Author: almakos

Nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut thonë se po vazhdojnë përkushtimin për rritjen e efiçiencës energjetike dhe shfrytëzimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë. Si pjesë e kësaj strategjie, gjatë periudhës verore do të instalohen sisteme fotovoltaike në rreth 50 shkolla në të gjithë vendin. Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka nënshkruar një marrëveshje për një grant të pakthyeshëm në vlerë prej 1.1 milion euro me Bankën për Zhvillim pranë Këshillit të Evropës, për investime në burime të ripërtëritshme të energjisë. Sipas Qeverisë, ky investim pritet të sjellë kursime të konsiderueshme për buxhetin e shtetit. Mjetet e kursyera do të…

Lexo më Shumë

SPAK ka përfunduar hetimet për të shumëkërkuarin e drejtësisë Talo Çela dhe Festim Qolin. Prokurorët e Posaçëm kanë ngritur akuzë të re për Festim Qolin për vrasjen e Elvis Dedajt dhe nënës së tij, Fatmira Dedaj. Gjithashtu është ngritur akuzë e re për Talo Çelën. Personazhi i njohur i krimit dyshohet për vrasjen e Fatmira Dedajt. Vrasja e Elvis Dedajt dhe nënës së tij I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani ka rrëfyer se kush qëndron pas vrasjes së Elvis Dedajt dhe nënës së tij, Fatmira Dedaj, e cila u dhunua dhe u godit me thikë për shkak se iu vendos pas ekzekutorëve të të birit.…

Lexo më Shumë

VLEN në një kumtesë për media thotë se brenda një kohe shumë të shkurtër, janë ndërmarrë hapa të fuqishëm dhe të guximshëm për avancimin dhe përfaqësimin real të kuadrove shqiptare në institucionet shtetërore, aty ku për dekada ka munguar barazia, profesionalizmi dhe meritokracia. Nga VLEN thonë se në Qendrën për Menaxhim me Kriza (QMK), vetëm tre javë pas emërimit të Muhamed Aliut si drejtor, janë avancuar katër shqiptarë me mbi 20 vite përvojë, ndërkohë që janë në proces edhe dhjetëra punësime e avancime të tjera. Procesi po ecën me intensitet dhe transparencë të paparë më parë. “Në EMV–Furnizim me Ngrohje,…

Lexo më Shumë

Për të 34-ën herë me radhë, Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të konstituohet, duke thelluar edhe më tej krizën institucionale që ka mbërthyer vendin që nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Edhe sot sikurse në tentimet e mëparshme nuk pati konsensus ndërmjet partive politike për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit dhe për të vazhduar me formimin e institucioneve të reja. Lëvizja Vetëvendosje, po insiston në propozimin e saj për këtë pozitë Albulena Haxhiun, anipse nga ish-opozita po konsiderohet figurë përçarëse. Të pranishëm në sallë ishin 102 deputetë, dhe subjektet politike PDK, LDK, AAK e Nisma dhe Lista Serbe sërish nuk…

Lexo më Shumë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka vazhduar me kritika të ashpra ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti, duke e quajtur këtë të fundit mashtrues. Haradinaj ka theksuar se situata e tanishme politike në Kosovë është një pasqyrë e qartë e mungesës së liderit të besueshëm. Ai ka ngritur zërat mbi pasojat e besimit që qytetarët i kanë dhënë Kurtit, duke thënë se po paguajnë një çmim të lartë për këtë besim të verbër. “Kjo pyetje duhet ti bëhet mashtruesit, Albin Kurtit. Jemi tu e pagu çmimin që i kemi besu një mashtruesi,” ka thënë Haradinaj, duke shtuar se ai vetë…

Lexo më Shumë

Policia ka zbuluar një rast të kultivimit të kanabisit në fshatin Zgërdhesh, ku u gjetën dhe u asgjësuan 591 bimë narkotike të dyshuara cannabis sativa. Gjatë kontrolleve të zhvilluara në terren, Policia e Krujës konstatoi 11 parcela të mbjella me bimë narkotike, të cilat u shkatërruan me anë të djegies. Si rezultat i hetimeve të mëtejshme, u arrestuan tre persona të dyshuar si autorë të kultivimit: 51-vjeçarin Kastriot Bazja, Murat Seferi, 23-vjeç dhe Emiljano Seferi, 32-vjeç (vëllëzër). Të tre janë banues në fshatin Halil, Fushë-Krujë. Policia vijon punën për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për identifikimin e…

