ulet me 1/3 për shkak të gjykimit të shkurtuar, duke përfunduar në 8 muaj burg. Sipas SPAK, në vitin 2019, i pandehuri i ka premtuar një gruaje punësimin e djalit të saj si inspektor mjedisi në Fier, kundrejt një shume prej 400 mijë lekësh. Gjatë bisedës, ai i ka thënë se “kam vëllain në Ministrinë e Brendshme”, duke lënë…

Lexo më Shumë

Një 25-vjeçar nga Kosova ka rënë në prangat e Policisë Kufitare në Portin e Durrësit, pasi tentoi të hynte në Shqipëri me dokumente të falsifikuara, ndërsa rezultonte i shpallur në kërkim nga autoritetet kosovare për dy vepra penale. Shtetasi Sh. M., 25 vjeç, u ndalua në hyrje të territorit shqiptar, pasi gjatë kontrollit në sportel, paraqiti një pasaportë dhe një kartë identiteti të dyshuara si false, me të dhëna të ndryshuara. Nga verifikimet e mëtejshme dhe bashkëpunimi me autoritetet në Kosovë, u konstatua se i riu ishte në kërkim nga Gjykata e Mitrovicës për përfshirje në veprimtari kriminale në fushën…

Lexo më Shumë

Meta më në fund ka marrë një hap të rëndësishëm për të adresuar shqetësimet lidhur me ndarjen e informacionit personal në aplikacionin e saj të inteligjencës artificiale. Pas kritika shqetësuese nga ekspertët e privatësisë dhe vëzhguesit, kompanisë i është bërë e qartë se përdoruesit e saj janë të pavetëdijshëm për natyrën publike të informacionit që ndajnë. Tani, me qëllim të të garantuarit të sigurisë dhe privatësisë së përdoruesve, Meta ka vendosur një paralajmërim të ri pranë butonit “post to feed” në aplikacionin Meta AI, duke i këshilluar ata të shmangin ndarjen e informacionit personal ose të ndjeshëm. Ky zhvillim u…

Lexo më Shumë

Ka ndërruar jetë në spitalin e Milanos punëtori shqiptar, Betim Bilangu, 50 vjeç, pas një aksidenti të rëndë rrugor të ndodhur të martën në autostradën Brebemi, në zonën mes Trecella dhe Albignano. Bilangu po drejtonte një furgon të tonazhit të rëndë, i cili u përplas me një kamion që po dilte nga një vendparkim. Përplasja ishte e fortë dhe gjendja e tij u vlerësua kritike që në vendngjarje. Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të emergjencës dhe transportimit me helikopter në spitalin Niguarda, ai ndërroi jetë pak pas mbërritjes. Viktima ishte babai i tre fëmijëve.

Lexo më Shumë