Seanca për presidentin e Partisë Liberale, Ilir Meta, është shtyrë pasi prokuroria ka tërhequr një nga pikat kyçe të akuzës, atë për lobim të paligjshëm në Shtetet e Bashkuara. Avokati i Metës, Kujtim Cakrani, deklaroi se nga dokumentacioni i marrë nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë është konfirmuar se nuk ka pasur pagesë prej 100 mijë eurosh, siç ishte pretenduar më parë, por vetëm 15 mijë euro, e cila është ndërprerë më pas. Kjo e ka bërë të pavlefshme akuzën për lobim si vepër penale. [embedded content] Kujtim Cakrani, avokati i Ilir Metës: U paraqitën 5 fashikuj, tre prej tyre ishin përkthime…
Author: almakos
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) shtyu seancen e Ilir Metës per ne 26 qershor. Presidenti i PL-se kërkon ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest në burg” në një masë më të butë. Avokati i tij, Kujtim Cakrani tha se seanca u shty pasi ai kerkoi kohe per tu njohur me disa akte qe ka sjelle prokurori. “U shty sepse unë kërkova të njihem me aktet që ka sjellë prokurori, me disa dëshmi. Prokurori ka kërkuar që ne po bëjmë verifikime sepse po verifikojmë pasurinë e ish vjehrrës apo ish bashkëshortes së Metës. Prokurori foli për të gjithë…
Pas mesnate do të ketë sërish shtrenjtim të derivateve të naftës, kanë njoftuar nga Komisioni Rregullator për Energjetikë.Dje, nafta u shtrenjtuar për 2.5 denarë, ndërsa sot është vendosur që të shtrenjtohet edhe për dy denarë shtesë.Sipas vendimit të KRRE-së, një litër naftë pas mesnate do të kushtojë 72 denarë.Çmimet e derivateve pas mesnate:Nafta – 72,0 den/lVaji ekstra i lehtë – 70,0 den/lBenzina BS-95 – 76,0 den/lBenzina BS-98 – 78,0 den/lGazi 42,0 den/lMetani 61,0 den/l MARKETING
Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 42-vjeçar me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dyshuar si autor i një grabitjeje të ndodhur dy vite më parë, në një studio ligjore në bulevardin “Gjergj Fishta”. I arrestuari është shtetasi E. (F.) L., 42 vjeç, ndaj të cilit Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja, me pasoja të rënda, e kryer në bashkëpunim”. Sipas njoftimit zyrtar, në vitin 2023, 42-vjeçari në bashkëpunim me një çift bashkëshortësh, të identifikuar me inicialet A. Rr. dhe E. Rr., ka grabitur rreth 10 mijë euro në ambientet…
Tragjedi në Peqin: 84-vjeçari që vuante nga skleroza gjendet i mbytur në një kanal, djali kishte denoncuar zhdukjen Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Fatishe të Peqinit, ku një i moshuar 84-vjeç është gjetur pa jetë në një kanal vaditës pranë banesës së tij. Sipas informacioneve zyrtare, i biri i viktimës, një 38-vjeçar me inicialet I. D., kishte denoncuar mëngjesin e djeshëm në polici zhdukjen e të atit, i cili vuante nga skleroza dhe ishte larguar nga shtëpia pa u kthyer më. Pas denoncimit, shërbimet e Policisë nisën menjëherë kërkimet, ndërsa trupi i pajetë i të moshuarit u…
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka kthyer një përgjigje zyrtare për Partinë Demokratike, në lidhje me kallëzimin penal të bërë nga deputetja Albana Vokshi ndaj biznesmenes Vilma Nushi. Në shkresën firmosur nga kryeprokurori Altin Dumani, konfirmohet se procedimi penal për këtë çështje është regjistruar që në vitin 2020 dhe se aktualisht ndodhet ende në fazën e hetimeve. Shkresa: Lënda: Kthim përgjigje. Drejtuar: Prokurorit Elvin Gokaj Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar TIRANË Në përgjigje të kërkesës suaj, datë 12.05.2025, në lidhje me informacionin nëse ka kallëzime të depozituara nga shtetasja Albana Vokshi…