Lexo më Shumë

Një 32-vjeçar me precedentë penalë të mëparshëm është vënë në pranga nga Policia e Fierit, pasi ishte shpallur në kërkim për goditje për shkak të detyrës. I ndaluari është shtetasi Marteos Pasho banues në Patos, i cili rezulton i dënuar më parë për vrasje dhe armëmbajtje pa leje. Ai akuzohet se më 11 mars 2025, në bashkëpunim me tre persona të tjerë, ka goditur me grushte një punonjës të IEVP Fier, për shkak të detyrës. Gjykata e Fierit kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”, kryer në bashkëpunim. Policia…

Lexo më Shumë

Që pas viteve të pandemisë, Shqipëria ka përjetuar një rritje të ndjeshme të numrit të fluturimeve komerciale, e ndikuar nga faktorë të ndryshëm, përfshirë rritjen e interesit turistik dhe hyrjen e linjave të reja ajrore që operojnë në nivel europian. Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat, numri i fluturimeve komerciale që nga e njëjta periudhë para pandemisë e deri në maj të këtij viti është rritur me rreth 160%. Në nivel rajonal, Shqipëria renditet e para për nga rritja e fluturimeve komerciale. Bosnje dhe Hercegovina mban vendin e dytë me një rritje prej 66.1%, duke u paraqitur gjithashtu me…

Lexo më Shumë

Kuvendi i Kosovës mblidhet sot për të 34-nën herë, ndërsa nuk pritet të ketë as sot ndonjë lëvizje pozitive për konstituimin e legjislativit. Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të mos heq dorë nga kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, ndërkaq partitë tjera, PDK, LDK dhe AAK kanë deklaruar se nuk do ta votojnë Haxhiun për kryeparlamentare. Kjo situatë tregon se ekziston një ndarje e thellë politike në vend, ku palët e ndryshme refuzojnë të arrijnë një marrëveshje për të avancuar procesin e konstituimit të Kuvendit. Në mungesë të kuorumit, seancat po vazhdojnë të mbahen çdo 48 orë, por pa asnjë…

Lexo më Shumë

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 84.8 lekë dhe do shitet me 86.1 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 97.5 lekë dhe do shitet me 98.3 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103.2 lekë dhe do shitet me 104.5 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 113.8 lekë dhe do shitet me 115 lekë.

Lexo më Shumë

Ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme, duke sjellë një kombinim të kthjellimeve dhe vranësirave të pakta deri mesatare. Sipas parashikimeve meteorologjike, vranësirat do të jenë më të theksuara në zonat malore në veri dhe lindje të vendit, ku priten reshje të dobëta shiu gjatë pasdites. Pjesa tjetër e territorit do të gëzojë mot të kthjellët dhe me temperatura të qëndrueshme. Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i perëndimit me një shpejtësi mesatare prej 6 m/s, ndërsa në lugina dhe përgjatë bregdetit herë pas here do të arrijë deri në 10 m/s.…

Lexo më Shumë

Kompania amerikane Anduril Industries dhe prodhuesi më i madh i armëve në Gjermani, Rheinmetall, kanë njoftuar një partneritet strategjik që premton të revolucionarizojë fushën e teknologjisë së mbrojtjes në Evropë, duke u fokusuar në zhvillimin e dronëve dhe motorëve raketorë. Qëllimi i këtij bashkëpunimi është zgjerimi i gamës së sistemeve autonome të misionit, të cilat janë gjithnjë e më të rëndësishme në operacionet ushtarake moderne. Me rritjen e kërkesave për teknologji të avancuar, Anduril dhe Rheinmetall kanë vendosur të bashkojnë forcat për të përmbushur nevojat e klienteve evropianë dhe për të ofruar zgjidhje inovative. Dronët autonomë të Anduril, të njohur…

Lexo më Shumë