Naim Murseli, i akuzuar për vrasjen e gruas së tij, Liridona Ademaj, është dërguar sot në Klinikën e Neurologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Telegrafi merr vesh se Murselit pritet t’i bëhet ekzaminimi psikiatrik në Institutin e Psikiatrisë Forenzike të Kosovës. Kërkesa për këtë ekzaminim është bërë disa ditë më parë nga mbrojtja e tij, e cila i është drejtuar gjykatës me qëllim që të përcaktohet gjendja mendore e të akuzuarit. Liridona Ademaj u vra mbrëmjen e 29 nëntorit 2023, në hyrje të fshatit Bërnicë të Prishtinës, teksa po kthehej në shtëpi së bashku me bashkëshortin dhe dy…
Panorama.al ka siguruar pamjet nga lokali në pronësi të Mondi Vogës, ish-shoferit të Arjan Ndojit, drejt së cilit u qëllua me breshëri plumbash në orët e para të mëngjesit. Siç shihet në video fasada e biznesit, i cili shërben edhe si hotel, është bërë copash, ndërsa shenjat e plumba janë të dukshme edhe në mure. Gjithashtu raportohet se plumbat kanë depërtuar deri në banakun e lokalit, ndërsa dyshohet se autorët kanë qëlluar nga ana tjetër e rrugës, përballë hotelit të Mondi Vogës. [embedded content]
Dje është nënshkruar memorandumi për ndërtimin e linjës interkonektive 400 kV Tetovë–Prizren mes MEPSO-s dhe KOSTT-it. Projekti synon përmirësimin e infrastrukturës energjetike mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, duke rritur kapacitetin ndërkufitar të shkëmbimit të energjisë dhe sigurinë energjetike. Iniciativa është pjesë e bashkëpunimit rajonal në fushën e energjisë dhe e tranzicionit të gjelbër. VLEN në një kumtesë për media thotë se nën udhëheqjen e tyre për herë të parë, ndërtohet interkoneksioni energjetik Tetovë–Prizren, projekt strategjik që sipas tyre, jo vetëm që lidh dy qytete shqiptare, por forcon identitetin energjetik, ekonomik dhe politik në rajon. “Nënshkrimi i memorandumit të bashkëpunimit…
Një lokal në fshatin Krastë të Fushë-Krujës është qëlluar me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 01:10. Sipas njoftimit të policisë, ka qenë pronari i lokalit, shtetasi me iniciale M. V., ai që ka sinjalizuar ngjarjen, duke raportuar për të shtëna armësh në drejtim të ambientit të tij. Fatmirësisht, nga të shtënat nuk ka të lënduar, por janë shkaktuar dëme materiale në lokal. Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve, si dhe sqarimin e rrethanave të plotë të sulmit me armë. Deri më tani, motivet mbeten…
Një numër prej 16 miliardë fjalëkalimesh për Apple, Facebook, Google dhe shërbime të ndryshme qeveritare amerikane janë publikuar në internet, duke shkaktuar alarme globale sigurie në atë që ekspertët e quajnë shkeljen më të rëndësishme të të dhënave në histori. Dhe shkelja masive e sigurisë e ka detyruar Google të nxisë miliarda përdorues të ndryshojnë menjëherë fjalëkalimet e tyre. Kjo ka ngritur një shqetësim të madh mbi sigurinë e informacionit personal dhe mbrojtjen e të dhënave në epokën digjitale. Ndërsa njerëzit besojnë se informatat e tyre janë të mbrojtura, ky incident ka treguar se sa lehtë mund të cenohen ato.…
Gjatë ditës do të jetë me diell dhe ngrohtë me vranësira të lehta, ndërsa pasdite do të ketë kushte për shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erëra të forta, lokalisht në formën e stuhive me kushte për breshër, njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM). Temperatura minimale do të lëvizë nga 13 deri në 21 gradë, ndërsa maksimale nga 22 deri në 35 gradë. Në Shkup, moti gjithashtu do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të lehta. Pasdite do të ketë vranësira të paqëndrueshme me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erëra të forta. Gjatë ditëve të fundjavës, siç informon…

